Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rrëfehet De Biasi: Pas humbjes me Luksemburgun, i “masakrova” lojtarët

9 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Rrëfehet De Biasi: Pas humbjes me Luksemburgun, i “masakrova” lojtarët

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi është rrëfyer në një intervistë lidhur me vitet që kaloi nën drejtimin e ekipit kuq e zi.

Teksa ishte i ftuar në “Top Story”, De Biasi tha se kujtonte çdo moment, që nga dita e parë e mbërritjes në Shqipëri:

“Unë jam një elefant, kujtoj gjithçka. Kujtoj ditën e parë që kam ardhur këtu, shumë situata të bukura dhe të këqija, situata të vështira. Ajo që kujtoj është fakti që këto 5 vite ikën menjëherë. Unë kam ardhur këtu pesë vite e gjysmë më parë dhe vendosa unë që ta mbyll, sepse mendova që u mbyll rrugëtimi dhe dua ta lë duke ruajtur një kujtim shumë të bukur. Shpresa ime mbetet që kjo është tokë e jashtëzakonshme dhe në një të nesërme mund të na kryqëzojë sërish rrugët.”  

Gjithashtu, italiani foli për momentin se kur kishte vendosur që të dorëhiqej, fill pas ndeshjes me Izraelin, duke thënë se pas humbjes me Luksemburgun në miqësore, ai i kishte “masakruar” lojtarët:

“Mendoj se bëra një akt bujarie dhe përgjegjshmëria për Federatën dhe tifozët. Kisha mbërritur në një pikë pas humbjes me Luksemburgun dhe vendosa që duhej të ikja. Ishte një ndeshje që duhet ta fitonim të paktën 4-0 dhe jo ta humbisnim 2-1. Aty kam “masakruar” lojtarët dhe kanë kaluar një javë të tmerrshme dhe kjo u pa në fitoren me Izraelin. E kisha vendosur para ndeshjes me Izraelin dhe mendova që nëse vjen një trajner tjetër, lojtarët do të kishin arsye të reja për t’u bashkuar më shumë. Megjithatë, është e njëjta dritare. Unë them të njëjtat gjëra, të punosh psikologjikisht me lojtarët. Për këtë i dhashë mundësinë trajnerit të ri që me ndeshjet e mbetura në shtator dhe tetor, federatës që të sjellë një trajner të ri që të njohë lojtarët dhe të planifikojë eliminatoret e ardhshme, sepse unë mendoj që Shqipëria duhet të shkojë në finalet e europianit 2020 dhe nëse projekti nis që tani, mund të shkojë”, tha De Biassi.

Sa i përket të ardhmes së tij si trajner, ai pohoi faktin se mund ta vijonte karrierën në Arabi, pasi kishte një ofertë nga ky vend, ndërkohë që nuk preferoi të jepte emra të pëlqyerish prej tij, për të qenë pasues në pankinën shqiptare.

Tags: Gianni de Biasihumbja me Luksemburgunkombetarja shqiptarelargimi i trajnerit

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Next Post
Bëni durim me vapën, në këtë ditë do të bien temperaturat

Bëni durim me vapën, në këtë ditë do të bien temperaturat

Haradinaj nis lëvizjet e para për krijimin e qeverisë, ftesë Ymerit dhe Mustafës për takim

Haradinaj nis lëvizjet e para për krijimin e qeverisë, ftesë Ymerit dhe Mustafës për takim

Presidenti Trump shtyn vizitën e tij në Britani

Presidenti Trump shtyn vizitën e tij në Britani







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com