Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Senatori John McCain diagnostikohet me kancer në tru

9 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Senatori John McCain diagnostikohet me kancer në tru

Senatori Republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain është diagnostikuar me kancer në tru, sipas një njoftimi nga zyra e tij. 

Kjo e fundit ka njoftuar gjithashtu se të premten e kaluar, mjekët i hoqën një mpiksje gjaku mbi syrin e tij të majtë.

Klinika që ka marrë përsipër trajtimin e senatorit, njoftoi se po shihet mundësia e kurimit të McCain nëpërmjet një kombinimi mes kimioterapisë dhe rrezatimit. Mjekët e senatorit amerikan thanë se ai po e merr veten në mënyrë të mahnitshme dhe se është shumë mirë.

Lajmi i diagnostikimit të McCain me kancer ka shkaktuar një “lumë” reagimesh, ndër të cilët edhe Barack Obama dhe Donald Trump.

“Senatori John McCain ka qenë gjithmonë një njeri luftarak. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të Melanias shkojnë për senatorin McCain dhe familjen e tij. Shërim të shpejtë”, ka thënë Donald Trump.

Barack Obama shkroi në Twitter: “John McCain është një hero amerikan dhe një nga njerëzit më luftëtarë që kam njohur. Kanceri nuk e di me çfarë po përballet. Çoje në ferr, John.”

Mjaft prekës ka qenë edhe dedikimi i së bijës së senatorit, Meghan McCain, e cila ka shkruar se në këtë betejë, njeriu me besimin më të madh është pikërisht John McCain:

“Nuk është habi që në gjithë këtë, njeriu me më shumë besim dhe qetësi është pikërisht babai im. Ai është njeriu më i fortë që njoh. As armiku më i fortë nuk mundi ta thyente. Ai po përballet me këtë sfidë, sic është përballur me shumë të tjera. Kanceri mund ta pikëllojë atë në shumë mënyra: por nuk do e bëjë kurrë të dorëzohet. Asgjë nuk e ka bërë të dorëzohet.

Ai është një luftëtar, një nga amerikanët më të mëdhenj të kohës sonë dhe trashëgimtari i denjë i emrit të babait dhe gjyshit.

Por, për mua është diçka më tepër. Ai është forca ime, shembulli im, besimi im, mësuesi im, forca ime, heroi im – babai im.”

Senatori i Arizonës dhe kryetari i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura po merr trajtimin mjekësor në shtëpinë e tij në Arizona./ Tirana Today

Tags: diagnostikohetjohn mccainkancer ne trusenatori amerikan

TË LIDHURA

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Next Post
Krijoi lojën “Balena Blu”, dënohet 22-vjeçari nga Rusia

Krijoi lojën “Balena Blu”, dënohet 22-vjeçari nga Rusia

Minoritetet joserbe mbështesin Haradinajn për kryeministër

Minoritetet joserbe mbështesin Haradinajn për kryeministër

U shkarkua nga Kodheli, ministri Dritan Demiraj fiton gjyqin

U shkarkua nga Kodheli, ministri Dritan Demiraj fiton gjyqin







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com