Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA me 1100 shënjestra në Luftën e Ftohtë, 2 në Shqipëri

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
SHBA me 1100 shënjestra në Luftën e Ftohtë, 2 në Shqipëri

Arkivat e NSA-së amerikane, publikuan pak kohë më parë një listë të deklasifikuar të objektivave bërthamorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1956, dhe që përfshinte mbi 1100 vende në Evropën Lindore, Rusi, Kinë dhe Korenë e Veriut.

Harta e publikur më poshtë, tregon të 1100 objektivat bërthamore nga ajo listë, dhe tregon se sa katastrofike mund të kishte qenë një luftë bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Edhe pse lista e shënjestrave bërthamore është klasifikuar, ajo nuk ka pse të duket edhe aq dramatike.

Shtetet e Bashkuara kanë ende rreth 1.900 raketa bërthamore të vendosura në raketa (dhe me mijëra të tjerë në rezervë), të gatshme për t’u lëshuar në çdo moment, dhe të afta për të goditur objektivat e tyre brenda 30 minutave.

Ngaa 1100 raketat, 2 prej tyre ishin drejtuar kundër Shqipërisë komuniste, e cila deri në vitin 1968, kur u largua zyrtarisht nga Traktati i Varshavës, ishte zyrtarisht pjesë e bllokut lindor të udhëhequr nga Moska. Konkretisht, njëra prej raketave bërthamore amerikane ishte parashikuar të godiste Tiranën, dhe tjetra Kuçovën ose Qytetin Stalin siç njihej deri në vitin 1991, për shkak se aty gjendej baza e madhe e avionëve luftarakë.

Kjo situatë e paqëndrueshme, është jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe ka rezikuar në mënyrë të përsëritur të shkaktojë në mënyrë rastësore një luftë bërthamore. Për më tepër, shumë nga bombat e sotme me hidrogjen, janë qindra herë më të fuqishme, se sa dy bombat atomike të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki.

Nëse do të dilte shpërthente sot një luftë bërthamore, dimri bërthamor mund të vriste shumicën e njerëzve në Tokë. Kjo çon në një pyetje të rëndësishme:Për sa armë bërthamore ka vërtetë nevojë një vend? Shtatë nga nëntë shtetet bërthamore, kanë përcaktuar se parandalimi kërkon më pak se 300 armë bërthamore, dhe asnjëri prej tyre nuk mund të sulmohet.

Megjithatë, jo vetëm që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë aktualisht secila nga afërsisht 7.000 mbushje bërthamore – që përbëjnë 90 për qind të arsenalit botëror – por që të dyja vendet janë duke e përshkallëzuar situatën, duke ndërmarrë së fundmi investime masive, për të rritur arsenalet e tyre me armë bërthamore, më të sakta dhe më vdekjeprurëse.

Shumë analistë ushtarakë, pajtohen se SHBA-ja dhe Rusia mund të përmbushin lehtësisht nevojat e tyre parandaluese, me shumë më pak armë bërthamore. Madje edhe Pentagoni ka deklaruar, se SHBA-ja nuk ka nevojë për më shumë se 1 mijë armë bërthamore, për të penguar një sulm bërthamor ndaj saj.

1100 objektiva bërthamore, reja radoaktive dhe moti
Ndërsa hartat e mësipërme tregojnë një rreze të përgjithshme të shkatërrimit bërthamor, modelet e motit do të luajnë një rol mbi atë sa njerëz do të preken nga pasojat bërthamore. Duke pasur parasysh se moti mund të ndryshojë nga dita në ditë, në qoftë se lëshohet një bombë bërthamore pranë kufirit të një vendi në ditën e gabuar, njerëzit e pafajshëm në vendin fqinj mund të vuajnë pasojat e reve radioaktive. Sesa larg dhe në cilin drejtim do të udhëtonin materialet radioaktive, kjo do të varej nga madhësia e bombës dhe moti lokal. Aleks Velershtajn, simulon 2 skenare të tmerrshëm:

