Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Roza Haxhiu, “Trëndafili i fushës së blertë”

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Roza Haxhiu, “Trëndafili i fushës së blertë”

Abdurrahman Roza Haxhiu ose Roza Haxhiu, siç njihet nga të gjithë, lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen “Kongresi i Lushnjës” më 30 shtator 1930. Djali i Bajram Haxhiut,një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës.

Që në fëmijëri Roza, ëndërronte të bëhej futbollist. Talenti i tij u duk që në moshën e re në ekipin e Traktorit të Lushnjës, siç quhej në ato vite skuadra lushnjare, dhe më vonë shkëlqeu në ekipet e Luftëtarit, Partizanit dhe Dinamos.

Gjatë karrierës së tij sportive, Roza u nderua me titullin e lartë “Mjeshtër i sportit” dhe u bë i njohur jo vetëm në vendin tonë, por edhe në arenën ndërkombëtare, duke luajtur me ekipin e Partizanit, Dinamos dhe në ekipet tona përfaqësuese. Në vitin 1955 tërhiqet për përforcim nga Dinamo në ndeshjen me Dozhën e Budapestit. Pas ndeshjes futbollisti i madh hungarez Suza do të shprehej “-Ai ,Roza, është një futbollist i kalibrit Evropian-në vitin 1958. Në fitimin e medaljeve të argjendta nga Partizani në spartakiadën e ushtrive të vendeve socialiste në Lajpcig në vitin 1958, Roza dha një kontribut të rëndësishëm.

Vitet e fundit të jetës së tij ia kushtoi përsëri futbollit. Ai punoi pa u lodhur si trajner i ekipit të Traktorit të Lushnjës. Me emrin e Rozës lidhet edhe rikthimi i Traktorit në kategorinë e parë (superiore sot) në vitin 1960, pas 6 vitesh në kategorinë e dytë. Që nga ajo kohë deri në vitet ’90, Traktori do të ishte pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Por sëmundja e rëndë, më 19 maj të vitit 1964, do ta ndante nga jeta Roza Haxhiun në një moshë fare të re, kur sapo kishte mbushur të 34 vitet.

Por rrugën e ndërprerë në mes të Rozës do ta vazhdonte, i biri Adnandi, i cili do të aktivizohej fillimisht me Shkëndijën dhe pas përfundimit të studimeve në ILKF “Vojo Kushi”, do të kthehej në qytetin e tij të lindjes për t’u aktivizuar me Lushnjën. Madje, Adnandi do të ulej edhe në krye që stolit të skuadrës lushnjare për pak kohë. Pas viteve ’90, Adnand Haxhiu do të emigronte drejt Gjermanisë, ku dhe aktualisht jeton. Por gjithnjë pa iu ndarë futbollit, Adnandi punon si mësues futbolli në ekipet e moshave të Schalke ’04. Por ka edhe një kuriozitet që lidhet me emrin e këtij legjende të futbollit lushnjar. Emri i vërtetë i Roza Haxhiut është Abdurrahman. Vëllai i tij e sqaron edhe “pagëzimin” e Abduharrmanit në Roza.

“Pas një sëmundje të rëndë që ka kaluar në fëmijëri, ai është dërguar në spitalin e Lushnjes. Doktor Çabej që u kujdes për të, pa se ai ishte një fëmijë shumë i bukur dhe i shëndetshëm. Në formën e një supersticioni doktor Çabej propozoi që atij t’i ndryshohej emri. Ai ishte i pari që e quajti Roza, për të simbolizuar më shumë një lule të bukur, siç është trëndafili. Që nga ai moment, emri i tij do të ishte Roza dhe nuk u ndryshua më kurrë”, tregon vëllai i Roza (Abdurrahman) Haxhiut.

Po ndërkohë, mos mendoni se stadiumi i qytetit të Lushnjës ka qenë aty ku është sot. Fusha e futbollit, aty ku Lushnja u ngjit në kategorinë e pare, para viteve ’60 ka qenë pikërisht ku është gjimnazi i sotëm, gati në qendër të qytetit. Pas viteve ’60 ka nisur ndërtimi i stadiumit të sotëm i qytetit të Lushnjës.

Fillimisht ai e ka patur emrin Traktori, ashtu si emri i skuadrës. Pas viteve ’90, më saktë në vitin ’92, me vendim të Këshillit Bashkiak të Lushnjës, stadiumit të futbollit iu vu emri i “Roza Haxhiut”, në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjar. Në kuadër të 30 vjetorit të vdekjes, 21 Maj 1994 u përkujtua në qytetin e Lushnjes legjenda e futbollit shqiptar, Abdurrahman Roza Haxhiu. Ceremonitë e organizuara nga Bashkia Lushnje dhe kryetari i Bashkisë Lushnje, Z.Kujtim Haxhiu, në nderim të figurës dhe veprimtarisë së A.Roza Haxhiut,nisën me një ndeshje që u zhvillua në stadiumin “A.Roza Haxhiu”.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë futbollistë, këngëtarë e aktorë si:Vaçe Zela (këngëtare),Margarita Xhepa (aktore),Ilia Shyti (aktor),Hysni Zela (këngëtare),Kolec Kraja (futbollist),Robert Jashari (futbollist),Ismet Bellova (komentator sportiv),etj. Ndërkohë,në sallën e kinoteatrit “Vaçe Zela”, u zhvillua edhe një aktivitet zyrtar nga Bashkia Lushnje ku folën miq e shokë mbi jetën dhe veprimtarinë e futbollistit legjendar Abdurrahman Roza Haxhiu. Në maj të vitit 2007 është realizuar dhe dokumentari “Trëndafili i fushës së blertë” në Televizionin Shqiptar TVSH i sponsorizuar nga Z.Altin Haxhiu kushtuar Abdurrahman Roza Haxhiu-t mbi jetën dhe veprimtarinë e futbollistit.

Tags: blertë”fushësHaxhiuRozatrendafili

TË LIDHURA

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit
Sport

Kosova i la pa shpresë për Botëror, Sllovenia “i tregon derën” trajnerit

16:58 | 01/12/2025
Gol me kokë, Manaj realizon në Emiratet e Bashkuara Arabe
Sport

Gol me kokë, Manaj realizon në Emiratet e Bashkuara Arabe

17:36 | 29/11/2025
Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj
Sport

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Next Post
Marrëveshja Xhafaj-Marku/Ministria, PD-LSI-së: Po e keqpërdorni, s’ka kthim pas!

Marrëveshja Xhafaj-Marku/Ministria, PD-LSI-së: Po e keqpërdorni, s’ka kthim pas!

Gara për FSHF/Fino: Federata po luan pisët, e vërtetojnë mesazhet e lojtarëve

Fino për buxhetin e FSHF-së: Po e vjedhin, zotohem për transparencë

Ekstradimi i Seitit/Gazetarja thumbon Ramën: E rrëmbyet, s’duhej të ndodhte!

Ekstradimi i Seitit/Gazetarja thumbon Ramën: E rrëmbyet, s’duhej të ndodhte!







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë
Aktualitet

Berat: Kamionçina bie në përrua, 4 të plagosur; 2 dërgohen në Traumë

by mirseda
22:36 | 01/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Mbreshtan-Pashalli. Një mjet, tip Xhip Kamionçinë, me tarha AA 488 EK,...

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

Gjunkshi, pas takimit me Salianjin, emërohet këshilltar sigurie në PD dhe falënderon Berishën

22:15 | 01/12/2025
Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

Aksident në Mbreshtan-Pashalli: Kamionçina në përrua, 4 të plagosur

21:50 | 01/12/2025
Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

Holanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve

21:21 | 01/12/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com