Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Rruga e Surrelit të çon drejt Pëllumb Gjokës dhe McGonigalit”, Berisha: Edi Rama të shpallet armiku më i egër i kombit

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Rruga e Surrelit të çon drejt Pëllumb Gjokës dhe McGonigalit”, Berisha: Edi Rama të shpallet armiku më i egër i kombit

Ish-kryeministri Sali Berisha, tanimë në arrest shtëpie prej disa ditësh iu drejtua mbështetësve të tij nga dritarja e banesës sërish ashtu si çdo ditë që nga nisja e tubimeve në mbështetje të tij.

Berisha u shpreh se rruga poshtë banesës së tij është rruga e shpresës, ndërsa u shpreh se “rruga e Surrelit”, duke iu referuar banesës së kryeministrit Rama, është rruga drejt Pëllumb Gjokës dhe McGonigal-it.

Më tej ai u shpreh se Rama duhet të shpallet si armiku më i egër i qenies shqiptare dhe se të rinjtë shqiptarë kanë mision të ngrihen ndaj të keqes për të shpëtuar veten dhe vendin.

“Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës, rruga e njerëzve të lirë, rruga e njerëzve guximtarë Ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj, ju përshëndes përzemërsisht ju dhe oratorët e mrekullueshëm për fjalët e tyre.
Por më lejoni t’i dërgoj një mesazh nga rruga nën ballkon Edvin Kristaq Ramës.
Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës.
Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve të lirë.
Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve guximtarë.
Në të vërtetë, kjo është rruga e lirisë.

Por rruga e Surrelit është rruga drejt Pëllumb Gjokës, drejt McGonigalit, drejt Bajrëve, drejt Gjushit tënd.
Edvin, rruga e Surrelit është rruga e turpit, rruga e vjedhjeve, rruga e krimit, rruga pa të ardhme, rroga qorr, rruga pa fund.
Dëgjova me shumë kënaqësi fjalimet e të rinjve, e profesorëve, jam jashtëzakonisht i prekur dhe frymëzuar.

Sot më shumë se kurrë, pas 32 viteve, koha, Shqipëria kërkon fjalën e gjeneratës së re.
Kërkon guximin e kësaj gjenerate, kërkon vizionin e kësaj gjenerate, kërkon fuqinë e saj.
Në qoftë se 32 vite më parë, një gjeneratë të rinjsh u përball me një guxim epik me diktaturën komuniste dhe e zvarriti atë rrugëve të Tiranës, nuk duhet të harrojmë se e keqja ndër vite, e keqja këto 10 vitet e fundit, mori përsëri, lëshoi shtat dhe mori formë tjetër.
Përsëri kjo e keqe bëri që të gjitha pushtetet të përqendrohen, të grabiten, të mblidhen në duart e një personi.
Përsëri kjo e keqe bëri që opozita të shndërrohet në një fiktivitet.
Por kjo e keqe, miqtë e mi, të mos harrojmë kurrë se kohërat kurrë nuk do e harrojnë.
Kjo e keqe u soll me rininë shqiptarë si e keqja më e madhe, si pushtuesi më i egër që kjo rini ka njohur në të gjitha kohërat.
Ju lutem shumë, djemve dhe vajzave të reja, gjeni dhe lexoni promemorien e armikut doktrinar më të keq të kombit shqiptar, Vaso Çubrilloviç. Lexoni se si ky armik i qenies sonë parashtronte platformën e zbrazjes së Shqipërisë, platformën e shuarjes së kombit shqiptar duke dëbuar shqiptarët nga Shqipëria.
Çubrilloviçi frymëzoi regjimet nacionaliste serbe jugosllave për të përzënë qindra mijëra shqiptarë nga trojet e tyre.
Por, më shumë se Çubrilloviçi, më shumë se Pashiqi, më shumë se çdo regjim, shqiptarët i përzuri nga vatrat e tyre e keqja që quhet Edi Rama.
Sot, në 8 vite, Shqipëria përlotet, Shqipëria vajton mbi 500 mijë të rinj shqiptarë të cilët u larguan nga vendi i tyre, të cilët braktisën klasat e tyre, braktisën familjet e tyre. Morën rrugët e botës vetëm e vetëm se një e keqe që përqendroi çdo pushtet në duart e tij, vriste si një kuçedër, shpresën e tyre.
Vriste shpresën në çdo skaj, në çdo shkollë, në çdo universitet, në çdo qendër pune dhe kudo.
A nuk mjafton kjo që të shpallim Edi Ramën si armikun më të egër të qenies shqiptare?
A nuk mjafton kjo që të shpallim Edi Ramën si të keqen më të madhe kombëtare?
Atëherë, përballë kësaj, a nuk i takon të rinjve shqiptarë, nderi, detyra, misioni të ngrihen si luanë kundër kësaj të keqe për të shpëtuar veten, për të shpëtuar këtë vend që ai po e shkatërron me një program më shkatërrimtar se çdo pushtues tjetër”, u shpreh Berisha.

