Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rritet sërish numri i vatrave të zjarrit, shënohen 14 të tilla në 24 orë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shfaqen 13 vatra zjarri në vend, ndërhyjnë 130 forca ushtarake dhe helikopterë

Rritet sërish numri i vatrave në vend, teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 14 të tilla në disa qarqe të vendit.

Sipas njoftimit të Emergjencave Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 135 punonjës zjarrfikës, 16 automjete zjarrfikëse, 80 forca ushtarake, rreth 100 punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Detajet për secilin rast të shënuar në qarkun përkatës:

QARKU SHKODËR

Vijojnë të jetë aktiv zjarri në pyllin me pisha në fshatin Karmë, të Pukës. Forcat zjarrfikëse të mbështetur nga punonjës të pyjores kanë punuar deri në orët e mbrëmjes, por pa arritur të izolojnë flakët. Terreni i thyer dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e zjarrit duke përfshirë dhe një pjesë të zonës pyjore të fshatit Dush. Si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pyll pishe. 

Në lagjen nr.4 të qytetit të Shkodrës ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pisha. Zjarri ndodhej pranë banesave. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe 20 pisha.

Në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha me shkurre dhe pisha.   

QARKU DIBËR

Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatin Lenë, Bulqizë. Ditën djeshme zjarri i favorizuar nga era është përhapur në drejtim të fshatit Peshk dhe Ndërfushas. Shërbimi  zjarrfikës i mbështetur nga forcat e ushtrisë, ato të pyjores dhe banorë të zonës kanë izoluar vatrat e zjarrit në fshatin Peshk dhe Ndërfushas, si dhe disa vatra zjarri në fshatin Lenë, duke shpëtuar banesat. Në orët e para të mëngjesit është ndërhyrë edhe me anë të helikopterit për shuar vatrat e zjarrit.

Në Parkun Kombëtar të Lurës në zonën e Liqenit të Zi dhe Liqenit të Madh ka pasur disa vatra zjarri. Forcat e pyjores dhe disa vullnetarë kanë punuar për shuar flakët ndërkohë në ndihmë ka shkuar edhe një helikopter i cili ka bërë të mundur fikjen e zjarreve.

Në fshatin Gurrë e Madhe, Klos  ka rënë zjarr në pyll dushku dhe ahu. Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 25 forca ushtarake të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha me pyll dushku dhe ahu.

QARKU LEZHË

Në fshatin Perlat Qendër, Mirditë ka rënë zjarr në zonë pyjore me dru lisi. Zjarri ka rënë në një terren të thyer dhe i favorizuar nga era e fortë ka rrezikuar banesat e fshatit. Si pasojë e tymit të krijuar nga zjarri një banor i fshatit pësoi gjendje asfiksie dhe u dërgua menjëherë me helikopter në Spitalin Rajonal të Rrëshenit. Forcat në terren vazhduan punën dhe në orët e mbrëmjes duke izoluar të gjithë vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre dhe pyll lisi.

Në fshatin Skuraj, Kurbin ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha dhe shkurre. Për izolimin e vatrave të zjarrit kanë punuar me mjete rrethanore deri në mbrëmje forca zjarrfikësve të  Kurbinit, të pyjores, ushtria të mbështetur dhe nga një helikopter. Operacioni për shuarjen e flakëve vijon edhe gjatë ditës së sotme.

QARKU FIER

Në qytetin e Patosit ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë izoluar. Si pasojë u dogjën shkurre dhe ferra.

Në Qafën e Lalërit në Patos ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe rreth 100 rrënjë ullinj.

Në fshatin Peshtan i Vogël, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët janë shuar. Si pasojë u dogj rreth 5 ha me shkurre dhe ullishte.

Në fshatin Radostinë, Fier ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Shërbimi zjarrfikës ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës të cilët të ndihmuar dhe nga disa banorë të zonës kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj rreth 1.5 ha me shkurre dhe ullishte.

QARKU VLORË

Në fshatin Finiq ka rënë zjarri në një sipërfaqe me pyll Dushku. Zjarri ka rrezikuar edhe Parkun Arkeologjik. Në mbështetje të zjarrfikësve kanë shkuar edhe 25 forca ushtarake dhe 1 automjet zjarrfikës. Zjarri është shuar gjatë mbrëmjes. Si pasojë u dogj rreth 3 ha me shkurre dhe pyll dushku. 

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Suhë, Libohovë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarri i favorizuar nga era është përhapur në drejtim të banesave të fshatit Suhë dhe Stegopull. Zjarrfikëset së bashku me banorët e zonës kanë bërë të mundur që deri në orët e vona të natës të izolojnë zjarrin që ka rrezikuar banesat e të dy fshatrave. Si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe bar.

Tags: 14 vatra zjarri24 oret e funditEmergjencat Civilerritet numri i vatravesituata ne vend

TË LIDHURA

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!
Aktualitet

SPAK dhe BKH “zbarkojnë” në KULLËN “Alban Tower” në mes të Tiranës!

18:44 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë
Aktualitet

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
Next Post
DIBËR/ Procedohen penalisht të gjithë kryefamiljarët e një fshati, për çfarë akuzohen?

DIBËR/ Procedohen penalisht të gjithë kryefamiljarët e një fshati, për çfarë akuzohen?

A do t’i kandidojë Basha, Bregun, Topallin, Selamin dhe Patozin? Boçi: Nuk dimë ç’do bëjmë me ta!

Shpallja e qeverisë së re, deputeti i PD-së: Mbani frymën, lajmi “i madh” po na vjen!

Përplasen dy kamionë dhe një minibus, disa të vdekur në Angli

Përplasen dy kamionë dhe një minibus, disa të vdekur në Angli







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com