Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Revolucioni i ardhshëm francez

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Revolucioni i ardhshëm francez

Zaki Laïdi* / “Project Syndicate”

Paris – Brenda disa javësh, Franca do të zgjedhë presidentin e saj të ardhshëm. Duke pasur parasysh kompetencat e konsiderueshme të ekzekutivit francez, përfshirë edhe autoritetin për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare, zgjedhjet presidenciale, që mbahen çdo 5 vjet, janë më të rëndësishmet për vendin. Por këtë herë, rreziqet janë më të larta se kurrë më parë.

Dy kryesuesit në sondazhe, janë Marine le Pen e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë dhe Emmanuel Macron, i cili ka shërbyer si ministër i Ekonomisë nën presidentin socialist, François Hollande, por që tashmë garon si i pavarur. Nëse, sikurse pritet, Le Pen dhe Macron përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve në 7 maj, ky do të jetë një çast vendimtar politik për Francën: hera e parë në 60 vitet e fundit, që partitë kryesore të majta dhe të djathta, s’do të jenë të përfaqësuara në raundin e dytë.

Franca nuk është përballur me një moment kritik politik që nga viti 1958, kur në mesin e Luftës algjeriane, gjenerali Charles de Gaulle u ngjit në pushtet dhe hartoi Kushtetutën e Republikës së Pestë. Ai ndryshim, si çdo shkëputje e madhe politike, u nxit nga një kombinim i dinamikës themelore dhe rrethanave të veçanta të momentit.

Sot situata nuk është e ndryshme. Së pari, dinamika themelore: rritja, ashtu si në vendet më të zhvilluara të kohëve të sotme, e mosbesimit popullor ndaj elitave, ndjenjave të pafuqisë, frikës ndaj globalizimit ekonomik dhe emigracionit si dhe ankthi mbi rënien e lëvizshmërisë sociale dhe pabarazisë në rritje.

Këto ndjenja – së bashku me rolin historik të shtetit francez në nxitjen e identitetit kombëtar dhe rritjen ekonomike – kanë kontribuar në një mbështetje në rritje për Frontin Kombëtar. Mesazhi nacionalist e ksenofob, si dhe politikat populiste ekonomike të Le Pen, u ngjajnë atyre të kandidatit të ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon.

Edhe pse mbështetja për Frontin Kombëtar ka qenë në rritje, prej më shumë se një dekadë, kjo forcë politike deri më tani është mbajtur larg pushtetit nga sistemi zgjedhor francez me dy raunde, gjë që i mundëson zgjedhësve të bashkohen kundër saj në raundin e dytë.

Dhe, duke pasur parasysh paaftësinë e Frontit Kombëtar për të lidhur aleanca, pushteti mbeti në duart e partive kryesore të majta dhe të djathta, madje edhe kur Franca lëvizi drejt një sistemi politik tripartiak. Tanimë, Macron është duke përfituar nga rrethanat aktuale për të hedhur në erë këtë sistem. Perceptimi i jashtëzakonshëm i tij, të cilin pakkush e dalloi në fillim, ishte se ndarja e majtë-e djathtë kishte bllokuar progresin dhe se zgjedhjet presidenciale paraqisnin një mundësi të artë për të lëvizur përtej saj, pa ndihmën e një lëvizje politike të organizuar.

Në një kohë kur francezët janë duke e refuzuar, gjithnjë e më tepër, sistemin partiak tradicional, dobësia fillestare e Macron u bë shpejt forca e tij. Atë e ndihmoi fakti, siç e pranon edhe vetë kandidati, se si e djathta dhe e majta janë fragmentuar gjatë viteve të fundit. Kjo është veçanërisht e vërtetë në të majtë, ku një ndarje e qartë është shfaqur mes një rryme reformiste, të udhëhequr nga ish-kryeministri Manuel Valls, dhe tradicionalistëve, të përfaqësuar nga kandidati i Partisë Socialiste, Benoît Hamon. Problemet e socialistëve, burojnë kryesisht nga ekzistenca e një të majtë radikale, e cila punon në mënyrë aktive për t’i eliminuar nga skena politike, pak e shumë si partia e krahut të majtë Podemos në Spanjë, që u përpoq të zëvendësojë Partinë Socialiste të Punëtorëve.

