Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Samiti i KPE në Tiranë/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë: Të ulet në tryezë ose të paguajë çmimin

10 orë ago
in Aktualitet, Bota, Kryesore, Politikë
Samiti i KPE në Tiranë/ BE paralajmëron sanksione të reja për Rusinë: Të ulet në tryezë ose të paguajë çmimin

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian (KPE) nisi punimet në Tiranë, ku 49 liderë europianë u mblodhën për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me sigurinë, qëndrueshmërinë demokratike dhe të ardhmen e përbashkët të kontinentit.

Në panelin hapës, diskutimet do të përqendrohen në dy shtylla thelbësore: mbështetjen e Ukrainës në përpjekjen e saj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe adresimin e sfidave afatgjata për të mbrojtur proceset demokratike nga ndërhyrjet e huaja, përfshirë forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kolektive europiane.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën përshëndetëse, theksoi rëndësinë e këtij samiti për Shqipërinë dhe rajonin. “Është një nder i jashtëzakonshëm për të gjithë popullin shqiptar të mirëpresim liderët europianë në Shqipëri. Keni ardhur në një vend me simbolikë të veçantë, në një kohë të rëndësishme për kontinentin tonë,” deklaroi Rama.

Ai u ndal edhe te dinamika politike “Në fakt mbërritje juaj vijon një fushatë zgjedhore, ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë dhe jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendimi të, jo si një nismë politikash, por si një pretendim i thellë për përkatësi, jo si një grup e grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua tek këto fjalë, Europë, identitet, përkatës. 52% e qytetarëve janë proeuropianë të informuar dhe aktivë. Ndërkohë, 48% mbeten proeuropianë jo të mirëinformuar, që besojnë se Shqipëria duhet të ishin pjesë e Bashkimit Europian që më parë. Kjo tregon se përkushtimi ndaj projektit europian është ende i gjallë, por kërkon vendosmëri për t’u bërë realitet për të gjithë qytetarët e kontinentit,” tha ai.

Më tej Rama shtoi se: “Ishte Europa ajo që na mësoi se në mes të konflikteve duhet të kemi besim te humanizmi i armiqve tanë. I kemi mbijetuar sulmeve dhe bombave; kemi mësuar se paqja nuk ka konkurrent. Europianisti më optimist nuk jeton në Paris apo Lisbonë, por në Tiranë.”

Kryeministri e përmbylli fjalën e tij me një thirrje për të investuar te e ardhmja e përbashkët: “Le t’u japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye të fortë për të investuar në një vend ku shihen përtej horizontit. Europa nuk ka vetëm qëndresë ndaj shkatërrimit, por edhe kurajën për të krijuar.”

Costa: Duhet të jemi të bashkuar për paqen, Europa duhet të investojë

Presidenti i këshillit Evropian Antonio Costa bëri thirrje që Europa të jetë më e bashkuar për të realizuar paqen. Sipas tij Europa duhet të investojë më shumë pasi paqja pa mbrojtje është iluzion.

“Bashkëpunimi ka bërë që të lidhen me njëri tjetrin, kjo ndërvarësi është shndërruar në instrument presioni dhe pushteti. Europa ka detyrë të punojë për këtë çështje duhet të jemi të bashkuar, Duhet t’ia dalë mbanë që të realizojë një paqe.

Siguria juaj është edhe siguria jonë, Europa duhet të investojë më shumë se paqja pa mbrojtje është iluzion, Europa duhet t’ja dalë mbanë për të pasur zgjidhjen e duhur për paqe në lindjen e mesme, do të minohet jo vetëm siguria e Evropës por edhe autoriteti i saj për të zgjeruar rrjetet”.

Macron në Samitin e KPE-së në Tiranë: Europa duhet të heqë barrierat tregtare dhe të forcojë unitetin ekonomik

Presidenti francez Emmanuel Macron, në fjalën e tij në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, bëri thirrje për një bashkëpunim më të thellë ekonomik dhe tregtar mes vendeve europiane, duke theksuar se kontinenti duhet të reagojë më fuqishëm ndaj sfidave globale.

