Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rreziqet që vijnë nga mbivlerësimi i Vladimir Putinit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Rreziqet që vijnë nga mbivlerësimi i Vladimir Putinit

Nga Tinatin Japaridze & Lincoln Mitchell “Moscow Times”/ Nga Brexit, tek rritja e të djathtës ekstreme dhe gjithçka midis, disa anlistë perëndimorë janë të etur të gjejnë në çdo ngjarje negative në Shtetet e Bashkuara apo Evropë, gjurmët e Vladimir Putinit. Dhe akoma më tej, disa veprime të fundit të orkestruara nga Moska, sugjerojnë se Rusia mund të mos jetë aq e fuqishme sa po e besojnë gjithnjë e më shumë Evropa dhe SHBA-ja.

Helmimi i Sergei Skripal në Salisbëri të Britanisë së Madhe, sulmi ndaj agjencive ndërkombëtare anti-doping në fushën e sportit, dhe sulmi kibernetik ndaj Gjykatës së Hagës, për të mos përmendur ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, të gjitha kanë kontribuar në një paranojë në rritje rreth aftësive të Vladimir Putinit.

Prandaj, hiper-pritshmëria rreth lëvizjeve të ardhshme të Putinit, përshkuan narrativat e lidhura me Rusinë në Perëndim. Paradoksalisht, kjo situatë është në favorin e Putinit. Në më shumë se një rast, mediat e financuara nga Kremlini kanë nxitur rusofobinë në Perëndim, si “dëshmi” të mëtejshme se përse Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk mund dhe s’duhet të besohen.

Kjo taktikë, i ka lejuar gjithashtu mediat që zakonisht tallin linjën e Kremlinit, të zhvendosin kritikat nga autoritetet ruse, tek ato në në Perëndim. Ka mundësi që regjimi i Putinit të përfitojë, nga ringjallja e këtyre stereotipave të Luftës së Ftohtë.

Ringjallja e paradigmës “ne” kundrejt atyre “atyre”, po e ngre ngadalë Rusinë sërish në nivelin e

një superfuqie globale. Kur Perëndimi ia atribon problemet e veta, “dorës së fshehtë” të udhëheqësit rus, nuk arrin të ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar rrënjët e problemit.

Për shembull, pas zgjedhjeve të vitit 2016, në të cilat Rusia ndërhyri dhe ndoshta ndryshoi rezultatin, amerikanët u përqendruan gati ekskluzivisht tek roli i Moskës, dhe shpërfillën plotësisht të gjitha mënyrat e tjera përmes të cilave zgjedhjet keqadministrohen, janë diskriminuese dhe jo-demokratike.

Kjo bëri që amerikanët të jenë të papërgatitur për problemet me listat zgjedhore, me fletët e votimit, dhe procedurat joefikase të numërimit, që ka shumë të ngjarë të kenë ndikuar në zgjedhjet e kryesore në shtetet amerikane të Floridës, Xhorxhias dhe gjetkë në zgjedhjet afatmesme të vitit 2018.

Rezulton se Rusia nuk ishte aq e përfshirë në zgjedhjet tona këtë herë, duke e lënë popullin amerikan të bënte vetë një mish-mash. Ka gati 2 dekada qëkur gazetarët perëndimorë, kanë filluar të pyesnin:”Kush është zoti Putin?”. Megjithatë, pyetja mbetet pa përgjigje.

Ose, më mirë, pyetjes i është dhënë përgjigje në shumë mënyra. Dhe përgjigja ka ndryshuar, në atë nëse Perëndimi e nënvlerëson apo mbivlerëson zotin Putin dhe Rusinë në përgjithësi. Përgjigjja ndryshon në bazë të veprimeve specifike të kryera nga regjimi i tij në vendet fqinje, dhe në arenën globale. Nuk ka një qasje e qartë dhe të njëanshme për ish-shefin e FSB-së. Fenomeni Putin, mund të vazhdojë njëkohësisht si një nga temat më të thjeshtësuara, por të mbingarkuara dhe të mbivlerësuara të diskursit liberal perëndimor.

