Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar nëpërmjet një komunikate për shtyp lidhur me për zhvillimet e sotme politike në Kosovë.
Amerikanët kanë premtuar vazhdimin e mbështetjes në vend dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë euroatlantik.
“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i tranzicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, konkretisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë euroatlantik”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Kosovë.