Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Rrëzoi paktin detar të Berishës, koloneli: Pse Greqia s’mund të zgjerojë ujërat me 12 milje

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Rrëzoi paktin detar të Berishës, koloneli: Pse Greqia s’mund të zgjerojë ujërat me 12 milje

Koloneli në pension Myslym Pasha, ish-drejtor i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, iu përgjigj interesimit të gazetës “Panorama” për të hedhur dritë mbi negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar.

Kolonel Pasha, i cili ndodhet këto kohë në Uashington DC, shprehet se nuk ka pakt apo marrëveshje për detin mes dy palëve, por vetëm bisedime, për standarde ndërkombëtare detare si një parapërgatitje, por jo pakt.

Sipas tij, termi zgjerim hapësire me 12 milje për Greqinë, i cituar nga ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, nuk është asgjë tjetër përveçse e drejta që i njihet si Shqipërisë ashtu dhe Greqisë mbi bazën e Konventës Montego Bay, ku të dy vendet janë anëtarësuar. Ai denoncon reagimet e ditëve të fundit të opozitës, të Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Tritan Shehut, të cilët, sipas tij, mbrojnë paktin e 2009- s, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

MYSLYM PASHA

Prej dy ditësh një pjesë e bashkësisë së shqiptarëve janë të trazuar dhe shumë të goditur prej lajmeve që përhapen në bazë të deklaratave qeveritare diplomatike, që bëhen nga Republika e Greqisë dhe ajo e Shqipërisë për delimitimin e kufijve detarë midis dy shteteve. Le të qetësohemi në përqendrim dhe arsyetim… S’ka Marrëveshje, askund. Ka vetëm Diplomaci dhe instrumente të saj. Ka përçapje që të sillet në tavolinën diplomatike diskutimi i rinisjes së negociatave. Por, ama nuk ka ende Negociata të drejtpërdrejta teknike (siç e kuptoj unë). Janë përafrime reale, paqësore dhe racionale për të ritrajtuar një Marrëveshje, e cila e ka rrënjën në fajin e shtetit shqiptar të kohës së Berishës, që jo vetëm fali detin e shqiptarëve, por përkeqësoi marrëdhëniet me Greqinë. Shqiptarët dëgjojnë terma të së Drejtës Detare Ndërkombëtare, të cituara dhe pastaj vënë duart në kokë dhe komentojnë ashtulloj sa të të luajë tepeleku i kokës. Kriza morale që po kalojmë, është duke u thelluar edhe më keq. Shqiptarët, me të drejtë, nuk besojnë në shtetin e tyre. Ndaj aq shumë reagime ka pasur në mediume të ndryshme e portale, sa s’qenë përfytyruar.

Po komentoj se si është prurë në mediumet tona intervista e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Kotzias.

1. Pala shqiptare ka pranuar se Greqia ka të drejtë që t’i shtrijë deri në 12 milje ujërat e veta territoriale.

“Është e papranueshme ta sjellësh për shqiptarë dhe grekë këtë deklaratë diplomatike për një çështje kaq të ndjeshme se sa kjo ndarje detare aq shumë e debatuar, pa i bërë sqarimet e duhura. Ka 36 vjet që në UNCLOS (Konventa e Montego Bay) është vendosur e Drejta Detare e 12 miljeve detare (22,22 km shtrirje) për shtetet, sikundër edhe për Shqipërinë dhe Greqinë. Si mund të “bisedohet” në këto trajtesa diplomatike për një të Drejtë kaq të njohur të të dy shteteve, të cilën nuk e vendosin ata?! Nga shumë shqiptarë kjo është kuptuar sikur “Greqia do të marrë 22,22 km det në hapësirën detare”!! Ja se ç’bëhet!

Ky standard është ai i Detit Territorial (Territorial Sea = Det Shtetëror) të secilit shtet. Duke filluar nga përmbyllja gjeometrike detare: Othoni-Vijat e Bardha ku përvijon Kanali i Korfuzit, i gjithë deti midis nesh është Territorial Sea (Det Territorial), të dy shtetet nuk tejkalojnë 24 milje detare. Otranto dhe ngushtica e saj ku ndodhet dhe pika “treshe” ka një hapësirë detare ku tejkalohet Deti Territorial 12 milje, ku del në pah, Hapësira Ekonomike Ekskluzive dhe Shelfi Kontinental.”

