Kompania e prodhimit të automjeteve “SEAT” do të vijë fuqishëm në treg, përgjatë tre viteve në vijim. “SEAT” do të prezantojë gjashtë modele të reja në tre vitet e ardhshme si pjesë e zgjerimit të prodhimit të kësaj marke.
Ky projekt ambicioz e bën SEAT një konkurrent të fortë me markat tjera të automjeteve.
Modeli i parë i ri do të jetë një SUV i kategorisë së madhe, i cili do të dalë në shitje gjatë vitit të ardhshëm, dizajni i të cilit tashëm është i përfunduar, ndërsa emri i tij di t’i vihet nga sugjerimet dhe votimi i publikut.
Tre modelet e tjera do të jenë vetura elektrike të bazuara nga platforma e Volkswagen Group MEB, të cilat pritet të dalin në shitje në vitin 2019, e që sipas tyre me një furnizim elektrik të vetëm, do të bëjnë 500 kilometër rrugë.
Gjatë zbulimit të SEAT Arona, shefi i kësaj kompanie, Matthais Rabe ka thënë për Auto Express: “Me këto gjashtë modele të reja do të hyjmë në së paku tre segmente të reja. Tre modele do të jenë zëvendësim, por tre modele do të jenë komplet të rinj”
Viti 2016, për SEAT ka qenë ndër më të mirët, pasi ka regjistruar 143 milionë euro fitim dhe mbi 400 mijë automjete të shitura në të gjithë botën.