Autoritetet italiane kanë arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi akuzohet se keqtrajtonte partneren e tij.
Sipas mediave të huaja gjithçka nisi 30 qershorin e kaluar, kur një grua 45-vjeçare shkoi në urgjencën e spitalit San Jacopo në Pistoia për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të shumta në kokë dhe në pjesën e bustit.
Mjekët zbuluan se gruaja kishte dy brinjë të thyerja dhe ënjtje të ndryshme. Nga rikonstruksioni i ngjarjeve rezultoi se 38-vjeçari e kishte kërcënuar, ofenduar dhe rrahur partneren e tij. Ai kishte shkuar në punën e saj për ta kontrolluar, i kishte parë telefonin, madje dhe i kishte kontrolluar pjesët intime për të mësuar nëse kishte pasur marrëdhënie të tjera me meshkuj.
Ndaj edhe prokurori akuzoi 38-vjeçarin shqiptar për keqtrajtim në familje dhe dhunë, por dënimi ndaj tij ende nuk është marrë.