Ka mjaftuar një gol i sulmuesit anësor francez Franck Ribery, që Bayerni i Mynihut të dalë me pikë të plota nga përballja me Leipzigun, në sfidën e vlefshme për javën e 16 të Bundesligës gjermane.
Por një moment ku sulmuesi bavarez, Robert Lewandowski ka shpërdoruar një rast të pastër për shënim është duke bërë xhiron e rrjetit.
Ishte minuta e 25’-të kur polaku doli i vetëm përballë portierit Gulasci, por pavarësisht hapësirës gjuajtja e tij ishte e pasaktë pasi u devijua nga portieri kundërshtar fillimisht dhe më pas përfundoi në shtyllë duke kaluar gjithë pasqyrën e portës por pa e kaluar vijën fatale.