TË LIDHURA

2 të arrestuar, 2 në kërkim nga SPAK pas dyshimeve për ryshfet, IMT i shkarkon: Ndëshkim sipas ligjit!
Kryesore

2 të arrestuar, 2 në kërkim nga SPAK pas dyshimeve për ryshfet, IMT i shkarkon: Ndëshkim sipas ligjit!

19:25 | 27/08/2025
Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve
Aktualitet

Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve

18:05 | 27/08/2025
Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin
Aktualitet

Ishte larguar nga familja, Policia e Lezhës gjen të miturën në Shëngjin

17:12 | 27/08/2025
Next Post
U vetëvra në qendrën e azilit në Britani, 27-vjeçari Leonard Farruku përcillet për në banesën e fundit në periferi të Tiranës

U vetëvra në qendrën e azilit në Britani, 27-vjeçari Leonard Farruku përcillet për në banesën e fundit në periferi të Tiranës

Derbi Roma-Lazio, ja skuadra që ‘pret biletën’ për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Derbi Roma-Lazio, ja skuadra që ‘pret biletën’ për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Beqaj nën lupën e drejtësisë për fondet e BE, “Në Shënjestër” zbardh dosjen: Si lëshoheshin faturat fiktive për shërbime të pakryera

Beqaj nën lupën e drejtësisë për fondet e BE, “Në Shënjestër” zbardh dosjen: Si lëshoheshin faturat fiktive për shërbime të pakryera

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

2 të arrestuar, 2 në kërkim nga SPAK pas dyshimeve për ryshfet, IMT i shkarkon: Ndëshkim sipas ligjit!
Kryesore

2 të arrestuar, 2 në kërkim nga SPAK pas dyshimeve për ryshfet, IMT i shkarkon: Ndëshkim sipas ligjit!

by mirseda
19:25 | 27/08/2025
0

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë ka reaguar pas aksionit të ndërmarrë nga SPAK dhe Policia,...

“Lidershipi i tij ka dhënë një kontribut në promovimin e paqes në Azi”/ Presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë nominojnë Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

“Lidershipi i tij ka dhënë një kontribut në promovimin e paqes në Azi”/ Presidentët e Azerbajxhanit dhe Armenisë nominojnë Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

19:05 | 27/08/2025
Presidenti i Kroacisë: Njihni shtetin e Palestinës, e vetmja mënyrë për paqe në Lindjen e Mesme

Presidenti i Kroacisë: Njihni shtetin e Palestinës, e vetmja mënyrë për paqe në Lindjen e Mesme

18:55 | 27/08/2025
Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve

Pranojnë të jetojnë me tezen e tyre, motra e 36-vjeçares që u vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi merr kujdestarinë e 4 fëmijëve

18:05 | 27/08/2025
Dasma kthehet në tragjedi! Të shtënat me armë zjarri plagosin dhëndrin, më pas ndërron jetë në spital

Dasma kthehet në tragjedi! Të shtënat me armë zjarri plagosin dhëndrin, më pas ndërron jetë në spital

17:56 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com