Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rruspa dhe bikini

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Duhet dalë nga letargjia e koronës

Nga Skënder Minxhozi/

Ka nisur një krehje e rradhës e plazheve të Shqipërisë, në kërkim të abuzimeve të biznesit turistik përgjatë vijës bregdetare. Një aksion, siç quhet prej kohësh kur kemi qenë në diktaturë, për të sekuestruar çadra e shezlonge, në mesin e një hapësire ku tashmë pushojnë dhjetra mijë njerëz të ardhur nga të gjitha anët dhe drejtimet e imagjinueshme. Shqiptarë të të gjitha pasaportave, polakë e çekë, por edhe italianë, gjermanë e skandinavë në plazhet e Durrësit e Kavajës, po habiten e po shtyhen këto orë që t’i bëjnë vend skuadrave të rruspave, punonjësve bashkiakë e policive shumëngjyrëshe, të cilat po përpiqen të ndryshojnë menunë e dasmës nëpër pjata, pasi dasma ka filluar…

Nuk është e para herë që një gabim i hershëm dhe i përsëritur me vite, as korrigjohet dhe as vihet në vend në kohën e duhur. Nuk është e para herë që shkeljet e ligjit i shohim dhe lëvizim vendit t’i dënojmë, vetëm pasi kanë ndodhur.

Prej ditës 1 të demokracisë, në vitin e largët 1992, kemi parë sesi shteti ynë vendosi të vijojë të sillet në mënyrë identike me sistemin komunist, teksa ju dha me mish e me shpirt modës së “aksioneve”. Pra, nuk ka zbatim ligji në 24 orë dhe shtatë ditë të javës, por me aksione. Bëni çfarë të doni gjatë gjithë vitit, por ama në javën apo muajin e aksionit do vijmë t’ju shembim, sekuestrojmë a rrënojmë atë që keni ndërtuar apo investuar në mënyrë abuzive “në kohë paqeje”.

Aksion për evazionin fiskal, aksion për prerjen e pyjeve, aksion për ndërtimet pa leje (të cilat nëpër fushata kthehemi dhe i legalizojmë!), aksion për zaptimin e pronës publike, aksion për ndotjen e lumenjve, aksion për kapjen e trafikantëve të hashashit, aksion për vjedhësit e biçikletave etjetj. Logjika e shtetit që funksionon me ngecje dhe me periudha kohore të shkurtra e të përcaktuara në kohë, na klasifikon si një demokraci false, e cila ligjin e zbaton tamam si ai njeriu që e ze lemza, një a dy herë në muaj!

Kjo mënyrë funksionimi e vendos rregullisht qeverisjen qëndrore e lokale, përballë një zullumi të trashë abuzivizmi. Nëse refuzon të shohësh e të godasësh shkeljen e ligjit gjatë një viti, sa mund ta bësh këtë në javën e fundit të tij?! Është objektivisht e pamundur dhe jorealiste.

Ministri i turizmit, i cili pëlqen të na shesë për sukses të menaxhimit të ministrisë së vet edhe hedhjet me parashutë nga Llogaraja për kënaqësi personale, duhet të japë një shpjegim për katrahurën e çadrave e abuzimit me hapësirën e plazheve, e cila ka kushtuar jetë njerëzore. E kemi parë Blendi Klosin të pozojë rregullisht me pronarë hotelesh, në panele takimesh e eventesh gjithfarësh. Eshtë koha të kuptojmë se e gjitha kjo fasadë, ka pak produkt brenda. Defekti i kohës që jetojmë: forma triumfon mbi përmbajtjen!

Është diçka e njohur që industria e turzimit ka tërhequr prej vitesh qindra miliona euro, bashkë interesat, bërrylat, korrupsionin e të fortët që i shoqërojnë nga pas. Është obvjektivisht një sektor i vështirë për t’u menaxhuar e vënë në disiplinë, pasi nga prapa qëndrojnë disa prej njerëzve më të fuqishëm të këtij vendi.

Por të fusësh rruspat në mes të pushuesve, është edhe më e pavend dhe më e rëndë. Sepse është dashur që veshët e abuzuesve nga Velipoja në Ksamil të tërhiqen kur ishim të veshur me pallto, e jo tani që plazhet janë mbushur me bikini. Duheshin prerë duart e atyre që zaptojnë plazhet pa u vrarë njerëz, sepse tani ato s’i kthen dot më askush.

Kjo qeverisje ka harxhuar shumë energji për të shndërruar faqen e bregut shqiptar nga Saranda në Qeparo, Vlorë e Himarë. Ashtu siç përgatitet të bëjë në Durrës me projektin që do ta transformojë një herë e mirë faqen e turizmit në këtë vend. Është koha që ky shpenzim  i madh e pozitiv energjish të mos ekplipsohet nga mikromenaxhimi defektoz që industria shqiptare e turzimit vazhdon të vuajë. Djalli fshihet tek detajet. Dhe të fortët, zaptuesit e abuzuesit në përgjithësi janë një e keqe ose një “detaj” që sot bëjnë të rrudhin buzët polakë e maqedonë, italianë e gjermanë. Është sukses që këta turistë të largët zgjedhin Shqipërinë, por do ishte shumë më mirë të mos vijnë fare, sesa të vijnë e të ikin të tmerruar me plaçka në krah, nga kallashnikovi i fshehur në syndyk i pronarit të hotelit, që luan luftash me komshiun në mes të natës!/javanews

Tags: blendi klosiskender Minxhoziturizmi

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Next Post

Sot, dita e fundit e të nxehtit afrikan

Budallallëku është demokratik

Goditi djalin e Zaida Çobos, polici i shpëton burgut

Goditi djalin e Zaida Çobos, polici i shpëton burgut







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Rama: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë

by mirseda
22:40 | 20/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot nga Partia Demokratike para ambienteve të Kryeministrisë...

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

22:23 | 20/02/2026
Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com