Përballja Real Madrid – Bayern Munich, eleminoi me shumë polemika ekipin gjerman.
Pas sfidës, lojtarët bavarez shpërthyen në polemika dhe me të drejtë, pasi albitri gaboi plot 4 herë.
Rasi i parë: Ishte autogoli i Ramosit, krosimi preku kraharorin e Mullerit, i cili ishte në një pozicion jashtë loje.
Rasti i dytë: Ndëshkimi me të kuq i Arturo Vidal. E vetmja arsye që gjyqtari mund ta ketë ndëshkuar është intensiteti i ndërhyrjeve nga Vidal. Edhe pse ndërhyrja nga Vidal ishe e pastër, ai u ndëshkua me të verdhin e dytë.
Rasti i tretë: Goli i dytë i Cristiano Ronaldos, erdhi nga një pozicion i parregullt nga portugezi. Por ritmi i shpejtë i lojës bëri që dhe vet bavarezët të mos e kërkonin në çast anullimin e golit.
Rasti i katërt: Goli i tretë i Ronaldos. Nga ai spektakël që dhuroi Marcelo, gjyqtari do e ketë cilësuar mëkat anullimin e finalizimit me gol.