Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rrëmbimi i gazetarit nga regjimi bjellorus, një precedent i rrezikshëm global

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Udhëtonte nga Athina, Lukashenko mori peng avionin për gazetarin 26 vjeçar

Nga Gideon Rachman “Financial Times”

“Rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla”, një frazë shumë e dashur nga diplomatët, mund të tingëllojë tashmë si një klishe e pakuptimtë. Madje, kryeministri britanik Boris Xhonson, ka marrë në konsideratë udhëzimin e zyrtarëve të tij, që të mos e përdori më këtë term.

Por nëse ka nga ata që dyshojnë në nevojën për një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duhet që të kenë parasysh atë që sapo ka ndodhur me fluturimin Ryanair FR4978 nga Greqia në Lituani. Aeroplani ishte duke fluturuar mbi Bjellorusi kur u detyrua të ulej në Minsk, duke i dhënë mundësi policisë të arrestojë Roman Protaseviç, një gazetar i njohur Bjellorus, që ka raportuar mbi shtypjen brutale të regjimit në vendin e tij të lindjes.

Mesa duket, arrestimi u krye me urdhrin direkt të presidentit Aleskandër Llukashenko, që po përpiqet të qëndrojë me çdo kusht në pushtet,që kur vodhi zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Bjellorusia është një vend i vogël, me një popullsi pak më pak se 10 milionë banorë. Por ky rrëmbim nga ana e regjimit të Llukashenkos krijon një precedent të rrezikshëm global.

Ai do të merret si model nga vendet shumë më të mëdha, që gjithashtu synojnë të kapin armiqtë e tyre të brendshëm që ndodhen aktualisht jashtë vendit, dhe në veçanti për Rusinë (që është aleatja më e afërt e Bjellorusisë), Kinës dhe Iranit.

Nga tani e tutje, pasagjerët që udhëtojnë nga Evropa në Azi, do t’u duhet t`i hedhin shpesh një sy itinerarit të tyre të fluturimit, për të kuptuar nëse do të kalojnë mbi Rusi apo Iran. Nëse edhe Bjellorusia e vogël është në gjendje t’i kërkojë një avioni të devijojë nga rruga dhe të ulet në Minsk, çfarë do t’i ndalojë iranianët të detyrojnë një avion të ulet në Teheran, apo rusët të detyrojnë një avion të ulet në Siberi?

Sapo vendoset një precedent, kërcënimi i mundshëm do të shtrihet edhe përtej qytetarëve të këtyre vendeve, dhe madje edhe përtej kufijve të tyre. Ata që kanë menduar se ia vlen të kundërshtohet pretendimi i Kinës për sovranitet mbi të gjithë Detin e Kinës Jugore, mund t’i kuptojnë më mirë rreziqet.

Gati një e treta e tregtisë detare në botë kalon në ato ujëra. Nëse Kina mund të pretendojë të drejtën për të kapur ndonjë anije apo avion që e kalon Detin e Kinës Jugore, kjo gjë do të sillte një bllokim të tregtisë globale. Dhe kërcënimi i ndalimit nuk prek vetëm disidentët kinezë, rusë apo iranianë që jetojnë jashtë vendit.

Por ai shtrihet potencialisht edhe tek të huajt që nuk i pëlqejnë ato regjime. Qeveria ruse ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të arrestuar investitorë britaniko-amerikan, si Bill Brouder, që drejtoi fushatën e suksesshme për të vendosur “Sanksionet Magnitsky” ndaj Moskës.

Një nga evropianët e futur në listën e zezë të Kinës kohët e fundit, më tha se ai shqetësohej për shkak të pamundësisë për të udhëtuar në Kinë. Por ai ka frikë se Pekini mund të përpiqet të arrijë arrestimin e tij në një vend të tretë. “Në fund të fundit, ata do të mendojnë se kjo është mënyra se si veprojnë superfuqitë”- më tha ai.

Kjo mendësi mbështetet në precedentët negativë të vendosur nga vetë SHBA-ja, përmes politikave të saj të sulmeve me dronë dhe “kompetencave të jashtëzakonshme” të autoriteteve të sigurisë gjatë “luftës kundër terrorit”.

