Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Reforma Zgjedhore kërkon konsensur për të qenë e besueshme”, analiza e BIRN: Bllokimi parlamentar në Shqipëri lë në pritje nisma të rëndësishme ligjore

1 vit ago
in Politikë
“Reforma Zgjedhore kërkon konsensur për të qenë e besueshme”, analiza e BIRN: Bllokimi parlamentar në Shqipëri lë në pritje nisma të rëndësishme ligjore

Përçarja e opozitës do të thotë se reformat kryesore që kërkojnë një konsensus nga të gjitha palët kanë ngecur, me pak njerëz që shpresojnë se një “gjuhë e përbashkët” mund të gjendet së shpejti.

Parlamenti i Shqipërisë rrallë ka qenë një vend në harmoni, ku palët rivale bien dakord lehtësisht me njëra-tjetrën.

Por disa propozime të rëndësishme ligjore kërkojnë një marrëveshje nga të gjitha palët dhe, duke pasur parasysh situatën e muajve të fundit, ato nuk do të miratohen së shpejti.

Në tre muajt e fundit, deputetët e opozitës kanë protestuar dhe bojkotuar aktivitetin parlamentar pasi propozimet e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore u rrëzuan nga socialistët në pushtet. Kërkesa e opozitës bazohet në kushtetutë dhe konsiderohet si një mjet i rëndësishëm që mund të kërkojë llogari nga ekzekutivi.

Por, për shkak të bojkotit, disa projektligje që kërkojnë konsensus nga të dyja palët nuk mund të avancojnë më tej, duke përfshirë propozimet për reformën zgjedhore, pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ligjet për reformën në drejtësi dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Duke e shtuar edhe më shumë konfuzionin, janë ndarë mes tyre edhe deputetët e opozitës nga Partia Demokratike. Shumica janë besnike të ish-kreut të partisë Sali Berisha, ndërsa të tjerët janë besnikë të Lulzim Bashës.

Reforma zgjedhore kërkon konsensus që të jetë e besueshme

Një nga çështjet më urgjente për t’u votuar është reforma zgjedhore. Për ta trajtuar këtë është ngritur një komision, por opozita përfaqësohet në të nga deputetë të grupit të Bashës. Kundër janë deputetët e opozitës që i përkasin grupit të Berishës.

Plani i reformës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të vitit 2025 përfshin rekomandime nga OSBE/ODHIR nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 dhe një vendim i Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar parlamentit të mundësojë votën e diasporës, siç ka raportuar më parë BIRN.

Ka pasur disa takime, por asnjë rezultat konkret. Ndërkohë deputetët e Berishës, të cilët protestojnë dhe bojkotojnë parlamentin që nga tetori i vitit të kaluar, e kanë kundërshtuar punën e tij.

Ndërkohë që deputetët besnikë të Partisë Demokratike kanë protestuar prej muajsh në përpjekje për të bllokuar punën e Parlamentit, deputetët e drejtuar nga Basha e kanë kritikuar këtë veprim.

Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë bërë thirrje për dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirje në reformën zgjedhore.

“Komisioni (për reformën zgjedhore) do të funksionojë në frymë konsensuale me përfshirjen e të gjithëve. Çdo palë e përfaqësuar (në të) do të ketë çdo të drejtë të propozojë adresimin e rekomandimeve të ODHIR-it. Kjo është qasja jonë, si mazhorancë”, tha për BIRN Damian Gjiknuri, nga Partia Socialiste në pushtet, i pyetur për arritjen e një konsensusi për reformën zgjedhore.

Por deputeti i opozitës Gazmend Bardhi ka hedhur poshtë arritjen e një konsensusi pa plotësimin e kushteve. I pyetur për çmimin e bashkëpunimit, Bardhi tha se ai lidhet me kërkesën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore brenda parlamentit.

“Kushtet e opozitës janë publike dhe lidhen me krijimin e kushteve nga mazhoranca që opozita të ushtrojë misionin e saj në një shoqëri demokratike, që përfshin kontrollin parlamentar dhe të drejtën e opozitës për të emëruar përfaqësuesit e saj në komisionet parlamentare”, tha ai për BIRN.

Afrim Krasniqi, një ekspert politik që drejton Institutin për Studime Politike, një institut kërkimor, i tha BIRN se gjithëpërfshirja në reformën zgjedhore është jetike për integritetin e saj.

“Reforma zgjedhore kërkon një konsensus politik, sepse përveç votave formale, është një proces që ka të bëjë me partitë që konkurrojnë me njëra-tjetrën dhe rregullat e lojës dhe konkurrenca duhet të pranohen të gjitha nga partitë konkurruese që procesi zgjedhor të ketë integritet”, tha Krasniqi për BIRN.

Pagat e gjyqtarëve dhe Avokati i ri i Popullit gjithashtu në pritje

Një tjetër çështje pezull që kërkon miratimin e të gjitha palëve është projektligji i Ministrisë së Drejtësisë për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me propozimin e vetë Gjykatës Kushtetuese që paga të jetë rreth 6,000 euro, dhe ai i kryetarit të Gjykatës rreth 7,000 euro.

Basha tha për mediat në shtator se po e mbështeste këtë nismë, duke përdorur argumentin se “një gjyqësor me rroga të larta do të thotë më shumë shanse që ata të mos kapen nga qeveria”, por nisma është kundërshtuar ashpër nga anëtarët e tjerë të opozitës dhe mbetet në pritje.

