Ministri rus i shëndetësisë njoftoi të shtunën se më shumë se 800 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën e koronavirusit të vendit, me më shumë se 1.5 milion doza të shpërndara.
Reuters shkjruan se agjencia e lajmeve TASS, citoi Mikhail Murashkon të thoshte se nga 1 janari, njerëzit që morën vaksinën Sputnik V do të marrin një çertifikatë elektronike të verifikimit, tek Ministria e Shëndetësisë, që ruan një bazë të të dhënave për të gjithë ata që janë vaksinuar.
“Rusia ka numrin e katërt më të lartë të rasteve COVID-19 në botë, me gati 3.2 milion njerëz të infektuar dhe më shumë se 57,000 viktima për shkak të virusit“, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.
Sidoqoftë, zyrtarët rusë thanë më herët se numri i të vdekurve të vendit është tre herë më i lartë se raportuar fillimisht, që do të thotë se numri aktual i viktimave të COVID-19 mund të jetë më shumë se 186,000 njerëz.
Sipas Reuters, dy dozat e Sputnik V përdorin komponentë të ndryshëm dhe duhet të administrohen me 21 ditë diferencë.
Vaksina ruse, e cila filloi shpërndarjen e saj në fillim të dhjetorit, u zbulua se ka një normë efikasiteti prej 91 përqind në parandalimin e COVID-19, pas dy dozave.
Sidoqoftë, inokulimi është parë me skepticizëm nga disa ekspertë shëndetësorë, pasi Kremlini njoftoi regjistrimin e vaksinës para se të përfundonin të gjitha provat klinike. Pavarësisht kësaj, vaksina ruse tashmë është shpërndarë në vendet e tjera.
Të martën, Argjentina dhe Bjellorusia filluan shpërndarjen e vaksinës Sputnik V, me rreth 300,000 Argjentinas që pritet të vaksinohen. Vendi i Amerikës Latine parashikon të marrë 20 milion doza brenda dy muajve të ardhshëm.
“Venezuela gjithashtu nënshkroi një kontratë këtë javë për të marrë doza të mjaftueshme të vaksinës Sputnik V për të inokuluar 10 milion njerëz“, tha Nënpresidenti i Venezuelës Delcy Rodríguez, sipas Reuters. Vendi filloi administrimin e dozave në tetor si pjesë e një prove klinike.
Media shtetërore ruse njoftoi javën e kaluar se presidenti Vladimir Putin ishte planifikuar të merrte vaksinën, megjithëse sugjeronte më parë se nuk kishte asnjë arsye që ai të vaksinohej. Putini më parë tha se një nga vajzat e tij mori pjesë në një provë klinike për vaksinën Sputnik V në gusht.