Milani dhe Juventusi luajnë në Jedah të Arabisë Saudite, sfidën finale të Superkupës së Italisë. Të dyja ekipet, para ndeshjes janë shfaqur mëse entuziaste, për të rrëmbyer trofeun. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, por bardhezinjtë kanë qenë dominues.
Ishte Matuidi që dërgoi topin në rrjetën e Donnarummas, por francezi ishte në pozicion jashtë loje dhe goli anulohet.
Ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë është Ronaldo që provon një goditje fluturimthi, por i pafat portugezi, pasi topi kalon pak mbi traversë.