Çfarë do të kishte ndodhur nëse të 1100 objektiva bërthamore, do të goditeshin nga një armë bërthamore me një madhësi të caktuar më 29 prill 2016?
Në stimulimin e Verelshtajnit, bomba bëhet më e madhe dhe reja bërthamore përhapet më larg objektivit, në një drejtim që diktohet nga modelet e motit lokal. Vini re se kjo shfaqje nuk ka treguar ende efektin e dimrit bërthamor:nëse ngrihet mjaftueshëm tymi nga shpërthimet bërthamore lart në stratosferë, ai mund të përhapet në të gjithë planetin tone, dhe të shkaktojë një epokë mini-akullnajore dhjetëvjeçare, një kolaps të bujqësisë, dhe potencialisht vrasjen e shumicës së 7.6 miliardë njerëzve në Tokë.

Si do të ndryshonte drejtimi i resë radioaktive, nëse bombat do të hidheshin në 3 ditë të ndryshme?
Në këtë rast, ne përdorim të dhënat e motit nga 29 prill, 30 prill dhe 1 maj 2016 për të parë se si ndryshon drejtimi i pasojave bërthamore nëse bombat 100 kilotonë secila, do të hidheshin mbi 1.100 objektiva bërthamore (bomba e sotme, janë shumë herë më të fuqishme).

Modele të ndryshme të motit, do ta dërgonin renë bërthamore në drejtime të ndryshme çdo ditë. Kushtojini vëmendje të madhe vendeve si Gjermania, Danimarka dhe Finlanda, të cilat mund të goditen me pasoja radioaktive, nëse objektivat bërthamorë do të goditeshin në ditën e gabuar./FutureofLife.org – Bota.al/

TË LIDHURA

Erdogan: Nuk do të lejojmë që “terroristët” ta copëtojnë Sirinë si në të kaluarën
Bota

Erdogan: Nuk do të lejojmë që “terroristët” ta copëtojnë Sirinë si në të kaluarën

16:20 | 01/10/2025
Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez
Bota

Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez

14:16 | 01/10/2025
Indonezi, më shumë se 9,000 raste të helmimit nga ushqimi tek fëmijët nga vaktet falas në shkolla
Bota

Indonezi, më shumë se 9,000 raste të helmimit nga ushqimi tek fëmijët nga vaktet falas në shkolla

14:15 | 01/10/2025
Next Post
FOTO/ Nuk do e njihni Sadnën, shikoni si është shpërfytyruar aktorja

FOTO/ Nuk do e njihni Sadnën, shikoni si është shpërfytyruar aktorja

Rikthehet bora, izolohen disa fshatra

Rikthehet bora, izolohen disa fshatra

Arben Malaj drejt krijimit të një partie?

Arben Malaj drejt krijimit të një partie?

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Erdogan: Nuk do të lejojmë që “terroristët” ta copëtojnë Sirinë si në të kaluarën
Bota

Erdogan: Nuk do të lejojmë që “terroristët” ta copëtojnë Sirinë si në të kaluarën

by mirseda
16:20 | 01/10/2025
0

Turqia nuk do të lejojë copëtimin e Sirisë apo shkeljen e integritetit të saj territorial, nëse dështojnë...

Presidenti Begaj dekreton datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

Presidenti Begaj dekreton datën 9 nëntor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Tiranë dhe 5 bashki të tjera

16:08 | 01/10/2025
Përfshihet nga flakët një autobus në Kukës, shkaktohen dëme materiale

Përfshihet nga flakët një autobus në Kukës, shkaktohen dëme materiale

15:08 | 01/10/2025
Rezultuan me pesticide të ndaluara, Kroacia bllokon një sasi të madhe specash djegës nga Shqipëria

Rezultuan me pesticide të ndaluara, Kroacia bllokon një sasi të madhe specash djegës nga Shqipëria

14:36 | 01/10/2025
Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez

Hamasi kërkon ndryshime në planin e Trump, ndasi brenda grupit palestinez

14:16 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com