“Sot kemi më shumë ndikim se tregu kinez, por për të qenë vërtet të bashkuar nga pikëpamja tregtare, duhet të heqim barrierat që na ndajnë. Nuk mund të flasim për unitet europian pa unitet ekonomik,” deklaroi Macron. Ai u ndal edhe te sfidat që vijnë nga tregtia globale dhe tarifat e vendosura nga fuqitë e tjera. “Të gjithë po japim e marrim me tarifat amerikane, por nëse duam të kemi qëndrueshmëri, Europa duhet të ketë politikat e veta të qarta tarifore të bashkuara, të përbashkëta.”

Presidenti francez theksoi gjithashtu se është koha për të vepruar më seriozisht për zgjerimin rajonal. “Duhet bërë diçka më shumë në drejtim të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nuk mund të flasim për një Evropë të bashkuar duke lënë një pjesë të saj jashtë derës.”

Duke e shoqëruar me nota ironie dhe humor, Macron shtoi:

“Rreziku për Europën nuk është Zeusi, është mungesa e vullnetit për të ndërtuar bashkërisht.” Ai mbështeti edhe një sugjerim të bërë më herët nga Kryeministri Edi Rama: “Ashtu siç tha edhe Edi, është koha të ngremë një sekretariat europian që do të ndihmonte në konkretizimin e ideve dhe vendimeve që merren në këto samite.”

Zelensky: Paqja në Europë varet nga paqja në Ukrainë

“Lufta duhet të perëndojë sa më shpejt dhe në një mënyrë të drejtë. Paqja në Europë varët nëse Ukraina do ta marrë atë. Ishte e mundur që gjatë kësaj jave të merreshin hapa nëse Putin nuk do të kishte frikë të vinte në Turqi. Isha dje në Ankara, isha gati për një takim kokë më kokë me të. Por ai nuk ra dakord për asgjë. Shihej qartë që delegacioni rus ishte i një niveli të ulët dhe nuk mund të merrnin vendime.

Megjithatë unë dërgova një delegacion të udhëhequr nga Ministri i Mbrojtjes, të ketë armëpushim të plotë. Putin vijon të minojë demokracinë. Rusia ka dërguar të njëjtët njerëz, kanë bërë shumë deklarata dhe kërcënime, takimin e Stambollit ta kthejnë në një proces bosh, nuk jemi ne apo Perëndimi që po i minojmë këto negociata por janë rusët që kanë dërguar kokëbosha në këto takime, ajo që shikoj nga delegacioni rus është teatër”.

Erdogan në Samitin e KPE-së: Të bashkuar për sigurinë dhe zhvillimin e përbashkët europian

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan gjatë fjalës së tij në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian (KPE) që po zhvillohet në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes vendeve europiane dhe aleatëve të NATO-s, për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e kontinentit.

“Jam i kënaqur që ndodhem sot këtu me ju. Falënderoj Kryeministrin Rama dhe organizatorët për mikpritjen. Jemi mbledhur për të diskutuar vizionin e ri për kontinentin tonë dhe dua të theksoj rëndësinë që të veprojmë të bashkuar,” deklaroi Erdogan.

Ai nënvizoi se transformimi i Europës duhet të mbështetet në parimet e pandashmërisë dhe bashkëpunimit të thelluar, duke përmendur një sërë fushash me potencial të madh për sinergji.

“Ka shumë fusha ku mund të bashkëpunojmë, si tregjet dixhitale, energjia dhe industrinë farmaceutike. Po ashtu, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes duhet të përfshijë edhe aleatët që nuk janë anëtarë të BE-së, por janë anëtarë të NATO-s, si Turqia.”

