Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të vizitojë në Hagë Hashim Thaçin. Në një lidhje live në rrjetet sociale, Rama shprehet se shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut, normave të procesit gjyqësor janë e vetmja normë që ka karakterizuar farsën, ku ish-presidenti dhe 3 ish krerërt e UÇK-së, mbahen në qeli.
“Pas disa do të takoj ish-presidentin e Republikës së Kosovës që u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve të të drejtave të njeriut, apo të të gjitha normave të procesit gjyqësor që ka karakterizuar këtë farsë, një president i zgjedhur na populli sa bashku me 3 bashkëluftëtar që ka mbulua detyra më të rëndënsishme mbahen të izoluar. Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe parada e dëshmitarëve qesharake dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes pritet vendimi. Uroj që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare”, tha Rama.













