Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Raporti i OSBE/ODIHR “fundos” zgjedhjet e 25 qershorit

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Raporti i OSBE/ODIHR “fundos” zgjedhjet e 25 qershorit

Raporti paraprak i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit, vë në dukje disa nga pikat më problematike të hasura në terren, me akuza që rëndojnë mbi të gjitha palët politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Raporti flet për pushime të pamotivuara dhe të paligjshme nga puna, presion mbi votuesit e punësuar në shtet dhe privat, etj.

Në faqen e internetit të OSBE, vihet në dukje prania e lartë e militantëve partiakë pranë qendrave të votimit si dhe mundësia e ushtrimit të presionit mbi zgjedhësit nga këto militantë.

Gjithashtu, në këtë raport do të  vërehet qartë edhe regjistrimi i votuesve nga partitë, politizimin e tyre, ulja e transparencës, shkelja e kuotave gjinore dhe njëanshmëria e medies.

Njëanshmëria e ligjit

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike arritën një marrëveshje para zgjedhjeve për të ndryshuar kodin penal dhe për të krijuar një komision për monitorimin e aktivitetit të administratës publike gjatë fushatës elektorale. Vetë kryeministri Edi Rama para fushatës firmosi një urdhër në të cilin i kërkohej administratës publike të zbatohej ligji dhe të respektohej parimi i transparencës “gjatë fushatës elektorale”. Urdhëri kërkonte pezullimin nga detyra të zyrtarëve të lartë të qeverisjes që kishin hyrë si kandidatë në zgjedhje. Si PS, ashtu edhe LSI kishin një numër të konsiderueshëm zyrtarësh shteti në listat e kandidatëve.

Blerja e Votës

Në lidhje me blerjen e votave, raporti vëren se një aktivist i të drejtave të njeriut se militantët e PDIU në Fier po kontaktonin votuesit mes komunitetit rom derë më derë duke i ofruar 10 mijë lekë në shkëmbim të kartave të identitetit, karta që do t’i ktheheshin në afërsi të qendrës së votimit atyre votuesve që premtonin të tregonin një foto të votës së vet.

Regjistrimi i votuesve nga partitë

Vëzhguesit vërejtën shumë raste kur militantët partiakë mbanin shënim se kush votoi duke regjistruar numrat e tyre siç qenë shënuar në listën e votuesve. Ky proces u ndihmua nga komisionerët, të cilët lexonin me zë të lartë numrin e identifikimit të votuesit”, thuhet në raport.

Regjistrimi i votuesve në ditën e votimit nga makineritë partiake të menaxhimit të zgjedhjeve shërben për të mbajtur bilanc se kush ka votuar e kush jo dhe për të kryer telefonata lutjeje, të cilat në shumë raste mund të kthehen në presion mbi votuesit e pavendosur.

Raporti përmend gjithashtu akuzat se “bashkëshortja e një kandidati të LSI në Gjirokastër përdori fondet për subvencionimet e bujqësisë për të tërhequr vota” si dhe faktin se kryeministri Edi Rama bëri thirrje gjatë fushatës që policët të bënin aktivitet politik për partinë e tij, pavarësisht se kërkoi falje më vonë.

Presionet partiake

Raporti vëren gjithashtu se një përfaqësues partiak i kishte thënë vëzhguesve se kryebashkiaku i Fierit i ka bërë thirrje kompanive publike e private të pushonin nga puna simpatizantët e Partisë Demokratike. Në Delvinë, nënvijëzon raporti, Partia Socialiste ushtroi presion mbi punonjësit publikë të merrnin pjesë në fushatë si dhe mbajtën shënim emrat e pjesëmarrësve.

Politizimi

“Ekziston një shqetësim se në kushtet e institucioneve të politizuara zgjedhjet elektorale të punonjësve të sektorit publik, një segment i shoqërisë vulnerabël ndaj presioneve, mund të ketë pasoja për kushtet e jetesës si dhe për të ardhmen e punësimit”, vëren raporti.

Shqipëria ka aktualisht mbi 166 mijë të punësuar në sektorin publik, të punësuar që shpesh punësohen dhe shkarkohen nga puna për bindje politike apo që janë vazhdimisht nën presion për të votuar partinë që i siguron vendin e punës.

Ulja e transparencës

Raporti vlerëson gjithashtu negativisht procesin e numërimit të votave duke vërejtur se numëruesit, të cilët duhet të vendosin votën para një kamere për ta paraqitur në një ekran të madh, nuk e bënë, ose nuk e lanë në mënyrë të mjaftueshme sa ajo të lexohej nga kamera, duke e ulur transparencën e procesit të numërimit.

Shkeljet e Dokumentit të Kopenhagës

Raporti paraprak rendit katër raste të identifikuara deri tani të shkeljes së parimeve të Dokumentit të Kopenhagës, dokumentit referencë për standardet zgjedhore.

Shkelja e parë e paragrafit 5.8 lidhet me ndryshimet ligjore të ndërmarra në marrëveshje mes PD dhe PS mbi Kodin Penal, Ligjin për Partitë Politike dhe Ligjin mbi Median. Ndonëse disa nga këto ndryshime qenë në përputhje me rekomandimet e mëparshme të OSBE/ODIHR, sërish, mënyra e miratimit me nxitim dhe pa konsultim publik përbën shkelje të Dokumentit të Kopenhagës. Ndryshimi i Kodit Penal me procedurë të përshpejtuar përbën gjithashtu edhe shkelje të Kushtetutës së Shqipërisë, e cila ndalon miratimin pa proces konsultimi dhe brenda natës të një ligji kaq të rëndësishëm si Kodi Penal. Problemi i vërejtur në raport nuk qe vetëm mënyra e miratimit por edhe zbatimi që dukej se qe selektiv. “Mënyra e zbatimit demonstroi primacinë e interesave politike mbi respektimin e sundimit të ligjit”, thuhet në raport.

