Efektivët e RENEA-s dhe BKH-së janë larguar nga zona e Ujit të Ftohtë pas operacionit që u zhvillua këtë të shtunë në Vlorë.
mjetet e policisë janë larguar nga zona e rrethuar me efektivë.
Gjithashtu në zonë shihen persona të shumtë dhe efektivë të maskuar. SPAK ka firmosur 7 urdhër arreste, mes të cilëve edhe për Flodian Plakun i cili akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtaj. RENEA mësohet se gjatë këtij operacioni është në kërkim të Ervis Matodoshajt.
Nga informacionet e deri tanishme nga zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc janë zbardhur episode kriminale, ndër to një si vrasje dhe trafik droge. Sipas burimeve paraprake janë ndaluar edhe persona jashtë Shqipërisë. Detaje të reja pritet të dalin në vijim ndërsa pritet edhe një reagim nga SPAK lidhur me urdhër arrestet e lëshuara.