2. I pyetur nga gazetari se çfarë po bëhet me Shqipërinë për zonat ekskluzive ekonomike, Kotzias është përgjigjur:

“Ramë dakord”.

“Ratë dakord?”

“Po”, përgjigjet ministri i Jashtëm grek.

Në vijim ne duhet të shpjegojmë… se është “rënë dakord” për diçka që “s’është rënë dakord”, por ndoshta ia vlen që të shpjegohet për grekë dhe shqiptarë se ç’janë standardet e Ligjit të Detit.

Kjo të bëhet që të mos interpretohet nga Kazani, intervista e ministrit të Jashtëm grek, Kotzias.

Ndaj ne po citojmë për njohje se ZEE janë tej 22,22 km (Det Territorial) dhe po kështu 22,22 km është ZEE (Ligji i Detit rrëfen se tej 12 miljeve detare, vijon deri në 200 milje e kjo shtrirje përbën EEZ brenda së cilës shteti bregdetar, Greqia dhe Shqipëria kanë kontroll mbi peshkimin dhe shfrytëzim të tij.

Tej 22,22 km (Det Territorial), i cili është ashtu sikundër hapësira tokësore me të Drejtat e Sovranitetit në Det dhe Hapësirë Ajrore, vjen edhe një standard tjetër (Deti i Afërt) me 22,22 km shtrirje, që përbën vijimin e ZEE. Këto standarde janë të pranishme në Ngushticën e Otrantos midis tre shteteve Itali, Greqi dhe Shqipëri, për të cilën del një problem shumë pikant, mbasi të tre këto shtete edhe pse standardet e Ligjit Ndërkombëtar ekzistojnë, nuk kanë të njëjta rrethana gjeografike, pasi Greqia përbën në këtë gjeohapësirë një Arkipelag ishujsh që s’mund të jenë të njëvlershëm me Hapësirën e Dheut Kontinental të Shqipërisë. Kjo është “thembra e Akilit”, e diskutimit, jo pse Shqipëria ka humbur aq shumë Det nga Marrëveshja e parë (që tani nuk ekziston). Pra, besoj se në këto shqyrtime përgatitore është folur për parime dhe standarde, por s’është përgatitur asnjë dokument i shkruar dhe pranuar. Duke besuar edhe Ditmir Bushatin, ministrin e Çështjeve Europiane, dhe Kotzias se kanë rënë dakord për standarde ndërkombëtare detare si një parapërgatitje, por jo Pakt!

3. Kur thoni “ramë dakord”, do t’i shtrini ujërat territoriale në 12 milje? Vijon intervista e Kotzias…

Si mund ta shpjegosh, pas kësaj, këtë shtrirje 12 milje… mbasi tej kësaj, nuk ka det Territorial, (sepse ai është vetëm 12 milje) pra, kësisoj, këtu nuk është faji i ministrit, por i kazanit të lajmeve. Vetëm këtu bëhet fjalë për ZEE (Zonat Ekonomike Ekskluzive). Prandaj shqiptarët e dashur, por që nga pashpjegimi i duhur, të ndjeshëm siç janë ndaj çështjes kombëtare, janë gati të ngrihen në kryengritje e të dalin për shembull siç i ka lajmëruar një Bej, të bëjë një miting proteste!? Në atë miting mund të shkojë Berisha, Shehu, Meta gjithë negociatorët që presin me veshët ngritur që të ndodhë vijimi i së njëjtës shitje… sepse këta, sot e kësaj dite, janë mbështetësit e Paktit që s’ekziston më. Ç’bëhet në nahijen tonë? Për ta ditur se vetëm në Otranto, siç e shpjeguam aty pari, bëhet fjalë për ZEE midis tre shteteve, hapësirat që përfitojnë nuk janë të barabarta, por në vlerësim peshor sipas kushteve (Dhe kontinetal, Ishuj, Shkëmbinj detarë etj.).

4. “Këto janë zonat bregdetare, po do ta bëjmë kur të vijë koha.”

Nuk ka “zona bregdetare”, por terminologji ndërkombëtare për përcaktimet e Ligjit të Detit. E rëndësishme është të kuptohet nga qytetarët shqiptarë dhe grekë se do t’i vijë koha siç thotë ministri i nderuar Kotzias që të trajtohen e të negociohen. Ky është kumti më i rëndësishëm që marrim në këtë parapërgatitje.

