Alexis Sanchez tashmë është zyrtarisht lojtarë i Manchester United. Ai do të jetë kiliani i parë që do të firmosë me ekipin e “Old Trafford”. Ylli kilian pasi nënshkroi kontratën me “Djajtë e Kuq” u shpreh, se është shumë i lumtur, që ky operacion u realizua: “Unë jam i kënaqur, që jam bashkuar me klubin më të madh në botë. Kam kaluar tre vite e gjysmë të mrekullueshme me Arsenalin dhe sjell me vete kujtime shumë pozitive për atë klub të madh dhe tifozët e tij”, tha fillimisht 29-vjeçari.
“Shansi për të luajtur në këtë stadium mitik dhe për të punuar me Jose Mourinho-n ishte diçka, që unë nuk mund ta refuzoja. Jam shumë krenar që jam lojtari i parë kilian në histori, që do të luajë për ekipin e parë të United dhe shpresoj që t’i tregoj tifozëve tanë në të gjithë botën, se pse klubi nënshkroi me mua”, shtoi Sanchez.