Presidenti turk theksoi se bashkëpunimi në këto fusha nuk është vetëm çështje ekonomike, por thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin europian.

“Nëse veprojmë të bashkuar, bëhemi më të fortë. Nuk duhet të jemi të përçarë. Turqia ka një industri konkurruese dhe qasje në tregje të mëdha. Kjo është një mundësi për të gjithë, jo vetëm për ne.”

Ai u ndal edhe te çështjet e sigurisë: “Gaza është një katastrofë humanitare. Duhet ti themi ndal kësaj tragjedie, sepse rrezikohet i gjithë rajoni. Ne presim që Europa të shpallë mbështetjen për Gaza. Nuk kemi asnjë veprim për të arritur një dinjitet njerëzor dhe armëpushim, për ta bërë Gazën të jetueshme sërish”.

Meloni: Shqipëria është Europë, pavarësisht nëse është pjesë e një organizate apo jo

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni deklaroi se Shqipëria është Europë, njësoj si gjithë vendet e tjera që janë pjesë e kësaj tryeze në samit, pavarësisht nëse është anëtare e organizatës apo jo.

“Shqipëria organizon Komunitetin Politik Europian për herë të parë, moment i rëndësishëm për kombin shqiptar e për të gjithë ne. Unë e kam menduar që identiteti evropian i Shqipërisë është fakt nga historia dhe përpara gjeografisë.

Shqipëria është sigurisht Europë si Italia, Serbia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate apo jo. Gjithmonë buzëqesh kur dikush përpiqet të tregojë se kush është europian apo jo. BE është sot pikërisht ajo që do e doja, dëshira e ribashkimit të familjes evropiane, njësoj si gishtat e një dore.

Do të vijojmë të qëndrojmë krah Ukrainës, do të bëjmë të pamundurën që lufta të marrë fund menjëherë. Qëndresa e Ukrainës na kujton se çfarë është vërtet Europa. Ajo që ndodhi dje mund të jetë një hap pas, por ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka”.

Starmer në Tiranë: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin

Kryeministri britanik, Keir Starmer, u shpreh se bota po hyn ne një epokë të re, por me pasiguri të mëdha. Ai theksoi se sfida më e ngutshme sot është gjetja e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Sipas tij, nëse Rusia nuk pranon të ulet në tryezën e bisedimeve, atëherë duhet të paguajë çmimin.

“Sfida më urgjente është sigurimi i një paqeje të drejtë e të qëndrueshme. Ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën hije ruse që të mbrojmë infrastrukturën tonë. Gjatë muajve të fundit, kemi punuar fort që të sjellim te koalicioni i të vullnetshmëve shumë udhëheqës politikë e ushtarake.

Ne javën e kaluar bashkë me presidentin Macron e kemi bërë këtë gjë jo si solidaritet, por edhe për kujtesë që këto janë të njëjtat vlera për të cilat luftojmë për të ardhmen, moment i rëndësishëm për Ukrainë dhe për t’u bërë bashkë dhe garantuar argumentin e mbështetur nga Trump për armëpushim të pakushtëzuar.

Tani që kemi nxjerrë këtë ultimatum duhet të jemi të përgatitur ta ndjekim deri në fund, se nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve duhet të paguajë çmimin. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe po luan lojëra ndërkohë që Ukraina ka dëshmuar se është pala e paqes dhe udhëheqjes. Britania është gati të luajë rolin e vet, dhe kjo nënkupton rritjen e shpenzimeve ushtarake deri në 2.5% të PBB deri në vitin 2025 dhe deri në 3% në parlamentin tjetër”.

Kancelari gjerman Merz: T’i japim mbështetje të fortë ushtarake Ukrainës

Kancelari gjerman Friedrich Merz, në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, theksoi rëndësinë e unitetit evropian përballë agresionit rus dhe nevojën për mbështetje të vazhdueshme ndaj Ukrainës.

