Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Samiti, zgjedhjet dhe “Giro d’Italia”, Proda falenderon efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët

11 muaj ago
in Aktualitet
Samiti, zgjedhjet dhe “Giro d’Italia”, Proda falenderon efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda ka përcjellë sot një mesazh falënderues për efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët, për kontributin dhe mirëkuptimin e tyre gjatë tre eventeve shumë të rëndësishme për imazhin e vendit.
Proda shpreh në mesazhin e tij, mirënjohjen dhe vlerësimin për angazhimin dhe përballimin me sukses të ngjarjeve më të rëndësishme për vendin tonë, si “Giro d’Italia”, zgjedhjet e 11 majit dhe Samiti VI i Komunitetit Politik Evropian.
Mesazhi i plotë:

“Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit,
Dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë dhe vlerësimin maksimal për angazhimin tuaj të palodhur, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar për përballimin me sukses të disa prej ngjarjeve më të rëndësishme për vendin tonë.

Angazhimi juaj në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë procesit zgjedhor, garës ndërkombëtare “Giro d’Italia” dhe në veçanti gjatë zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, dëshmoi edhe një herë nivelin e lartë të përgatitjes, seriozitetin dhe integritetin me të cilin secili prej jush i shërben vendit dhe qytetarëve.
Falë përkushtimit tuaj dhe bashkëpunimit të ngushtë institucional, Shqipëria u përfaqësua denjësisht përpara partnerëve ndërkombëtarë dhe garantoi zhvillimin e 3 ngjarjeve madhore në mënyrë të sigurt, të qetë dhe profesionale.
Gjithashtu, falënderoj strukturat drejtuese në çdo nivel, për koordinimin efikas dhe menaxhimin me përgjegjësi të situatave komplekse, që kërkonin gatishmëri të lartë dhe vendimmarrje të shpejtë. Ky rezultat është fryt i një pune të përbashkët, të ndërtuar mbi profesionalizëm, besim dhe përkushtim të vazhdueshëm ndaj misionit që kemi ndaj qytetarëve dhe vendit.

Ju falënderoj për orët e zgjatura të shërbimit, për sakrificat personale dhe për standardin e lartë të performancës që keni dëshmuar. Kontributi juaj është një nga shtyllat më të rëndësishme në forcimin e besimit të qytetarëve dhe të partnerëve te Policia e Shtetit.
Të nderuar qytetarë,

Një falënderim të veçantë kam për ju, për mirëkuptimin dhe qytetarinë e treguar, duke respektuar kufizimet e përkohshme të vendosura në funksion të sigurisë së përgjithshme. Sjellja juaj ndihmoi drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e këtyre ngjarjeve dhe forcoi bashkëpunimin midis qytetarëve dhe Policisë së Shtetit.
Me respekt dhe mirënjohje të veçantë,

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda”.

TË LIDHURA

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet
Aktualitet

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

18:08 | 14/04/2026
Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari
Aktualitet

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

17:57 | 14/04/2026
Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,
Aktualitet

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

17:54 | 14/04/2026
Next Post
Rajoni ka fituar një mbështetës besnik”, Rama

Rajoni ka fituar një mbështetës besnik”, Rama

Negociatat për paqe në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont!

Negociatat për paqe në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont!

Dialogu Kosovë- Serbi, Macron: Udhërrëfyesi është i qartë!

Dialogu Kosovë- Serbi, Macron: Udhërrëfyesi është i qartë!







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet
Aktualitet

Zgjerohet zjarri te “Arlis” pranë QSUT-së, zjarrfikësit kontrollojnë apartamentet

by mirseda
18:08 | 14/04/2026
0

Zgjerohet perimetri i zjarrit në kompleksin e pallateve “Arlis” sh.p.k në pronësi të Armand Lilos, përballë farmacisë...

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

Zjarri i frikshëm në Tiranë/ Në vendngjarje ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari

17:57 | 14/04/2026
Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

Zjarrfiksësit hyjnë në dritaret e kompleksit të përfshirë nga zjarri,

17:54 | 14/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes europiane

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha: Shqipëria po ecën më shpejt se kurrë drejt së ardhmes europiane

17:30 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com