Amerikanët mund të justifikohen duke thënë se ky lloj trajtimi rezervohej për ata që kryenin apo planifikonin akte terroriste kundër SHBA-së apo aleatëve të saj. Në fakt, sot aktivisti për liri demokraci, cilësohet si terrorist në një vend autoritar. Kështu,Bjellorusia e kishte vendosur gazetarin Protaseviçc në listën e terroristëve.

Asnjë njeri i arsyeshëm nuk duhet ta pranojë ekuacionin bjellorus (apo kinez dhe rus),që barazon disidencës paqësore me terrorizmin. Por Amerika ka inkurajuar idenë se vendet e fuqishme mund të veprojnë përtej kufijve të tyre kombëtare duke arrestuar kundërshtarët e tyre.

Këto kompetenca janë alarmante edhe kur ushtrohen nga SHBA – një vend i drejtuar nga ligji që është i përkushtuar ndaj lirisë së fjalës. Ndërkohë kur përdoren nga shtetet njëpartiake, diktaturat dhe udhëheqësit e ndryshëm autoritarë në të gjithë globin, ato janë një recetë për një botë shumë më të rrezikshme dhe të paligjshme.

Realiteti shqetësues është se vendet autoritare po i drejtohen gjithnjë e më shumë asaj që Freedom House, një organizatë pro-demokracisë me qendër në SHBA, e quan “shtypje transnacionale” në një raport të sajin botuar në shkurt të këtij viti.

Raporti tregoi 6 vende që përdorin metoda të tilla si “vrasje, dëbime të paligjshme dhe rrëmbime” për të shtypur disidencën e mërgimtarëve:Kina, Turqia, Ruanda, Arabia Saudite, Rusia dhe Irani. Kina veçohet si vendi që kryen “fushatën më të sofistikuar globale dhe gjithëpërfshirëse të shtypjes transnacionale”.

Viktimat e këtyre fushatave përfshijnë Gui Minhai, një shtetas suedez i lindur në Kinë, që kishte botuar libra mbi jetën private të anëtarëve të famshëm të Partisë Komuniste Kineze. Ai u rrëmbye në Tajlandë në vitin 2015, dhe më vonë u burgos në Kinë. Një tjetër rast është ai i Pol Rusesabagina, një aktivist politik nga Ruanda, i rrëmbyer në Dubai vitin e kaluar, dhe i dënuar në Ruandë me akuzat e terrorizmit.

Veprimi i ndërmarrë nga Bjellorusia, përfaqëson një përshkallëzim flagrant të kësaj tendence. Por ky moment i rrezikshëm, përfaqëson edhe një mundësi për ta ndalur rrëshqitjen në paligjshmëri ndërkombëtare. Bashkimi Evropian, SHBA-ja,Britania dhe të tjerët, duhet të veprojnë së bashku për të siguruar që lëvizja e regjimit bjellorus të shoqërohet me sanksione. Për shembull, duke njoftuar që hapësira ajrore bjelloruse është e pasigurt, dhe më pas duke ndaluar fluturimet ndërkombëtare brenda ose jashtë vendit. Nëse Llukashenko sillet si një bandit ndërkombëtar, ai duhet të trajtohet si i tillë. Është koha të mbrohet rendi dhe ligji ndërkombëtar, para se të jetë tepër vonë.

burimi: https://www.ft.com/content/02c0004a-7dfa-46b9-80ef-a88e4ef35d9a

Përshtatur nga Tirana Today

Tags: bjellorusiFinancial Timesprecedent

TË LIDHURA

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur
Bota

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë
Bota

Sulm i frikshëm nga tigri në Tajlandë

22:11 | 31/05/2025
Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës
Bota

Ndërron jetë në moshën 70 vjeçare babai i Rihannës

21:42 | 31/05/2025
Next Post
Shqiponja në “Eurovision” tërboi serbët, Gjon’s Tears reagon për herë të parë

Shqiponja në "Eurovision" tërboi serbët, Gjon’s Tears reagon për herë të parë

Si e polarizoi më tej botën pandemia e Covid-19

Si e polarizoi më tej botën pandemia e Covid-19

“Të hënksha m**in, më jep pak ujë”, Tirja mbetet pas hekurave

"Të hënksha m**in, më jep pak ujë", Tirja mbetet pas hekurave

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com