Burimi i telasheve tek e djathta tradicionale është më pak i qartë. Forcat e saj mbeten të bashkuara në përgjithësi mbi çështjet ekonomike dhe sociale. Në fakt, deri pak muaj më parë, kandidati i saj presidencial, republikani François Fillon pritej të udhëhiqte në raundin e parë me një diferencë të madhe.

Por, një skandal mbi sjelljen e tij personale (dyshohet se ka paguar gruan dhe fëmijët e tij për punë jo-ekzistente, ndërsa ishte deputet) e dëmtoi kandidaturën e tij – ndoshta në mënyrë përfundimtare. Cilado qoftë arsyeja për rënien e së djathtës, Macron ka përfituar ndjeshëm nga ajo, si dhe nga përçarjet që kanë prekur të majtën.

Tashmë ekziston një shans real, që një i ri i pavarur të mund të zgjidhet president në 7 maj dhe të përmbysë sistemin politik të Republikës së Pestë. Por, një fitore zgjedhore është vetëm hapi i parë. Për të qeverisur në sistemin hibrid presidencial-parlamentar të Francës, Macron do të duhet të sigurojë një shumicë në Asamblenë Kombëtare. Kjo hap mundësinë e dy skenarëve.

Në skenarin e parë, Macron shpejt fiton një shumicë parlamentare, ndërsa votuesit francezë do të kërkojnë të forcojnë mandatin e tij në zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare, në muajin qershor. Kjo është e mundur, por jo e sigurt: pikërisht këtu, mungesa e një lëvizje të organizuar politike në terren, mbetet një dobësi për Macron.

Kjo është arsyeja pse zgjedhjet e qershorit, mund të çojnë drejt skenarit të dytë: bashkëjetesën me një koalicion parlamentar, që përfshin një fraksion të vogël të krahut të djathtë, një fraksion të madh të qendrës dhe një fraksion të krahut të majtë, të përçarë e të pashpresë. Një zhvillim i tillë do të ishte i njohur në shumë vende evropiane. Por, në Francë, ku republikanizmi i ka dhënë hov spektrit ideologjik të majtë e djathtë, që formëson sot politikën në të gjithë Perëndimin, ky do të qe një revolucion i vërtetë – një i tillë që mund të shënonte fundin e Partisë Socialiste.

Duke pasur parasysh fuqinë simbolike të ndarjes e majtë, e djathtë, votuesit francezë dhe udhëheqësit politikë, kanë qenë njësoj të prirur për t’i parë thuajse të gjitha problemet e vendit në terma ideologjikë. Publiku dhe politikanët e tij, kanë pak përvojë me qeveritë e bazuara tek marrëveshjet e koalicioneve të mëdha.

Kjo shpjegon pjesërisht edhe faktin pse sistemi politik bllokohet, duke i bërë nganjëherë reformat të vështira për t’u zbatuar, edhe pse mesazhi i Macron, që përmban plane të qarta për reforma, është aq i pazakontë për Francën. Nëse Le Pen ngjitet në një mënyrë a tjetër në krye, politika franceze – për të mos përmendur Bashkimin Evropian – do të kthehet përmbys.

Por, edhe i etiketuari si i moderuar, Macron përfaqëson në mënyrën e vet, një qëndrim vërtetë radikal. Me të dy kandidatët që kanë mundësinë të triumfojnë në raundin e dytë, Franca është në prag të një revolucioni politik, pavarësisht se kush fiton.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

*Zaki Laïdi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Institutin e Sjelljeve Politike në Paris. Ai ka qenë këshilltar politik i kryeministrit francez Manuel Valls. Libri i tij më i fundit titullohet “Tkurrja e Evropës”.

 

TË LIDHURA

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit
Aktualitet

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit

20:02 | 24/01/2026
“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit
Aktualitet

“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit

19:54 | 24/01/2026
Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë
Aktualitet

Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë

19:38 | 24/01/2026
Next Post
Poloni, Majlinda Kelmendi fiton Medaljen e Artë, mundi rusen Kuznetsova

Poloni, Majlinda Kelmendi fiton Medaljen e Artë, mundi rusen Kuznetsova

Rusia i përgjigjet SHBA-së. Prezanton “babanë e të gjitha bombave” / VIDEO

Rusia i përgjigjet SHBA-së. Prezanton “babanë e të gjitha bombave” / VIDEO

Ngërçi politik dhe presidenti, takim “kokë më kokë” Meta-Idrizi

Ngërçi politik dhe presidenti, takim "kokë më kokë" Meta-Idrizi







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com