Ironikisht, ekziston edhe rreziku për ta nënvlerësuar hapur Putinin, siç bënte ndonjëherë Barak Obama. Ish-presidenti amerikan, besonte se akti i thjeshtë i tregimit të muskujve nga Rusia jashtë vendit, nuk buronte nga pozitat e forcës, por nga një sërë dobësish të mëdha, që vinin nga epoka sovjetike dhe destabiliteti dhe kaosi i viteve 1990.

Putin ka investuar energji dhe burime të konsiderueshme, për ta kundërshtuar këtë pikëpamje. Ai ka synuar të tregojë, se ndonëse Perëndimi nuk mund ta pranojë ose ta respektojë Rusinë si një fuqi të barabartë, ai do të jetë e detyruar të marrë parasysh Rusinë.

Putin ka zëvendësuar përpjekjet e tij të mëparshme, për të fituar respektin e aleancave euroatlantike, me ngjalljen e frikës tek kjo këto të fundit to, ndërsa përpiqet të rivendosë statusin e “fuqisë së madhe” të Rusisë. Ndërsa misioni i tij mesianik për të ringjallur madhështinë e Rusisë, vazhdon të diktojë shumë prej veprimeve të Kremlinit si në vend ashtu edhe jashtë vendit, rryma dhe rrjedha e vazhdueshme e rusofobisë në SHBA, do ta ndihmojë në fund të fundit dhe jo pengojë regjimin e Putinit.

Mbivlerësimi i rolit të Kremlinit në skenën botërore, përmes një lenteje të ngjyrosur nga ndjenjat anti-ruse, do të vazhdojë të mjegullojë aftësinë e Amerikës për të vlerësuar forcën reale të ushtrisë ruse. Ajo gjithashtu do të sigurojë që Shtetet e Bashkuara, të bëjnë një sy qorr ndaj çështjeve kritike në frontin e brendshëm.

Në vend që të mbi-analizohet Putini, për Shtetet e Bashkuara mund të jetë më produktive të përqendrohen në ndarjet e brendshme, dhe në institucionet e dobëta politike. Në një periudhë afatgjatë, këto çështje do të dëshmohen të jenë një armë më e rrezikshme, për shkaktimin e një çarjeje në shoqërinë amerikane, me ose pa ndërhyrjen dashakeqe të Rusisë. Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

 

TË LIDHURA

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare
Aktualitet

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

21:50 | 17/06/2025
Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen
Aktualitet

Zjarri në Krastë, flakët nën kontroll, puna vazhdon për shuarjen

21:15 | 17/06/2025
Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes
Aktualitet

Një person bie në kontakt me energjinë elektrike, ambulanca drejt vendngjarjes

20:11 | 17/06/2025
Next Post
Ish-presidenti i Realit zbulon arsyen pse iku Zidane, tifozët do ‘urrejnë’ Perezin

Ish-presidenti i Realit zbulon arsyen pse iku Zidane, tifozët do ‘urrejnë’ Perezin

Nuk e dinte që ka origjinë shqiptare, Panucci tenton të bindë argjentinasin

Nuk e dinte që ka origjinë shqiptare, Panucci tenton të bindë argjentinasin

Vjedhja në Pashaliman/ Të hënën 4 ushtarakët para gjykatës, ndaj tyre 3 akuza

Vjedhja në Pashaliman/ Të hënën 4 ushtarakët para gjykatës, ndaj tyre 3 akuza

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

DASH: Amerikan i vrarë në Ukrainë, dënohen sulmet në Kiev
Bota

DASH: Amerikan i vrarë në Ukrainë, dënohen sulmet në Kiev

by mirseda
22:50 | 17/06/2025
0

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja...

Takimi 1-orësh i Trump me këshilltarët e sigurisë, zbulohen detaje

Takimi 1-orësh i Trump me këshilltarët e sigurisë, zbulohen detaje

22:46 | 17/06/2025
“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

“Mbappe meriton Topin e Artë, do i jepja atij katër ose pesë të tillë”

22:24 | 17/06/2025
Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

Nga Dumani e Stafa, ja të shumëkërkuarit që iu dorëzuan drejtësisë shqiptare

21:50 | 17/06/2025
Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

Lojtari i Realit: Fitojmë Botërorin e Klubeve! Rinovimi? Madridi është Madrid

21:30 | 17/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com