Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Serbia duhet t’i ftojë shqiptarët e Luginës së Preshevës për bisedime në Bruksel e jo në Beograd!

9 vjet ago
in Të Gjitha
Serbia duhet t’i ftojë shqiptarët e Luginës së Preshevës për bisedime në Bruksel e jo në Beograd!

Nehat Hyseni 

Deklaratës denigruese, tendencioze e thellësisht antishqiptare të kryetarit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Serbisë, për Luginën e Preshevës, Dr. Zoran Stankoviç, se “bojkotin për mos pjesëmarrje në zgjedhje presidenciale, e ftuan ata liderë shqiptarë që marrin paga nga buxheti shtetëror”, disa media e portale shqiptare të Luginës së Preshevës i dhanë hapsirë dhe rëndësi të veçantë.

Kjo deklaratë tendencioze e nënçmuese e tij, kishte për qëllim përbuzjen dhe përqeshjen e jo vetëm të liderëve politikë, por dhe ndaj të gjithë shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe pretendon djallëzisht të dërgoj një mesazh cinik dhe përbuzës edhe tek opinioni publik se, kinse, “ja shqiptarët e Luginës hanë bukën e Serbisë dhe bojkotojnë zgjedhjet presidenciale të Serbisë”!

Karremin e këtillë të qëndrimit të tmerrshëm antishqiptar të këtij zotërie, i cili abuzoi me postin politik, të cilin mban “në emër të shqiptarve” nominalisht, kurse realisht pretendon t’i sundoj shqiptarët e Luginës “në emër të Serbisë” dhe paraqet anakronizëm afro-aziatik, karakteristik për sistemet koloniale të apartheidit, kur me njerëzit sundohej e manipulohej sipas tekave e prirjeve abuzive të zotërive e sunduesve despotik e të paskrupulltë, që janë të papranueshme për mjedisin tonë, si pjesë legjitime e Europës në shekullin XXI!

Praktikimi i qasjes euroatlantike i Republikës së Kosovës ndaj serbëve të Kosovës, duhet t’i shërbej z.Stankoviq dhe qeverisë së tij, si “leksion i demokracisë së mirëfilltë” se si duhet të sillet realisht një shtet modern ndaj minoriteteve në përgjithësi.  Veçanërisht z.Stankoviç dhe qeveria e tij duhet të mësojnë nga Republika e Kosovës qasjen moderne e demokratike dhe trajtimin e avancuar të saj, sipas standardeve më të larta euro-atlantike ndaj minoritetit minoritetit serb atje.

Pra, është i papranueshëm dhe i turpshëm trajtimi sipas standardeve të errëta e diskriminuese mesjetare të regjimit të Serbisë ndaj shqiptarve si minoritet në këtë shtet, që ka krijuar nga shqiptarët aktualisht komunitetin më të diskriminuar në rajon dhe në Europë. Andaj, zotërinjë të nderuar, duhet të mësoni leksionet e demokracisë euroatlantike nga ky shtet fqinj! Ftesa cinike e z. Stankoviç ndaj shqiptarve të Luginës “për bisedime në Beograd”, duhet zëvendësuar me modelin e Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë: “Ftesë shqiptarve të Luginës së Preshevës për bisedime në Bruksel”!

Vetëm atëherë, kur Serbia t’i thërrasë shqiptarët jo në Beograd, për të bërë hajgare dhe për t’i përbuzur e përqeshur ata, siç ka vepruar deri më tani, por kur t’i ftoj në Bruksel, për t’i trajtuar plotësisht të barabartë dhe sipas parimit të reciprocitetit me serbët e Kosovës. Vetëm atëherë do ta kuptojmë ftesën e z. Stankoviç dhe qeverisë së Serbisë si të sinqertë dhe që e ka seriozisht në agjendë të vet zgjidhjen reale të çështjes së shqiptarve në Luginë të Preshevës, ashtu siç po vepron Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj minoritetit serb atje.

Duhet ta përkujtojmë z. Stankoviç se serbët e Kosovës nuk e respektojnë atë shtet atje dhe nuk e konsiderojnë si të vetin, edhe pse jetojnë dhe marrin rroga të majme dhe gëzojnë privilegje, të cilat shqiptarët në Serbi as që mund t’i ëndërrojnë.  Andaj, duhet të jeni parimorë dhe t’u dërgoni mesazh të qartë bashkëkombasve tuaj serbë në Republikën e Kosovës dhe t’u thoni atë që po ia thoni shqiptarve në Serbi, që të votojnë për Presidentin, Kuvendin dhe për zgjedhjet lokale dhe se Kosova është shtet i tyre, nga i cili marrin rroga ministrash, zëvendëskryeministri e rroga të majme deputetësh, drejtorash etj.

Pra, z.Stankoviç, nëse pretendon se jemi të barabartë dhe demokratë, presim nga ju që edhe serbëve të Kosovës t’ua dërgoni të njejtën porosi, “votoni për zgjedhjet pesidenciale në Kosovë”! Sepse, edhe ata marrin rroga nga ai shtet, por nuk votojnë në zgjedhjet presidenciale atje. Gjithashtu, presim ftesën tuaj për shqiptarët e Serbisë për bisedime në Bruksel e jo në Beograd, ashtu siç po veprohet me serbët e Kosovës, për të cilët nuk po negociohet në Prishtinë, por në Bruksel.

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Kulla: Meta i kërkoi Ramës të dorëhiqej, që të zgjidhej kriza politike

Kulla: Meta i kërkoi Ramës të dorëhiqej, që të zgjidhej kriza politike

5 përmbysjet e mëdha të sezonit 2015-2016 / VIDEO

5 përmbysjet e mëdha të sezonit 2015-2016 / VIDEO

Si i shpëtuan nënë e bijë nga Kosova, sulmit terrorist në Stokholm

Si i shpëtuan nënë e bijë nga Kosova, sulmit terrorist në Stokholm







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kryeministri i Sllovakisë: “Takimi me Trump më tronditi”, denoncon gënjeshtrat mediatike
Bota

Kryeministri i Sllovakisë: “Takimi me Trump më tronditi”, denoncon gënjeshtrat mediatike

by mirseda
19:50 | 28/01/2026
0

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka reaguar këtë të mërkurë përmes një postimi në “X” lidhur me...

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

Kreu i ILD viziton Prishtinën për promovimin e standardeve etike dhe profesionale në drejtësi

19:37 | 28/01/2026
Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

Durrës: 16 familje rome rrezikojnë të mbeten të pastreha, IKMT refuzon shtyrjen

19:19 | 28/01/2026
Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

18:32 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com