Ish-mbrojtësi i Arsenalit dhe Manchester Cityt, Bacary Sagna vlerëson lart talentin e Interit, Yann Karamoh, të cilin e krahason me Ousmane Dembelen e Barcelonës.
Karamoh u bashkua me Nerazzurët këtë verë nga skuadra franceze Caen dhe disa njohës të futbollit francez thanë fjalët më të mira për të.
I fundit që ka folur për talentin e Karamoh është futbollisti i lirë, Sagna, i cili e njeh mirë 19-vjeçarin dhe e krahason me talentin e Barcelonës, Dembele.
“Unë e njoh mirë Karamon”, ka thënë fillimisht Sagna për Gazzetta dello Sport.
“Ai është një talent i pastër, në vend të [Kylian] Mbappe, unë do ta krahasoja atë me Dembelen e Barcelonës”.
“Tani po presim ta shohim atë duke luajtur më shumë”.
“Ai do të jetë surprizë e madhe për Serie A, në Francë kemi disa gurë të çmuar dhe ai është një prej tyre”, përfundoi mbrojtësi francez.
Ndryshe, Sagna është pa skuadër që nga vera dhe para disa ditëve u lidh me një ofrim të tij te Interi dhe Milani nga agjenti i tij.