Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rrëfimi i burrit me 5 fëmijë të mitur: Gruaja më ka ikur, më ka lënë vetëm

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Rrëfimi i burrit me 5 fëmijë të mitur: Gruaja më ka ikur, më ka lënë vetëm

U martua para 17 vjetëve me mesitni. Por martesa e Zejnullah Tërstenës nga Ferizaj me A. Hoxhën, 33 vjeçare, nuk zgjati më shumë se 17 vjet. Ajo, më 29 nëntor, u largua nga shtëpia duke lënë pas 5 fëmijë. I madhi 16 dhe i vogli 7 vjet. Burri i saj, Zejnullahu, e ka lajmëruar rastin në polici, ndërkohë thotë se gruaja i doli nga shtëpia të enjten që lamë pas. Policia po i vazhdon hetimet. Vendndodhja e 33-vjeçares ende nuk dihet.

Policia e Kosovës është në kërkim të A. Hoxhës, 33 vjeçe, nga Ferizaj. Ajo u raportua e zhdukur të enjten që e lamë pas nga ana e bashkëshortit të saj, Zejnullah Tërstena. Ai thotë se gruaja i doli nga shtëpia pasditen e së etjes, duke e marrë vetëm një pallto me vete, e duke i lënë 5 fëmijë dhe burrin në shtëpi.

Gazeta Express, të hënën, ka qëndruar në shtëpinë e Zejnullahut. Ai ka dhënë detaje rreth martesës me gruan e tij.

Zejnullahu thotë se dyshon që gruaja i doli nga shtëpia për një njeri tjetër. Ai dyshon se ajo ka krijuar lidhje me një person dhe se me të njëjtin ajo është larguar.

“Ajo nëse nuk ka dashtë me nejtë, mos të rri. Me zor kërkush kërkond nuk mund me e ndal. Nga data 29 ajo ka dalë nga shtëpia. Unë me të kam qenë i martuar që 17 vjet. Më herët ia pata zanë dy telefona, pa karta kishin qenë ata. Aty pata ushtru dhunë në të. Unë i pata thanë nëse ka naj sen, i pata thanë trego”, tregon Zejnullahu.

Por, tutje, Zejnullahu tregon se gruaja e tij, fshehtas tij, i kishte mbajtur disa telefona me vete. Madje ditën kur ajo u largua nga shtëpia, ai tregon se ajo kishte qenë duke folur me dikë në telefon.

“Unë javën e kalume erdha në shpi. Gruaja ke te shporeti i druve. Unë e pashë që ajo gjuajti diçka pas shporetit. Kur u afrova po e shoh, një telefon e kishte gjujt aty. Ajo në ato fjalë, iku nga dhoma. Unë thashë shkoi jashtë shtëpisë. Unë në atë moment shkova te miqtë (familja e grusë), me iu tregu se çka ka ba ajo. Por ajo, kur kam dalë unë ishte kthy në shtëpi e ka marrë një pallto edhe është larguar. Më që nga ajo ditë, ne atë nuk e kemi pa”, tregon ai.

E gjithë këtë punë, Zejnullahu e ka raportuar në polici.

“Ne që pesë ditë nuk e dimë nëse e ka mbytë najkush. Apo çfarë ka ndodhë me të.  Nuk di se çka të them për një grua që i len 5 fëmijë dhe ikë me tjetrin”, rrëfehet tutje i zoti i shtëpisë së familjes Tërstena nga Ferizaj.

Ndërkohë, për gjithë këtë punë, policia e stacionit rajonal në Ferizaj, janë duke i vazhduar hetimet.

Nga aty thonë se ende nuk e kanë zbuluar vendndodhjen e 33-vjeçares.

“Ne jemi duke i vazhduar hetimet lidhur me këtë punë. Unë mund t’ju konfirmoj se me datë 29.11.2019-18:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin”, i ka thënë gazetës, Basri Shabani nga policia rajonale në Ferizaj.
E fëmijët e 33-vjeçares janë duke kërkuar që nëna e tyre t’iu kthehet në shtëpi.

Zejnullahu thotë se do ta pranojë atë, por që fillimisht duhet t’i sqarojnë të gjitha rrethanat se përse ajo u largua nga shtëpia

“Nëse ajo kthehet, ne do t’i flasim të gjitha gjërat bashkë. Do t’i sqarojmë të gjitha gjërat”, ka thënë ai. /GazetaExpress

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
Sulmet kibernetike/“Rusia po përgatitet që të shkatërrojë botën”

Çekia ndjehet ‘e frikësuar,’ fajëson Rusinë për sulme kibernetike

Basha për denoncimin e Xhiseilës: Gjithë shteti përballë një jetimeje

Basha: Rama vodhi 1.9 mld euro nga taksat e shqiptarëve, i përdor për luks

ARC, njihuni me motoçikletën elektrike që kushton mbi 100 mijë dollarë

ARC, njihuni me motoçikletën elektrike që kushton mbi 100 mijë dollarë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com