Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

5 muaj ago
in Politikë
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Skandali elektoral në qarkun e Fierit është tashmë i konfirmuar nga të dhënat zyrtare. U vërtetua ajo që gazeta “SOT”, denoncoi me detaje disa ditë më parë për një skemë të mirëorganizuar të vjedhjes së votave në dëm të kandidatit Klevis Jahaj dhe në favor të “të preferuarit të Belinda Ballukut”, Ceno Klosit. Gazeta “SOT” raportoi se gjatë numërimit të mbi 60% të kutive, Klevis Jahaj po rezultonte me mbështetje të jashtëzakonshme, duke tejkaluar pritshmëritë dhe duke rrezikuar seriozisht pozitat e Ceno Klosit, “ushtarit” politik të Belinda Ballukut në Fier. Kjo e fundit, në rolin e drejtueses politike të qarkut ndërhyri personalisht për të ndalur këtë “rrjedhje” votash drejt Jahajt.

Statistikat e nxjerra nga procesi i rinumërimit hedhin dritë mbi nivelin e manipulimit. Në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” brenda dy ditëve të rinumërimit të votave për qarkun e Fierit u hapën 433 kuti nga 587 kuti. Deri më tani rezulton se Ceno Klosi ka humbur 930 vota nga rezultati fillestar. Ndërkohë, Klevis Jahaj ka fituar 454 vota. Përveç PS shifrat e rinumërimit tregojnë se kampione e votave të pamerituara në PD është Silva Hasaj me 670 vota që i zbriten nga rinumërimi, më shumë se 18% e votave nga rezultati i 11 majit. Hasaj ndiqet nga Gentian Çela, të cilit i zbriten 215 vota.

Zegjineja siguron mandatin

Nga ana tjetër, mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 5 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 63 vota. Partisë Demokratike i zbriten 108 vota të pamerituara, ndërsa Partisë Socialiste i shtohen 12 vota nga rinumërimi. Shifra këto që i zbehin shpresën Lapajt për t’i marrë PS një mandat në Fier. Nisma Shqipëria Bëhet shpreson që të marrë 519 votat e nevojshme dhe të fusë në Kuvend kandidatin Azmer Duleviç. Por, zhvillimet deri tani nuk i kanë shkuar në favor. Pasi, jo vetëm që PS është fuqizuar, por nga ana tjetër Lapajt i janë zbritur 9 vota. Humbje të vogla kanë pësuar edhe parti të vogla si Lëvizja Bashkë që i zbriten 9 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i zbritet 1 votë. Përveç PS-së, që i shtohen vota, edhe Partisë Socialdemokrate i shtohen 7 vota, kurse Mundësisë i hiqen 3 vota, që i janë shtuar nga numërimi fillestar. Në PD nuk mund të këtë asnjë ndryshim, pasi kjo parti arriti të marrë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur.

A do të ketë kallëzime penale?

Gjithashtu, anëtari i KAS, Ledio Braho, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po rinumërohen votat e qarkut të Fierit, tha dje se mund të bëjnë kallëzim penal për grupet e rinumërimit që i kanë shtuar në bllok vota kandidatëve. “Do të shihet rasti i grupit të numërimit nëse janë grupe rinumërimi të njëjta që kanë bërë këto lëvizje apo janë të ndryshme. Por megjithatë kur votat janë në nivele të tilla, çështja duhet parë më në themel. Ne patjetër që do bëjmë ato verifikimet tona me aq sa kemi mundësi nga ça del nga kutitë e fletëve të votimit. Por që të arrijmë një rezultat, duhet të kemi emrat e grupit të numërimit, duhet të shohim kutinë e materialeve zgjedhore.

Pra, janë një sërë elementësh që ne do të kërkojmë informacion të mëtejshëm që të kryhet edhe nëpërmjet KQZ dhe në varësi të saj, pastaj do të ketë një qasje nëse do të procedohet me kallëzim penal apo jo. Por duhet të kemi parasysh që tabela e rezultateve nuk është një gjë që është një informacion konfidencial që e ka vetëm KAS apo vetëm komisioneri. Është informacion publik, prokuroria e Fierit i ka të gjithë mundësitë që të nisë”, u shpreh Braho. I pyetur se përse KAS nuk ka marrë ende një vendim për qarkun e Elbasanit, ku PD pretendon se ka pasur tren bullgar, Braho theksoi se do ta shqyrtojnë pasi të mbyllin procesin e rinumërimit. Sipas tij, kur u bë verifikimi i materialeve zgjedhore, PD nuk kërkoi rinumërim, duke shtuar se nuk beson se do të bëjë një kërkesë të tillë tani, duke parë edhe rezultatet e Tiranës dhe të Fierit. Sipas tij, nuk ka pasur shtysë nga partitë drejt numëruesve për trafikimin e votave.

