Pas Nokës ka shpërthyer edhe Salianji, i cili është zënë me punonjësit e Gardës. Ai ka kërkuar nxjerrjen e Veliajt nga salla, duke iu drejtuar Gardës: “Nxirreni atë hajdut”.
“Ky është hajdut, ka vjedhur pronën e Tiranës”, tha Noka para të pranishmëve në Komisionin e Medias, ndërsa situata ka degraduar, duke përdorur edhe një fjalor rruge.
Komisioni i Medias është përfshirë nga debate të ashpra, pasi prezent në të kanë qenë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Këta të fundit kanë qenë aty, për të folur për Teatrin e ri. Por Albana Vokshi është mërzitur pse prezent ka qenë edhe Veliaj, pasi sipas saj, ai nuk ishte i ftuar.
Ajo ka kërkuar që ai të nxirret jashtë nga Garda.
Pas thirrjes së Albana Vokshit, deputetët e PD-së, Flamur Noka, Klevis Balliu, Ervin Salianji, etj, janë ngritur nga karriget, për t’u përplasur me Veliajn.