E tashmja e Romës është ndeshja e parë e gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës: sonte verdhekuqtë do të luajë në Old Trafford kundër Manchester United.
Një ndeshje jashtë që do ta bëjë klubin kryeqytetas të shijojë ajrin e Evropës, atë që mund të pushtohet duke fituar trofeun.
Por për sezonin e ardhshëm, siç është thënë shumë herë në mediat italiane, Fonseca nuk do të jetë më trajneri i Romës: për momentin, Maurizio Sarri është në pozicionin e favoritit. Së bashku me ish-trajnerin e Napolit dhe Juventusit, që duket diçka e kryer, në kryeqytet pritet të vijë dhe sulmuesi polak Milik për të zëvëndësuar Dzekon.