Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Rama punoi me të gjithë forcën e tij për një Shqipëri pa opozitë”, Berisha: Në 12 vite zbatoi platformën anti-shqiptare të largimit të qytetarëve nga vendi

1 vit ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
“Rama punoi me të gjithë forcën e tij për një Shqipëri pa opozitë”, Berisha: Në 12 vite zbatoi platformën anti-shqiptare të largimit të qytetarëve nga vendi

Kreu i PD Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama ka se ka bërë gjithçka dhe ka punuar fort për një Shqipëri pa opozitë.

Ai ka shkruar se kreu i qeverisë në 12 vite në pushtet zbatoi pikë për pikë platformën më antishqiptare të hartuar ndonjëherë, të largimit të shqiptarëve nga vendi.

“Të dashur miq, sot ne jemi në një situatë, në një gjendje, në një diktaturë në disa aspekte më të egrën që ka njohur kombi. Sot, Edi Rama në 12 vite të sundimit të tij zbatoi pikë për pikë platformën më antishqiptare të hartuar ndonjëherë, atë të Vaso Çubrilloviqit, të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria.

Sot, ai veçanërisht mandatin e fundit, shpalosi para shqiptarëve dhe botës një Shqipëri pa opozitë. Të një Shqipërie ku të gjitha pushtetet duhet të ishin në duart e tij. Të një Shqipërie në të cilën ai burgosi 3 liderët e partive kryesore opozitare. Të një Shqipërie ku krimi elektoral nuk ndëshkohej, por përkundrazi amnistohej si licensë për t’u përzgjedhur në zgjedhje dhe për të garantuar mandatin.

Mund të ketë njerëz që nuk janë dakord, por ju them se në këtë rrafsh, Edi Rama dallon shumë shumë pak, ndofta aspak, me babain e tij që 37 vite më parë firmoste, intelektual ai gjoja, firmoste varjen në litar në shesh publik të Havzi Nelës. Për fajin e vetëm se, Havzi Nela kishte mendime tjera nga skulptori xhelat, Kristaq Rama.

Pra, Edi Rama punoi dhe u anagzhua me të gjithë forcën e tij për një Shqipëri pa opozitë. Por miqtë e mi, jo, kjo është vetëm njëra anë.
Edi Rama punoi për Shqipërinë e mjerimit, për Shqipërinë e varfërisë.

Të gjithë ata të cilët duan të ndalen në shifra, në fakte, do të gjejnë se kjo që ndodhi në 12 vite është varfërim i qëllimshëm i shqiptarëve, është varfëri në doktrinën e diktatorëve, të cilët bësojnë se të varfërit mund t’i sundojnë më lehtë.

Në qoftë se, Enver Hoxha zgjodhi bunkerë dhe tunele në paranojën e tij, për të investuar 35% të buxhetit çdo vit, Edi Rama vodhi me minsitrat dhe zyrtarët e tij çdo vit jo më pak se 40% të buxhetit të shqiptarëve.

Në këtë vjedhje të tmerrshme qendron shkaku, se pse shqiptarët nga më mirë të paguarit në vitin 2013, qoftë në rroga, qoftë pensione në krahasim me popuj të tjerë të rajonit, sot janë 2-3 herë më pak të paguar se sa ata.

Në këtë vjedhje të tmerrshme qendron shkaku se pse shqiptarët në spitalet e tyre vdesin jo nga sëmundjet, por mungesa e mjekimit.

Se pse cilësia në shkolla bie në mënyrë vertikale

Pra, ky është dhe aspekti më i zi i narkodiktaturës së sotme”, tha ai.

TË LIDHURA

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin
Aktualitet

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

10:26 | 07/03/2026
SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë
Aktualitet

SPAK lëshon 7 urdhër arreste, RENEA në kërkim të Ervis Matodoshajt! Çfarë po ndodh në Vlorë

09:08 | 07/03/2026
RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,
Aktualitet

RENEA “zbarkon” në Vlorë, dhjetëra efektivë aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë,

08:12 | 07/03/2026
Next Post
Përkujtohet rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha, Berisha: 20 shkurti dita e Kujtesës, demokratët shmangën konfliktin civil

Përkujtohet rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha, Berisha: 20 shkurti dita e Kujtesës, demokratët shmangën konfliktin civil

‘Lajm befasues’, Rozana Radi po detyrohet të lërë shtëpinë e BBVA? Ja çfarë ndodhi

'Lajm befasues', Rozana Radi po detyrohet të lërë shtëpinë e BBVA? Ja çfarë ndodhi

Petrit Vasili: Rama i nxori dhe i përdori patronazhistët e Bashkisë para GJKKO dhe sot i shiti për faqe të zezë!

Petrit Vasili: Rama i nxori dhe i përdori patronazhistët e Bashkisë para GJKKO dhe sot i shiti për faqe të zezë!







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike!
Bota

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike!

by mirseda
11:13 | 07/03/2026
0

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur situatën...

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

10:26 | 07/03/2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

10:11 | 07/03/2026
Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

10:05 | 07/03/2026
Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

09:43 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com