Në një studio televizive kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nëse ekziston mundësia që ai të tërhiqet dhe në vendin e tij të vendosje një i ri.
Në përgjigje të kësaj pyetje, Berisha theksoi se është një misionar dhe se sipas tij, një misionar e tërheq vetëm zoti, duke nënkuptuar që as nuk e mendon një tërheqje.
A mendoni që mund të tërhiqeni?
Ça mo? Të tërhiqem? Tani e di si thua ti… misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, zoti i madh. Vetëm Zoti tërheq një misionar.
Nga zoti, jo nga vota?
Vetëm zoti tërheq një misionar. E kuptoni ju se misionari zotin nuk mund ta tradhtojë kurrë. Ai që nis një mision në kushte të pabarta ai si shpres ka vetëm zotin.