Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Rilindja ishte hakmarrje ndaj demokracisë”, Berisha akuza Ramës: Zhbëri një nga një arritjet e 8 dhjetorit! Vendosi një diktaturë bande

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Rilindja ishte hakmarrje ndaj demokracisë”, Berisha akuza Ramës: Zhbëri një nga një arritjet e 8 dhjetorit! Vendosi një diktaturë bande

Në kuadër të një aktiviteti për 8 Dhjetorin, ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se Rilindja e Edi Ramës ishte hakmarrja ndaj demokracisë.

“Në 10 vite, ai ia doli të zhbëjë një nga një, arritjet e 8 dhjetorit”, thotë Berisha, duke akuzuar kryeministrin Rama, se me vendosmëri arriti të vendosë në Shqipëri një narkokraturë, një diktaturë bande.

“Por një diktaturë, po aq moniste sa ç’ishte diktatura komuniste në kulmin e saj. Ramiz Alia ishte diktator, pa diskutim, por monist si Enver Hoxha nuk mund të kishte një të dytë përveç Edi Ramës sot. Sepse edhe ai kishte ca përreth, të cilët merrnin copëza pushteti dhe i përdornin natyrisht brenda kuadrit. Por i ushtronin ato”, theksoi ai në një aktivitet për këtë ditë.

DEKLARATA E PLOTË:

Mblidhemi sot në këtë aktivitet për 8 dhjetorin, për të nderuar 8 dhjetorin e vitit 1990, datën e cila pas pavarësisë së Shqipërisë, pati rolin më përcaktues për kombin shqiptar.

Në histori nuk ka një datë të dytë tjetër, e cila solli për shqiptarët, një epokë që ata nuk e kishin përjetuar kurrë më parë. Komb i sundimeve qindravjeçare perandorake, të dominuara nga perandoritë, i mbretërive, i diktaturave staliniste.

Më datën 8 dhjetor, studentët nisën lëvizjen e tyre, lëvizje që do ndante epokat për shqiptarët.

Lëvizja studentore e 8 dhjetorit ka veçantitë e saj, që e dallojnë atë nga të gjitha lëvizjet antikomuniste të Europës Lindore. Kjo lëvizje ishte tërësisht lëvizje revoltë e frymëzuar nga idealet e të rinjve studentë shqiptarë.

Nuk kishte një parti, nuk kishte një organizatë që i thirri ata apo i organizoi ata. Ata dolën ballë për ballë diktaturën, falë guximit të tyre epik. Dolën ballë për ballë me diktaturën për idealet e tyre të lirisë, të cilën ata nuk e njihnin. Ata kishin lindur dhe ishin rritur në diktaturë.

Liria për ta ishte një aspiratë, që buronte nga ndërgjegja, nga idealet e tyre. Ata kishin përballë kur dolën në shesh një diktaturë të egër, e cila sado që e lodhur, por ekzekutonte bashkëmoshatarët e tyre çdo javë në kufi. Dhe jo vetëm kaq, por zvarriste trupat e të rinjve të rënë në sheshet e qyteteve për të kallur tmerr dhe frikë.

Në këto kushte nisën betejën e tyre studentët dhe atë ditë jemi gjetur përballë tyre me datën 9 ne me Besnik Mustafën, Kujtim Çashkun dhe ndonjë tjetër. U përballëm me një skenë të paparë ndonjëherë në jetën tonë. Aty ishin një grup prej 700, 800 apo mbase 1 mijë studente. Por ata ishin një grup prej 1 mijë heronjsh.

Ne nuk kishim lexuar, nuk kishim parë kurrë një numër kaq të madh heronjsh, të cilët kishin përballë mjetet më të egra të diktaturës, hanxharët e saj. Dhe ata u vërsulën drejt tyre në mënyrë mizore, i rrahën në mënyrën më barbare, por të pathyeshëm, të pamposhtur, ata do mblidheshin përsëri pasdite në betejë kundër diktatorit.

U ndala në këtë moment për të theksuar se guximi është arma mbinjerëore, është arma tokësore dhe mbitokësore e njeriut. Dhe ata studentë nuk kishin asnjë armë tjetër përveç guximit të tyre. Ata në fakt ishin në vetmi, nuk kishin askënd përveç njëri-tjetrit. Ata ishin të braktisur në atë rrugë, por nuk u mposhtën.

Sot, duhet të jemi realistë. Dhjetori kishte fillimin, ngjitjen, por përjetoi edhe rënien e tij. Kjo është e vërteta. Ndaj dhe ne sot, mblidhemi këtu për ta nderuar atë me libra. Asnjë datë tjetër, asnjë ditë tjetër, asnjë lëvizje tjetër në historinë e kombit nuk i dha atij më shumë mbarësi sa dhjetori.

E nxori nga honet e mjerimit, honet e izolimit. E anëtarësoi në NATO. E bëri të lëvizë lirshëm në Europë, e renditi në kombet me të ardhura të mesme të larta.

Por, siç thotë Xhek Goldstoun, diktatura hakmerret dhe të paktë ishin ata që realizuan pse Edi Rama quajti Rilindje dhe ç’nënkuptonte rilindja e Edi Ramës në fushatën elektorale dhe në vazhdim pas viteve 2013. Rilindja e Edi Ramës, nëse nuk u kuptua atëherë, ishte zhbërja, ishte hakmarrja ndaj demokracisë.

Në 10 vite, ai ia doli të zhbëjë një nga një, arritjet e 8 dhjetorit. Ai ia doli me vendosmëri të vendosë në Shqipëri një narkokraturë, një diktaturë bande.

Por një diktaturë, po aq moniste sa ç’ishte diktatura komuniste në kulmin e saj.

Ramiz Alia ishte diktator, pa diskutim, por monist si Enver Hoxha nuk mund të kishte një të dytë përveç Edi Ramës sot.

Sepse edhe ai kishte ca përreth, të cilët merrnin copëza pushteti dhe i përdornin natyrisht brenda kuadrit. Por i ushtronin ato.

Kur u themelua PD, u bënë përpjekje të mos regjistrohej, por të themi atë që është, u regjistruam.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
U konfliktua për pronën, 45-vjeçari rrëmben kallashin dhe fillon të shtënat

Mashtroi 63-vjeçaren dhe i mori 2 mijë euro, arrestohet 55-vjeçari

Theu masën e arrestit shtëpiak, e pëson keq 27-vjeçari

Theu masën e arrestit shtëpiak, e pëson keq 27-vjeçari

Më 13-dhjetor samiti i BE për Ballkanin Perëndimor, zbardhet agjenda

Më 13-dhjetor samiti i BE për Ballkanin Perëndimor, zbardhet agjenda







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com