Humbjet ndaj Italisë dhe Bosnjës dhanë efektet e tyre. Disfatat 2-0 ndaj italianëve dhe 1-2 ndaj boshnjakëve i kushtojnë Shqipërisë 12 vende në renditjen e re nga Fifa.
Kuqezinjtë tashmë gjenden në vendin e 66-të, në klasifikimin e muajit prill, të publikuar sot nga faqja zyrtare e FIFA-s. Rivalët e tjerë në grup: Spanja pozicionohet në vendin e dhjetë, tri vende më lart se Italia; Maqedonia është ngjitur me hapa gjigand plot 33 vende, duke u pozicionuar e 133-ta, Lihtenshtejni humb pesë shkallë dhe e sheh veten në pozicionin numër 189.
Edhe Kosova ka rënie në klasifikimin botëror, pas ngjitjeve të njëpasnjëshme në muajt e fundit.
Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në vendin e 170-të, pasi zbret gjashtë pozicione për shkak të humbjes 2-1 ndaj Islandës, në Loro Borici.