Kryetari i Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin amerikan, Xhon Mekkein dhe anëtari i Komisionit për Politikën e Jashtme, Bob Menendez, me anë të një letre publike drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i kanë kërkuar që të rrisë presionin ndaj Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan.
Ata i i shkruajnë ki kërkojë homologut të tij, që të ndalojë menjëherë presionin ndaj diplomatëve amerikanë, të respektojë të drejtat e njeriut dhe të ruajë vlerat demokratike në Turqi. Sipas tyre, është e patolerueshme që qeveria turke t’i bëjë presion ose të arrestojë veçanërisht ndonjë punonjës të misionit tonë diplomatik dhe familjarë të tyre.
Në letrën e tyre, senatorët amerikanë vënë theksin në faktin se “Presidenti Rexhep Tajjip Erdogan dhe aleatët e tij, kanë dëmtuar demokracinë e Turqisë duke rritur kërcënimin ndaj shtetit të së drejtës, përmes përdorimit të autoriteteve të gjëndjes së jashtëzakonshme, për të bllokuar çdo shprehje kundërshtie dhe oponencë. “Krahas arrestimit të stafit të konsullatës tonë, autoritet turke kanë arrestuar edhe zyrtarë të lartë të Amnesty International dhe kanë dënuar me dy vite burg në mungesë reporteren e gazetës “Wall Street Ayla Albayrak”, thekson letra e senatorëve amerikanë.
Senatorët amerikanë, ndërsa shprehin mbështetjen e tyre për vendimin e Departamentit të Shtetit për të pezulluar shërbimin e vizave jo-emigruese në ambasadën dhe konsullatat e SHBA-së në Turqi, kanë kërkuar nga Presidenti Trump që urgjentisht t’i adresojë një mesazh të qartë Presidentit Erdogan që SHBA-të nuk do të tolerojnë këtë mënyrë sjelljeje dhe se çdo bashkëpunim duhet të bazohet në një angazhim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shtetin e së drejtës.
Teksti i plotë i letrës së senatorëve
President Donald Trump Shtëpia e Bardhë 1600 Pennsylvania Avenue, NW Washington, DC 20520
I nderuar President Tramp,
Po ju adresohemi për të shprehur shqetësimin tonë të thellë rreth erozionit të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut dhe rënies së vlerave demokratike në Turqi, të ilustruara së fundmi nga arrestimi i Metin Topuz, një punonjësi i Konsullatës së SHBA-ve në Stamboll dhe tentativës për arrestimin e një punonjësi të tretë, Mete Xhanturk, i cili punon gjithashtu në konsullatën tonë në Stamboll. Fatëkeqësisht gruaja dhe fëmijët e z. Xhanturk u arrestuan gjithashtu, ndërsa zyrtarët nuk arritën ta lokalizojnë z. Xhanturk në shtëpinë e tij. Kjo ngjarje shënon incidentin e tretë këtë vit, ku qeveria turke ka arrestuar anëtarë të misionit tonë diplomatik me pak ose pa asnjë evidencë dhe në shkelje të ligjit. Është plotësisht e patolerueshme që qeveria turke t’i bëjë presion ose të arrestojë veçanërisht ndonjë punonjës të misionit tonë diplomatik dhe familjarë të tyre.
Ne e njohim rëndësinë strategjike të Turqisë si një aleatee hershme e NATO-s dhe një burim tradicional i stabilitetit dhe vlerave demokratike
në Lindjen e Mesme dhe më gjerë në rajon. Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit, Presidenti Rexhep Tajjip Erdogan dhe aleatët e tij, kanë dëmtuar demokracinë e Turqisë duke rritur kërcënimin ndaj shtetit të së drejtës, përmes përdorimit të autoriteteve të gjëndjes së jashtëzakonshme, për të bllokuar çdo shprehje kundërshtie. Krahas arrestimit të stafit të konsullatës tonë, autoritet turke kanë arrestuar edhe zyrtarë të lartë të Amnesty International dhe kanë dënuar me dy vite burg në mungesë reporteren e gazetës Wall Street Ayla Albayrak. Për më tepër qeveria e Erdoganit po e eksporton këtë brutalitet edhe në tokën tonë.
Në maj, një grup pro-Erdoganit, përfshirë dhe personelin e sigurisë së Erdoganit sulmuan brutalisht një grup protestuesish paqësor në Sheridan Circle, të cilët ishin mbledhur për të protestuar kundër vizitës së Presidentit Erdogan në SHBA. Nëntë persona u shtruan në spital dhe në dijeninë tonë nuk është marrë asnjë masë disiplinore ndaj personelit të sigurisë dhe as ndonjë dënim publik nga administrata juaj.
Ne mbështesim vendimin e Departamentit të Shtetit për të pezulluar shërbimin e vizave jo-emigruese në ambasadën dhe konsullatat tona në Turqi, por Ju inkurajojmë që të ndërmerrni hapa për të zvogëluar impaktet e mundshme tek anëtarët e shoqërisë që mund të mbështeten në këto shërbime. Ju kërkojmë urgjentisht t’i dërgoni një mesazh të qartë Presidentit Erdogan që SHBA-të nuk do të tolerojnë këtë mënyrë sjelljeje dhe që çdo bashkëpunim duhet të bazohet në një angazhim për të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.
Sinqerisht,
John McCain
United States Senator
Robert Menendez
United States Senator
Martin Heinrich
United States Senator
Chris Van Hollen
United States Senator
Richard Durbin
United States Senator
Ben Cardin
United States Senator
Chris Coons
United States Senator
John Boozman
United States Senator
Marco Rubio
United States Senator
John Cornyn
United States Senator
Edward Markey
United States Senator
Tammy Baldwin
United States Senator
Bernard Sanders
United States Senator
Jeanne Shaheen
United States Senator