Boksieri 41-vjeçar Floyd Mayweather ka arritur të mund kampionin japonez të kickbox brenda 138 sekondave duke fituar 9 milionë dollarë. Një shifër rekord e fituar brenda një afati kohor të pabesueshëm dhe kjo ka bërë që të fillojnë polemikat.
The Money nuk e ka problem këtë pjesë, madje i pëlqen ta evidentojë, duke konfirmuar pasionin e tij për paratë: në sediljet e Rolls Royce Phantom të tij shfaqen dhjetëra tufa me yen të fituara pikërisht nga ndeshja në Japoni.