“Nuk ka asnjë kërkesë deri tani nga PD. Kjo është shtyrë për arsye që ne mos pezullojmë procesin këtu sepse seanca për shqyrtimin administrativ të Elbasanit të vijojë në ambientet e KQZ, ku bëjmë mbledhje. Kështu që kemi vendosur që të mbarojmë edhe Durrësin dhe pastaj të zhvillojmë katër seanca për këto katër qarqe. Unë nuk e shpreh votën, sepse nuk e di çfarë pretendimesh do të ngrihen në seancë. Por ajo që mund t’ju them është që në seancën e fundit që është zhvilluar përpara se të vendosej hapja e atyre kutive të Elbasanit dhe 96 qendrave të votimit, kemi qenë të qartë me përfaqësues të PD kur i kemi thënë, jeni të sigurt që doni këto. Sepse ishin të paqartë nëse donin rinumërim apo thjesht këqyrje të materialit zgjedhor dhe fletëvotimit. Dhe ata ishin të mendimit që donin vetëm këqyrje, dhe u bë për 96 në votimin e Elbasanit.

Pra, u bë një konstatim mes fletëve të gjendura në kuti, fletëve të papërdorura. Nuk kanë pasur kërkesë për rinumërim dhe nuk besoj se do të ketë kërkesë për rinumërim pas hapjes, sidomos të qarkut të Tiranës dhe të Fierit. Ajo që mund të kuptojmë ne është që të paktën subjektet zgjedhore nuk kanë pasur një shtysë për numëruesit e tyre që trafikonin votat. Se çfarë është bërë me kandidatët në qarkun e Fierit dhe preferencat që mund të kenë pasur numëruesin për kandidatë potencial në zonat e tyre, kjo është për t’u parë deri në fund”, shtoi Braho.

TË LIDHURA

DASH shpalli organizatë terroriste dhe sanksionoi vëllezërit Hysa, Berisha
Politikë

DASH shpalli organizatë terroriste dhe sanksionoi vëllezërit Hysa, Berisha

13:43 | 14/11/2025
Veliaj kërkesë misionit të monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE
Politikë

Veliaj kërkesë misionit të monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE

13:25 | 14/11/2025
Pse nuk shkoi në SPAK? Berisha: Kam njerëz të përgjegjshëm që nuk firmosin dokument pa më thënë!
Politikë

Pse nuk shkoi në SPAK? Berisha: Kam njerëz të përgjegjshëm që nuk firmosin dokument pa më thënë!

13:22 | 14/11/2025
Next Post
Veliaj shpall rikandidimin për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës

Erion Veliaj dhe PR-i: Media ndërkombëtare kritikohet për “pastrim” imazhi, ndonëse ai është nën hetim penal

Ilir Meta paralajmëron valë arrestimesh për aferën e lobimeve, përfshirë bashkëpunëtorët e tij

Ilir Meta paralajmëron valë arrestimesh për aferën e lobimeve, përfshirë bashkëpunëtorët e tij

Dënimi 18 vjet i Talo Çelës merr formë të prerë, nuk u kundërshtua në Apel

Dënimi 18 vjet i Talo Çelës merr formë të prerë, nuk u kundërshtua në Apel







JU REKOMANDOJMË

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

DASH shpalli organizatë terroriste dhe sanksionoi vëllezërit Hysa, Berisha
Politikë

DASH shpalli organizatë terroriste dhe sanksionoi vëllezërit Hysa, Berisha

by mirseda
13:43 | 14/11/2025
0

Nga konferenca për mediat, Sali Berisha deklaroi se Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli organizatë terroriste vëllezërit Hysa,...

Veliaj kërkesë misionit të monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE

Veliaj kërkesë misionit të monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale të KE

13:25 | 14/11/2025
Pse nuk shkoi në SPAK? Berisha: Kam njerëz të përgjegjshëm që nuk firmosin dokument pa më thënë!

Pse nuk shkoi në SPAK? Berisha: Kam njerëz të përgjegjshëm që nuk firmosin dokument pa më thënë!

13:22 | 14/11/2025
Malaj: Ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6% në 6-mujorin e parë të 2025-ës

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj

12:55 | 14/11/2025
Sejko: Ekonomia, rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme gjatë 2025-ës

Sejko: Ekonomia, rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme gjatë 2025-ës

12:52 | 14/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com