Gjashtë vite pas miratimit të reformës në drejtësi në Shqipëri, mazhoranca dhe një pjesë e opozitës ranë dakord për të bërë ndryshime në paketën ligjore, me synimin për të përshpejtuar plotësimin e vendeve vakante.

Kur u miratua për herë të parë në vitin 2016, reforma në drejtësi mori një konsensus nga të gjitha palët dhe kështu ndryshimet e fundit të propozuara kërkojnë miratim edhe nga të gjitha palët.

Kjo duket e pamundur në klimën aktuale parlamentare.

“Meqë palët arritën një konsensus për reformën në drejtësi (në vitin 2016), çdo ndërhyrje në sistem duhet të bëhet gjithashtu me konsensus, sepse kërkon jo vetëm ndërhyrje në ligjet organike, por edhe rishikim të neneve në kushtetutë”, tha Krasniqi për BIRN.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit është një tjetër çështje pezull që ka nevojë edhe për një konsensus politik.

Sipas ligjit, një kandidat që merr mbështetjen e 28 deputetëve do të ketë mundësinë të votohet në parlament dhe duhet të zgjidhet nga tre të pestat e të gjithë anëtarëve.

Në praktikën e kaluar parlamentare, Avokati i Popullit propozohej përgjithësisht nga opozita, por këtë herë socialistët dhe opozita janë larg një konsensusi, duke shkelur afatin kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni.

Vendi vakant për Avokatin e ri të Popullit u shpall fillimisht nga Komisioni për Çështjet Ligjore më 30 mars 2022, pas përfundimit të mandatit të Erinda Ballancës.

Thirrja u shty disa herë, ndërsa grupet parlamentare të dy partive të mëdha, PS dhe PD, deklaruan se po negociojnë për një emër konsensual dhe do t’i përmbahen traditës për të mbështetur një emër që vjen nga opozita.

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të organeve të administratës publike. Ai ose ajo shërben për pesë vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

Si nisi “konflikti parlamentar”

Çështja e komisioneve hetimore në parlament ishte arsyeja kryesore për nisjen e protestave gati tre mujore nga opozita, duke bllokuar, në fakt, si komisionet ashtu edhe seancat plenare të parlamentit.

Që kur një komision për të ashtuquajturën “çështja e inceneratorëve”, i cili po hetohet edhe nga Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, përfundoi punën në mars 2022, mazhoranca socialiste ka hedhur poshtë çdo kërkesë të opozitës për më shumë komisione, duke e mohuar të drejtën kushtetuese për të kërkuar llogari nga ekzekutivi.

Në një situatë të tensionuar politike, socialistët ndërkohë ndryshuan ligjin, duke kufizuar të drejtën e opozitës për të ngritur komisione dhe vendosën rregulla të reja që lejojnë mazhorancën të kontrollojë vendimmarrjen për mbledhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve.

Ligji u miratua nga Presidenti i Shqipërisë të enjten. Në argumentet e tij, ai shprehu rezerva për disa dispozita të ligjit dhe e quajti një nga pikat “regresive”, por shtoi se nuk sheh shkelje kushtetuese në amendamentet e miratuara në mënyrë të njëanshme nga socialistët.

“Dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurave nuk ia nënshtronte votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetuese”, argumentoi ai.

Në një deklaratë për mediat nga Presidenca thuhet se “ligji nuk mund të quhet antikushtetues”.

Megjithatë, Raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian theksoi si një shqetësim të madh faktin se Parlamenti i Shqipërisë ushtron shumë pak kontroll mbi qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Rregullorja e parlamentit u ndryshua gjithashtu në mes të konfliktit të 14 dhjetorit të vitit të kaluar, kur vetëm socialistët votuan që deputetët tani mund të përjashtohen deri në 60 ditë, nëse shkelin rregulloren. Më parë, rregulli ishte 10 ditë. Kjo thjesht ka ndikuar në përkeqësimin e konfliktit mes opozitës dhe qeverisë.

TË LIDHURA

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet
Aktualitet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Nis nesër ‘shkolla verore’ e PS-së; deputetja zbulon leksionin e parë
Aktualitet

Nis nesër ‘shkolla verore’ e PS-së; deputetja zbulon leksionin e parë

20:09 | 18/06/2025
Tiranë/ Hapen 57 kutitë e para, ja lëvizjet në vota tek partitë e mëdha
Aktualitet

Tiranë/ Hapen 57 kutitë e para, ja lëvizjet në vota tek partitë e mëdha

18:55 | 18/06/2025
Next Post
Krijohet çifti i parë në ‘BBV3’? Meri Shehu flet pa dorashka dhe zbulon emrin e banorit

Krijohet çifti i parë në 'BBV3'? Meri Shehu flet pa dorashka dhe zbulon emrin e banorit

Aksioni i policisë në lokalet e natës, shefi i sektorit kundër Narkotikëve tregon se si shpërndahej droga: Në vend të parë, kokaina

Aksioni i policisë në lokalet e natës, shefi i sektorit kundër Narkotikëve tregon se si shpërndahej droga: Në vend të parë, kokaina

“Bonnie and Clyde”, kush është çifti i arrestuar sot në Tiranë, si e zhduknin kokainën sa herë afrohej policia

“Bonnie and Clyde”, kush është çifti i arrestuar sot në Tiranë, si e zhduknin kokainën sa herë afrohej policia

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com