Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Riorganizim i brendshëm në Polici, Proda: Rritje e efikasitetit

1 javë ago
in Aktualitet
Riorganizim i brendshëm në Polici, Proda: Rritje e efikasitetit

Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua takimi mes drejtuesve të lartë të këtij institucioni, drejtuesve të programeve dhe projekteve që asistojnë Policinë e Shtetit dhe Oficerëve Policorë Ndërlidhës të atashuar në vendin tonë.

Takimi kishte si qëllim, informimin mbi riorganizimin e brendshëm, në mbështetje të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe në përputhje me detyrimin ligjor për përshtatjen e strukturave të Policisë së Shtetit, për të luftuar me efikasitet format e reja, të avancuara dhe dinamike të kriminalitetit.

Në fjalën e tij, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ndër të tjera theksoi se “ky është një moment domethënës, si dhe një vendimmarrje e rëndësishme në rrugën e modernizimit, forcimit institucional dhe rritjes së efikasitetit të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve dhe në luftë ndaj krimit”.

“Reformat që po ndërmarrim nuk janë vetëm ndryshime strukturore, por një transformim i mënyrës së funksionimit të Policisë së Shtetit, me synim të qartë, forcimin e kapaciteteve profesionale, përmirësimin e reagimit ndaj sfidave të reja të sigurisë dhe garantimin e një policie më të afërt, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarit”, tha Proda.

Proda theksoi se çmon këtë mundësi për ta prezantuar dhe diskutuar këtë proces me partnerët ndërkombëtarë, sepse Policia e Shtetit ka qenë dhe mbetet e hapur për bashkëpunim pa barriera. Struktura u prezantua nga drejtoresha e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Anisa Duçkollari, e cila paraqiti ndryshimet e propozuara nga çdo strukturë.

Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati informoi partnerët mbi arsyet e ndryshimeve në këtë departament, me qëllim transformimin në një strukturë sa më efikase në luftë ndaj krimit të organizuar dhe krimeve globale.

Përfaqësuesit e misioneve dhe oficerët e kontaktit u shprehën të kënaqur për takimin, si dhe për vënien në dispozicion të materialit shpjegues për ndryshimet në strukturë. Gjithashtu, ata shprehën gatishmërine ë tyre, për të marrë pjesë aktivisht, nëpërmjet mendimeve dhe sugjerimeve, në procesin e modernizimit të mëtejshëm të strukturave të Policisë së Shtetit.

TË LIDHURA

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë
Aktualitet

Aksidente në rritje: Çdo 5 min traumë, Brataj kundër fëmijëve në sediljen e parë

21:16 | 14/11/2025
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi

17:57 | 14/11/2025
Përpunonin kanabis me qëllim shitje në një banesë në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari dhe 6 punonjësit
Aktualitet

Përpunonin kanabis me qëllim shitje në një banesë në Shkodër, arrestohet 36-vjeçari dhe 6 punonjësit

15:07 | 14/11/2025
Next Post
Vuçiç “tradhton” Putinin, telefonon Zelenskyn: Bashkëpunim për sigurinë rajonale

Vuçiç “tradhton” Putinin, telefonon Zelenskyn: Bashkëpunim për sigurinë rajonale

“Rusia po minon stabilitetin global!”/ BE thirrje Putinit: Përmbahuni për kërcënimet bërthamore

“Rusia po minon stabilitetin global!”/ BE thirrje Putinit: Përmbahuni për kërcënimet bërthamore

Kishin ngritur laborator droge, arrestohen 2 shtetasit shqiptarë në Itali

Kishin ngritur laborator droge, arrestohen 2 shtetasit shqiptarë në Itali







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Lezhë-Milot, dy të vdekur pas përplasjes së dy makinave

10:23 | 08/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025




TË FUNDIT

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje
Bota

E rëndë në SHBA, 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

by mirseda
07:49 | 15/11/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Nju Jork. Burim Havolli, 41 vjeç, me origjinë...

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

SPAK padit Majlinda Bufi për presion ndaj një votuesi në zgjedhjet 2023

22:40 | 14/11/2025
Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

Hoxhaj: Do konkurroj për kryetar të PDK-së, nëse shtyhet konventa

22:23 | 14/11/2025
Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

Deputetët e Kosovës marrin 1.9 mln euro, gjatë bllokadës institucionale

22:06 | 14/11/2025
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam

21:52 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com