Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Reagojnë aktorët e larguar nga Teatri “Migjeni”: Ikja e padrejtë dhe vendim politik, nuk bëhet për mungesë cilësie

9 muaj ago
in Shqipëria
Reagojnë aktorët e larguar nga Teatri “Migjeni”: Ikja e padrejtë dhe vendim politik, nuk bëhet për mungesë cilësie

Pas vendimit për largimin e tyre nga Teatri “Migjeni” në Shkodër me motivacionin “mungesë efikasiteti, produktiviteti dhe cilësie”, aktorët Vladimir Doda dhe Simon Shkreli kanë reaguar, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.

Aktorët shprehën habi për mënyrën e trajtimit, duke theksuar se nuk kanë marrë asnjë vërejtje zyrtare apo njoftim paraprak. Vladimir Doda u shpreh se nuk janë dhënë kriteret konkrete të vlerësimit, ndërsa akuzoi drejtuesit se kanë përdorur justifikime të pabazuara.

“Na është thënë se nuk kemi efikasitet dhe cilësi, por pa asnjë dokument, asnjë vlerësim të qartë. Mua më është thënë se jam skualifikuar nga disa regjisorë, gjë që nuk është e vërtetë. Regjisorë vendas dhe të huaj më kanë përzgjedhur për role. Ky është një vendim arbitrar dhe i pabazuar,” – tha Doda.

Simon Shkreli shkoi më tej, duke akuzuar Bashkinë Shkodër dhe Zyrën e Kulturës për prishje të qëllimshme të trupës lokale dhe zëvendësimin e saj me produksione të jashtme, për qëllime financiare dhe justifikim të projekteve.

“Në këtë teatër sot nuk vlerësohet puna, por përkatësia. Më është thënë se nuk kam refuzuar role, dhe këtë e kam provuar me pjesëmarrjen time në shfaqje, përfshirë premierën e fundit me shkollën ‘Jordan Misja’. Në të kaluarën, vetë drejtorja aktuale, Sara Smaja, është përjashtuar nga ky teatër për mungesë në punë dhe refuzim rolesh,” – u shpreh Shkreli. Ai theksoi gjithashtu se bashkëshortja e tij është kryetare e degës lokale të PD-së, duke nënkuptuar se shkarkimi i tij është hakmarrje politike.

Të dy aktorët kanë paralajmëruar ndjekje të rrugës ligjore për të kundërshtuar vendimin, ndërsa kërkojnë transparencë dhe hetim për mënyrën si po menaxhohet Teatri “Migjeni” dhe fondet e tij. “Nuk më ka futur politika në teatër, por politika po më heq,” – përfundoi Shkreli.

Aktorët pretendojnë se shkarkimi i tyre është pjesë e një fushate për të kontrolluar skenën artistike dhe për të margjinalizuar zërat kritikë.

TË LIDHURA

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat
Aktualitet

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

19:51 | 15/04/2026
Hita: Siguria, pasaporta e Policisë për turizmin
Aktualitet

Hita: Siguria, pasaporta e Policisë për turizmin

19:49 | 15/04/2026
Kualifikueset e Europianit U-19, Shqipëria e vajzave fiton pastër ndaj Lihtenshtejn
Aktualitet

Kualifikueset e Europianit U-19, Shqipëria e vajzave fiton pastër ndaj Lihtenshtejn

19:42 | 15/04/2026
Next Post
Shokuese! Ligji i ri ndalon ‘YouTube’ për fëmijët, Google kërcënon me gjyq

Shokuese! Ligji i ri ndalon ‘YouTube’ për fëmijët, Google kërcënon me gjyq

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat
Aktualitet

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

by mirseda
19:51 | 15/04/2026
0

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet meteorologjike për dy ditë. Sipas të dhënave,...

Hita: Siguria, pasaporta e Policisë për turizmin

Hita: Siguria, pasaporta e Policisë për turizmin

19:49 | 15/04/2026
Mbushet infermieria, Vllaznia në krizë para sprintit final

Mbushet infermieria, Vllaznia në krizë para sprintit final

19:46 | 15/04/2026
Kualifikueset e Europianit U-19, Shqipëria e vajzave fiton pastër ndaj Lihtenshtejn

Kualifikueset e Europianit U-19, Shqipëria e vajzave fiton pastër ndaj Lihtenshtejn

19:42 | 15/04/2026
1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025

1 në 10 gra të Gen Z përjetuan ngacmim seksual në 2025

19:40 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com