Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Sekreti më i tmerrshëm dhe i ruajtur plot fanatizëm, i klanit Kenedi

7 vjet ago
in Të Gjitha
Sekreti më i tmerrshëm dhe i ruajtur plot fanatizëm, i klanit Kenedi

Në 7 janar 2005 në moshën 87 vjeçare në një karrige me rrota qysh prej vitit 1985 dhe e ngritur vetëm në çastet kur shtrihej dhe kur ngrihej, e gjetën të vdekur. Në dekadat e fundit askush nuk e vizitoi përveç motrës Eunice Kennedy Shriver. Pavarsisht se ishte fëmija i parë i klanit Kenedi, as Joseph-i, i ati dhe as Rose, e ëma nuk menduan për të kur vendosën ta nënshtronin për një lobotomi frontale dhe e mbyllën në një azil në Wisconsin. Rosemary, idiotja e familjes, ashtu siç thërritej asokohe, fëmija me një dëmtim cerebral të parikthyeshëm për shkak të një manovre të gabuar gjatë lindjes, ishte reja e zezë e klanit të artë Kenedi, qengji i sakrificës, në epokën mesjetare do të kishte vdekur, sepse do të quhej e pushtuar nga djalli. Megjithatë ajo që ndodhi duke nisur nga 1941 nuk ishte shumë ndryshe. Shkrimtari amerikan Irving Wallace publikoi një artikull me titull “Ia hoqën trurin”, ku përshkruante një lobotomi cerebrale, prerje e një ose më shumë lobujve të trurit në një ose në të dy hemisferat. Në këtë artikull Wallace e krahasonte gjymtimin me vdekjen e shpirtit. Në nëntor të 1941 filloi të ngrihej një kurth sekret në zemër të familjes Kenedi. 

Të bardhët, bjondët, fitimtarët, milionerët dhe të pushtetshmit dhe nga ana tjetër një sekret i ruajtur mirë, një skelet në dollap. E parrëfyera…gjithçka falet, por jo kjo…përballë kësaj të fshehte gjithë të tjerët ishin asgjë ose pothuaj asgjë. Dihej dhe falej se plaku Joseph Kennedy kishte qenë kontrabandist i alkoolit dhe ortak me mafiozët. Dihej se kreu i mafias Sam Giancana kishte qenë kyç në zgjedhjet që çuan JFK në dhomën ovale. Pak ose aspak pagoi Ted Kennedy për dashurinë e tij me Mary Jo Kopechne, dehja e tij, aksidenti Chappaquiddick, rënia në liqen, vdekja e saj. Marilyn Monroe dashnore e JFK dhe e vëllait të tij, Bobit si dhe vdekja e çuditshme e saj, alkoolizmi i Ethel, gruas së Bobit. Dy vëllezër të vrarë brenda 5 vitesh. Fantazma e përjetshme e hakmarrjes, kospiracioni…Askush nuk kujtohej për të voglën Rosemary Kennedy. 

E parrëfyera, e padukshmja, e çmendura e papafingos, e lojtura që në romane me djaj jeton e mbyllur dhe e prangosur e që askush nuk i dëgjon ulërimat e saj. E bukur si një mollë, Rosemary ishte vajza më e madhe e Joseph dhe Rose-s, lindi në 13 shtator 1918. Mjekët dhe familjarët nuk vonuan së konfirmuari të dukshmen; vajza e bukur si mollë, e sapokëputur, sipas biografit të Kenedëve mezi fliste dhe mezi ecte dhe kishte luhatje në humor  dhe ndonjëherë të dhunshme. Ishte më shumë se një problem gjenetik; neglizhencë gjatë procesit të lindjes. Sipas Kate Clifford në librin e saj “The Hidden Kennedy Daughter” infermierja u përpoq të ndalonte aktin e lindjes, sepse mjeku ishte i zënë me paciente të tjera dhe ajo besonte se nuk ishte e duhura për të pritur lindjen e bebes, një idiotësi sociale çka e çoi në mbylljen e këmbëve të nënës. Kjo vonesë mund të ketë shkaktuar mungesën e oksigjenit dhe solli fatkeqësinë e një jete. 

Një “magjistar” lobotomist, doktor James Watts në nëntor 1941 në fshehtësi dhe me imponimin e Joseph-it, patriarkut i shkaktoi të parikthyeshmin dëm. Rosemary ishte 23 vjeç kur iu nënshtrua kësaj ndërhyrje  dhe që kur ishte 20 kronikat sociale e vizatonin si një vajzë të bukur me tiparet më të rafinuara të Kenedëve. Një princeshë bore me mollëza të kuqe, buzëqeshje plot dritë, dhëmbë si diamantë dhe e ëmbël për të gjithë ata që e kishin njohur. Megjithatë ishte njollë për karrierën politike që tirani Joseph kishte thurur për djemtë e familjes John, Bob dhe Teddy. Edhe pse ishte perfekte si një kukull, në shkollë të gjithë e thërrisnin e vonuara, nuk e kaloi kurrë koefiçentin intelektual përtej klasës së III-IV dhe e futën në një shkollë për të “papërshtatshmit” ashtu siç quhej asokohe. Kur trupi i Rosemary-t filloi të kalonte nga fëmijë në grua prindërit mendonin se seksualiteti i saj ishte i rrezikshëm dhe vendosën ta shtronin për një lobotomi. Ndërsa thika kalonte në tru, fëmija duhej t’i përgjigjej pyetjeve dhe sa më shumë gabime që të bënte aq më shumë arrihej suksesi. Pas operacionit u mbyll në një banesë në Wisconsin me një mendje që nuk i kalonte 2 vjeçët dhe e lidhur në një karrige me rrota. Asgjë nuk ishte e pamundur për prindërit e saj. 

Përgjigjja ndaj pyetjeve ishte gjithmonë; po jep mësim në një shkollë në Lindjen e Mesme të specializuar për persona të paaftë, një kryevepër e cinizmit. Më tej vetëm motra Eunice Kennedy Shriver e vizitonte dhe në vitin 1962 ajo shkruajti një dëshmi të ndjerë: “Ishte e bukur, por më e ngadalta për t’u zvarritur, për të ecur dhe për të folur se vëllezërit e saj brilantë. E pëlqente muzikën dhe mësoi të kërcejë, por gjithmonë pyeste: ‘Pse djemtë nuk më ftojnë në kërcim?’ Kur im atë ishte ambasador në Londër ajo u prezantua në Buckingham para mbretërve dhe u soll shumë mirë….”  Tashmë sekreti ishte vendosur dhe mbyllur në një kasafortë me 7 kyçe. Rosemary nuk do të dilte kurrë prej andej. Kurrë më. / paraguay.shafaqna.com – bota.al

 

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
“Me mjete të blinduar dhe i armatosur, krimineli i Shkodrës po mbrohet nga Rama”

Përsëritet rasti i Safet Rustemit, tjetër shqiptar i shpëton drejtësisë belge

“Nga racizmi në Greqi tek tortura në burgun francez”, jeta plot vuajtje e shqiptarit që u vetëvra

“Nga racizmi në Greqi tek tortura në burgun francez”, jeta plot vuajtje e shqiptarit që u vetëvra

“Nuk e dija që familjet ishin në gjak”, habit autori që i vuri tritol shtëpisë së Gazmir Dacit

"Nuk e dija që familjet ishin në gjak”, habit autori që i vuri tritol shtëpisë së Gazmir Dacit

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Osmani: Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, të papranueshme
Kosovo

Osmani: Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, të papranueshme

by mirseda
13:03 | 04/08/2025
0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për thirrjet anti-shqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut...

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025
2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

23:04 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com