Shkelja e dytë e vërejtur lidhet me pikën 5.9 në Dokumentit të Kopengahës, konkretisht, refuzimit të politikës shqiptare për të lejuar votimin në mungesë për njerëzit me të drejtë vote të cilët nuk gjenden në vendbanim në ditën e votimit, të tillë si emigrantët. “Votuesit që janë në listat e qendrave të votimit në vendbanimin e tyre dhe mund të votojnë vetëm aty pa mundësi për të votuar jashtë vendit, për të votuar me postë apo përmes një flete votimi elektronik”, thuhet në raport.

Shkelja e kuotave gjinore

Pika e tretë e shkeljes lidhet me mosndëshkimin e Partisë Demokratike për shkeljen e kuotave gjinore ndërsa pika e katërt lidhet me mungesën e lirisë së medias dhe imponimin e materjaleve propagandistike të partive për t’u transmetuar në media si “lajme”.

Pika e tretë e shkeljes, paragrafi 7.6 e Dokumentit lidhet me trajtimin e barabartë të partive para ligjit dhe trajtimin e butë të KQZ ndaj Partisë Demokratike. Sipas raportit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi gjobiti LSI dhe PS, të parën sepse nuk kishte respektuar kuotat gjinore duke vënë tre gra në tre vendet e para në listën e saj në Tiranë dhe të dytën, sepse nuk kishte respektuar kuotat ligjore në Berat, ku nga tetë kandidatë vetëm një ishte grua, refuzoi të gjobisë Partinë Demokratike për mosrespektimin e kuotave gjinore në të 12 qarqet e vendit, duke shkelur në këtë mënyrë trajtimin e barabartë para ligjit të subjekteve zgjedhore.

Media 

Ndryshe nga Bordi i Monitorimit të Medies pranë KQZ-së, i cili monitoron vetëm sasinë e mbulimit të partive politike në televizione gjatë fushatës, OSBE monitoron gjatë fushatës disa televizione, gazeta e portale si sa i përket sasisë ashtu edhe sa i përket tonalitetit të mbulimit.

Sipas raportit, media qe e larmishme në Shqipëri gjatë fushatës, por problemi kryesor lidhet me faktin që media ofroi transmetim të aktiviteteve elektorale pa kryer analiza kritike mbi përmbajtjen e programeve elektorale. Shkelja kryesore e vërejtur lidhet me paragrafin 9.1 të Dokumentit të Kopenhagës, ku sanksionohet se media duhet të ketë pavarësi editoriale mbi materjalet e publikuara. Por nuk qe kjo që ndodhi në Shqipëri gjatë fushatës. Në shumë raste, media u detyrua me hir ose me pahir që të transmetonte materiale të parapërgatitura nga zyrat e propagandës së partive politike apo politikanëve të ndryshëm si dhe të fuste në transmetim pamje nga mitingje elektorale të xhiruara nga regjitë e partive.

Në total zgjedhjet e së dielës u monitoruan nga 541 vëzhgues të huaj dhe 3,731 vëzhgues vendës. Ky është raporti paraprak i zgjedhjeve i OSBE/ODIHR. Raporti final pritet të publikohet disa javë më vonë.

OSBE/ODIHR ka monitoruar pothuajse të gjitha zgjedhjet në Shqipëri që nga rënia e komunizmit. Raportet e saj kanë renditur një numër të lartë rekomandimesh, të cilat Shqipëria nuk i ka zbatuar në zgjedhjet parlamentare të viteve 2009 e 2013 si dhe në zgjedhjet për pushtetin vendor të viteve 2011 dhe 2015.

Raportet e OSBE/ODIHR i gjykojnë zgjedhjet në bazë të Dokumentit të Kopenhagës, i cili ka përcaktuar standardet që duhet të plotësojnë zgjedhjet dhe që përbën ato që zakonisht kuptohen me termin “standardet ndërkombëtare”.

 

Tags: 25 qershoritOSBE/ODIHRpolitizimiPresionet partiake

TË LIDHURA

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA
Aktualitet

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

18:36 | 05/02/2026
Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu
Aktualitet

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

18:16 | 05/02/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bathore, automjeti përplas 65-vjeçaren, humb jetën në spital

17:58 | 05/02/2026
Next Post
Patozi për Selamin: Nuk është kandidaturë reale

Patozi për Selamin: Nuk është kandidaturë reale

Patozi: Kunati i Bashës, institucion i pashkruar në PD

Patozi: Kunati i Bashës, institucion i pashkruar në PD

YPG kërcënon Turqinë: Gati t’ju godasim

YPG kërcënon Turqinë: Gati t’ju godasim







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Serbia arreston një veteran të UÇK-së
Aktualitet

Serbia arreston një veteran të UÇK-së

by mirseda
19:51 | 05/02/2026
0

Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet në Serbi paraditen...

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

19:47 | 05/02/2026
KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit

KLGJ pranon pjesërisht kërkesën e ILD për ulje page ndaj gjyqtarit

19:17 | 05/02/2026
Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

Trump mban fjalimin përmbyllës, Peleshi publikon foto nga Mëngjesi i Lutjeve në SHBA

18:36 | 05/02/2026
Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

Prej ditës së djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

18:16 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com