Kryeqyteti i SHBA-së ka vuajtur për gati 18 muaj nën protokollin e rreptë të koronavirusit, por Kryebashkiaku i Uashington DC Muriel Bowser hapi qytetin fiks në kohë për paradën vjetore të ‘Krenarisë LGBT’.
“Muriel Bowser bëri vërejtje në tubim, duke dënuar legjislacionin e fundit në shtetet e tjera që kufizonin të drejtat e studentëve LGBTQ + dhe duke bërë thirrje që Uashingtoni të ishte një model i pranimit” raportoi DC-ist.
“Ne do të sigurohemi që Uashingtoni të jetë një lider në çështjet LGBTQ”, tha Bowser. “Unë kam pasur privilegjin të shkoj nëpër botë e t’u them njerëzve se ne jemi qyteti më homoseksual në Amerikë. Prandaj na takon të marrim pozicionin udhëheqës për t’u treguar qyteteve të tjera se çfarë duhet të bëjnë “.
‘Parada e Krenarisë’ së këtij viti ishte vetëm për automjete, por fotot që shoqëronin raportimin e DC-istit tregojnë turma të mëdha në, shumica pa maska./Tirana Today