Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA: Koha për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të hiqet tarifa 100%

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
SHBA: Koha për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të hiqet tarifa 100%

Këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare John Bolton tha se momenti është tani për Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje.

Zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente të martën përmes një postimi në Twitter pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Zoti Bolton tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë të dyja palët drejt arritjes së këtij synimi historik.

Presidenti i Kosovës ndodhet në Uashington në një vizitë zyrtare. Të hënën ai u takua me Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, zoti Pompeo përcolli të njejtin mesazh, duke u bërë thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja mënyrë për t’u hapur rrugën të dy vendeve për integrimin e ardhshëm në komunitetin e vendeve perëndimore. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë dhe të mbështesin palët për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, të zbatueshme dhe që të rrisë stabilitetin”, thuhet në deklaratën e zëdhënëses.

Shtetet e Bashkuara kanë theksuar gjatë muajve të fundit se janë të gatshme të shqyrtojnë çdo lloj marrëveshje për të cilën do të binin dakort të dyja palët dhe që do të ishte e zbatueshme.

Presidenti i Kosovës Thaçi ka hedhur idenë e “korrigjimit” të kufijve gjatë muajve të fundit, por pa a sqaruar asnjëhere saktë se çfarë nënkupton me të. Nuk dihet në se ekziston ndonjë projekt-dokument për këtë ide, që sipas zotit Thaçi është mënyra më e mirë për të kapërcyer përpjekjet disavjeçare për normalizimin e marrëdhënieve që nuk kanë sjellë ndonjë rezultat. Në Kosovë kjo ide është pritur me kritika të ashpra nga shumica e forcave politike. Përplasjet mes presidentit dhe kryeministrit janë bërë tashmë publike.

Gjatë vizitës në Uashington, në komentet pas takimeve me sekretarin Pompeo dhe zotin Bolton, presidenti Thaçi nuk e ka përmendur idenë e “korrigjimit” të kufirit, por ka falënderuar palën amerikane për gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Një krizë e re ka lindur ditët e fundit në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas tarifave prej 100% që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj importeve serbe, në shenjë hakmarrje ndaj politikës së vazhdueshme të Beogradit për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Sekretari i Shtetit Pompeo i bëri thirrje presidentit Thaçi që Kosova t’i heqë tarifat tregtare ndaj Serbisë/ VOA

TË LIDHURA

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

08:42 | 30/07/2025
Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë
Aktualitet

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?
Bota

Pse Britania po e njeh shtetin palestinez dhe cilat vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë?

22:38 | 29/07/2025
Next Post
Frikë nga “lufta e madhe”, Ukraina paralajmëron Putin. SHBA i vjen në ndihmë

Frikë nga “lufta e madhe”, Ukraina paralajmëron Putin. SHBA i vjen në ndihmë

“Nuk më pëlqen agresioni” Trump krah Ukrainës: Takimi me Putin …

"Nuk më pëlqen agresioni" Trump krah Ukrainës: Takimi me Putin ...

Policia jep detajet/Alban Hoxha ishte ‘tapë’, ja ku u arrestua

U la i lirë nga gjykata, Alban Hoxha rikthehet në fushë

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

by mirseda
08:42 | 30/07/2025
0

Dy turistë italianë që kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë në zonën malore pranë fshatit...

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

08:29 | 30/07/2025
Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

08:23 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com