“Jam i kënaqur që jam këtu dhe kam nderin që të jem me ju për herë të parë në këtë grup të shquar udhëheqësish, pres bashkëpunimin tonë të ngushtë jo vetëm se na duhet shumë por jemi të gatshëm, dua të fokusohem në disa çështje, kemi një sfidë që nuk është parë në këtë 10-vjeçar në Ukrainë, nuk është një luftë kundër këtij vendi, ne ishim në Kiev, e bëmë këtë jo vetëm në emrin tonë, por edhe në tuajin për të treguar vendosmërinë, jemi të vendosur që duhet të vazhdojmë t’i japim mbështetje të fortë ushtarake Ukrainës, këtij vendi që gjendet në vështirësi, përpjekjet tona kanë treguar sukses të vogël diplomatik.”

Paralajmërohen sanksione të reja ndaj Rusisë, Ursula von der Leyen: Europa me sy të hapur drejt paqes

Në fjalën e saj përmbyllëse Ursula von der Leyen, theksoi nevojën për një Europë më të bashkuar, më të vendosur dhe me partneritete të zgjeruara në mbarë botën, përballë sfidave të kohës.

“Në shumë ngjarje me rëndësi historike, thirrja ndaj Europës për t’u zgjuar është artikuluar disa herë. Por sot Europa i ka sytë të hapur, ne duhet të zgjerojmë rrjetin e partneritetit në mbarë botën.

Ajo theksoi se përballja me krizat ka qenë një forcë transformuese për BE-në.

“Kemi mësuar të gjithë se kur ka kriza të madhore, Europa ka dalë prej tyre më e madhe. Europa është bashkuar ,më shumë në këtë pikë kthesë të historisë. Sot, ne jemi krah Ukrainës për të sjellë paqe dhe stabilitet. Vetë fakti që jemi ulur sot këtu përballë Vladimir Putin, është një shenjë e unitetit për të gjetur rrugën drejt paqes dhe armëpushimit.”

Von der Leyen konfirmoi angazhimin e BE-së për të rritur presionin ndaj Moskës, duke përmendur sanksionet e reja dhe masat për uljen e tavanit të çmimit të naftës ruse.

“Ne jemi gati të bëjmë më shumë për të sjellë Putinin në tryezën e negociatave. Kjo luftë duhet të përfundojë. Ne duam paqe.”

Duke folur për të ardhmen e kontinentit, ajo shtoi se “e ardhmja e Europës është një epokë e begatisë së përbashkët. Motoja jonë është: prosperiteti ynë i përbashkët. KPE është shprehja e madhësisë sonë për t’u përballur me sfidat europiane.”/MONITOR

TË LIDHURA

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane
Aktualitet

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025
Deputeti slloven tenton vetëvrasje mbi çatinë e parlamentit, shpëtohet në fund
Bota

Deputeti slloven tenton vetëvrasje mbi çatinë e parlamentit, shpëtohet në fund

22:01 | 16/05/2025
Next Post
Marrëveshja për emigrantët/ Meloni: S’kam kohë të vizitoj Gjadrin, por po ecim përpara

Marrëveshja për emigrantët/ Meloni: S’kam kohë të vizitoj Gjadrin, por po ecim përpara

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Mbyllen pa rezultat bisedimet, Ukraina refuzon kushtet e Rusisë për armëpushim

Mbyllen pa rezultat bisedimet, Ukraina refuzon kushtet e Rusisë për armëpushim

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç
Showbizz

Vazhdon marrdhënia me Limin jashtë Ferma VIP? Alba përballë akuzave të Kastros, flet troç

by mirseda
23:16 | 16/05/2025
0

Dalja e Albës dhe më pas Limit nga Ferma VIP, krijoi një mister gjatë kësaj jave te...

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

23:13 | 16/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

Rama në gjunjë për Melonin, veprim simbolik dhe strategjik për ndihmat italiane

22:21 | 16/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com