5. “Zonën ekskluzive ekonomike mund ta shpallësh kur tjetri ka pranuar që, sidoqoftë, e ke të drejtën për 12 milje.” Sërish jemi në trajtim standardesh ndërkombëtare dhe jo në një Pakt Delimitues Detar. Ne kemi pranuar Detin Territorial 12 milje. Shteti grek e ka pasur sipas ligjit të brendshëm 6 milje dhe Montego Bay e ka çuar në 12 milje. Mirëpo, vini re me kujdes se, siç u tha, nga Othoni e deri në Ftelia, e gjithë hapësira është Det Territorial. Vetëm në Otranto, por edhe në Kanalin e Korfuzit, kur të arrihet Pakti, do të diskutohet se a janë rrethana të njëjta gjeografike dhe a mund të përfitojë një ishull apo një Shkëmb aq sa fiton një Dhe Kontinental? Pakti Greqi – Itali, fatmirësisht, ka bërë qasjen shembullore kur nuk i ka dhënë të njëjtën largësi Greqisë, në krahasim me Italinë që është Dhe i vijueshëm Kontinental.

6. Domethënë e pranuan?

Kotzias: Po.

Me aq tejdukshmëri sa ka nga këto intervista, ne hamendësojmë se Ministrat dhe stafet e tyre diplomatike kanë folur për standarde dhe parime. Këto standarde dhe parime janë zbatuar në disfavor dramatik për Shqipërinë. Në qoftë se do të bëhet ndonjë miting grotesk e i turpshëm antikombëtar, kryengritës, ma merr mendja se tre nga njerëzit shtetarë shqiptarë që vijojnë të mbështesin Paktin e Përmbysur, të cilët janë, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Tritan Shehu do të dalin me llogari dhe harta, në mbrojtje të atij Pakti.

Titulli origjinal i autorit: UJKU, GJURMA, PAKTI DETAR DHE AKTI I SOTËM DIPLOMATIK

Tags: kolonelime 12 miljepaktin detarPse GreqiaRrëzois’mundtë Berishëstë zgjerojëUjërat

TË LIDHURA

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës
Kryesore

Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës

08:51 | 12/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Shefi i diplomacisë serbe pohon se s’do të ketë sanksione nga BE-ja pas vizitës së Vuçiçit në Moskë
Rajoni

Shefi i diplomacisë serbe pohon se s’do të ketë sanksione nga BE-ja pas vizitës së Vuçiçit në Moskë

14:38 | 10/05/2025
Next Post
Gangsterët shqiptarë ngritën bandën mafioze në Angli, zbulohet teknika e sofistikuar që…

Gangsterët shqiptarë ngritën bandën mafioze në Angli, zbulohet teknika e sofistikuar që...

Video/Tërbohet polici, grushton shoferin në autostradë

Video/Tërbohet polici, grushton shoferin në autostradë

Video/Shoferi i autobusit me nxënës “tapë” në timon, nuk pranon…

Video/Shoferi i autobusit me nxënës “tapë” në timon, nuk pranon...

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja
Aktualitet

Çfarë ndodhi? Ndërpritet procesi në njësinë 5 në Tiranë, ja arsyeja

by mirseda
23:02 | 12/05/2025
0

Në njësinë 5 prej orës 22:00 është ndërprere numërimi. Shkaku, lodhja numëruesve të PD. Ndërkohë në 7...

E papritur! Alba kërkon largimin nga Ferma VIP

E papritur! Alba kërkon largimin nga Ferma VIP

23:00 | 12/05/2025
Kampion për herë të dytë, Egnatia “ngre në qiell” trofeun

Kampion për herë të dytë, Egnatia “ngre në qiell” trofeun

22:58 | 12/05/2025
Kokalari për Berishën: Humb zgjedhjet, non-grata s’u hoq, s’ishte besnik

Kokalari për Berishën: Humb zgjedhjet, non-grata s’u hoq, s’ishte besnik

22:12 | 12/05/2025
Prindërit e Albës: “Të duam pafund”, mesazh edhe për Limin

Prindërit e Albës: “Të duam pafund”, mesazh edhe për Limin

22:08 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com