Video / Gazetari nxjerr videon ekskluzive nga grabitja, njerëzit barkazi

Gazetari Enrik Mehmeti është bërë sot dëshmitar i grabitjes së argjendarisë, ku ka parë të gjithë skenën se si një person nën kërcënimin e një arme ka hyrë në argjendari.

Siç shihet edhe nga pamjet ekskluzive të siguruara për ‘BalkanWeb’ nga Mehmeti, shitësja e dyqanit dhe një person që gjendej aty për të blerë, bashkë me fëmijën e tij, janë shtrirë përtokë, ndërsa janë të terrorizuar.