Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Raporti i Frontex, VOA: Shqipëria pjesë e rrugëkalimit tranzit të emigrantëve drejt Europës, shtohen incidentet me kontrabandistët

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Raporti i Frontex, VOA: Shqipëria pjesë e rrugëkalimit tranzit të emigrantëve drejt Europës, shtohen incidentet me kontrabandistët

Mesdheu Qendror përbën më shumë se gjysmën e kalimeve të emigrantëve të parregullt në Bashkimin Europian, njoftoi të premten Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Sipas raportit, numri i kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian u rrit 13% në shtatë muajt e parë të vitit 2023 në rreth 176100, shifra më e lartë për periudhën janar-korrik që nga viti 2016. Sipas FRONTEX-it rritja u ndikua tërësisht nga numri i mbërritjeve përmes Mesdheut Qendror, i cili mbetet rruga kryesore e migracionit në Bashkimin Europian dhe përbën më shumë se gjysmën e të gjitha zbulimeve në kufijtë e BE-së. Mesdheu Qëndror kishte 89000 kalime të parregullta të migrantëve të raportuara nga autoritetet kombëtare, në shtatë muajt e parë të 2023, totali më i lartë në këtë rrugë për këtë periudhë që nga viti 2017, me nje rritje mbi 115%.

“Rritja e numrit të migrantëve në këtë rrugë mund të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm me kontrabandistët që ofrojnë çmime më të ulëta për migrantët që nisen nga Libia dhe Tunizia në mes të konkurrencës së ashpër midis grupeve kriminale”, vlerëson raporti i FRONTEX-it.

Fatkeqësisht, kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme, thotë raporti.

Raporti i referohet të dhënave të Organizatës Botërore për Migracionin IOM, ku thuhet se më shumë se 2060 migrantë u zhdukën në Mesdhe, midis janarit dhe korrikut, me shumicën dërrmuese në rrugën e Mesdheut Qendror.

Mbërritjet e emigrantëve në të gjitha rrugët e tjera shënuan rënie nga një vit më parë, duke filluar nga 2% në Mesdheun Perëndimor deri në 29% në rrugën e Mesdheut Lindor.

Gjatë periudhës janar-korrik, rruga e Ballkanit Perëndimor, rruga e dytë më aktive me më shumë se 52200 kalime migrantësh të parregullt, pësoi një rënie prej 26%, kryesisht për shkak të politikave më të shtrënguara të vizave, thotë FRONTEX-i.

Sipas raportit të FRONTEX-it rreth 2800 oficerë të trupave këmbësore dhe staf janë të përfshirë në operacione të ndryshme që mbështesin shtetet anëtare dhe vendet fqinje në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian dhe luftimin e krimit ndërkufitar.

Shqipëria vijon të njohë prurjet e emigrantëve të parregullt nga Greqia

Shqipëria si pjesë e Rrugës Ballkanike të kalimit të migrantëve të parregullt vijon të njohë prurje sidomos nga kufiri grek.

Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti në territorin e Shqipërisë janë identifikuar sipas policisë kufitare shqiptare rreth 3600 emigrantë të parregullt, prej të cilëve mbi 1500 kanë hyrë përmes pikës kufitare të Qafë Botës në kufirin greko shqiptar.

Në korrik autoritetet vunë në shërbim Qendrën e Regjistrimit dhe Strehimit të Përkohshëm për emigrantët në pikë kufitare duke e parë si nevojë për akomodimin prej fluksit të shtuar të emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri përmes kufirit të gjelbër nga Greqia.

Kjo është qendra e tretë e përkohshme që ngrihet në Shqipëri për emigranët e parregullt, pas asaj të hapur në Grehot të Gjirokastrës në vitin 2017 dhe asaj në pikën kufitare të Kapshticës në vitin 2019.

Këtë vit janë shtuar incidentet me kontrabandistët e emigrantëve ku janë zhvilluar sipas të dhënave policore rreth 68 operacione me bllokimin e qindra emigrantëve të parregullt dhe ndalimin e dhjetëra kontrabandistëve.

Rrjete e organizimit të transportit të emigrantëve nga hetimet policore rezultojnë se veprojnë në të dy anët e kufirit shqiptaro- grek.

Kundrejt shumave të mëdha financiare që variojnë nga 500 deri në 1000 dollarë për çdo emigrant këto rrjete realizojnë kalimin e migrantëve nga kufiri jugor dhe juglindor shqiptar me Greqinë drejt kufijve veriorë të Shqipërisë me Malin e Zi dhe Kosovën ku emigrantët vijojnë rrugën drejt vendeve europiane./VOA

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Next Post
I ngacmuan seksualisht vajzën e mitur, italiani përplaset fizikisht me disa persona në Vlorë

I ngacmuan seksualisht vajzën e mitur, italiani përplaset fizikisht me disa persona në Vlorë

Humb jetën në mes të rrugës taksisti në Tiranë

Rikthehen temperaturat përvëluese në fundjavë, ja sa shënon termometri për këtë të shtunë

Refuzoi të dorëzohej, RENEA ekzekuton 62-vjeçarin në Maliq

Refuzoi të dorëzohej, RENEA ekzekuton 62-vjeçarin në Maliq







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com