Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Rama poston video nga zjarret në Greqi: Ruhuni nga piromanët verbalë

6 muaj ago
in Politikë, Shqipëria
Rama poston video nga zjarret në Greqi: Ruhuni nga piromanët verbalë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën nga zjarret në vend, teksa ka postuar në rrjete sociale një video nga zjarret në Greqi.

Ai e titullon postimin “Ruhuni nga piromanët verbalë” dhe thotë se po e poston këtë video për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme, sipas tij, apo edhe nga sakëlldia e mirëkuptueshme për avionë e roje pylli.

Rama thotë se, sipas ChatGPT, në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton ndjesi kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi.

Ndërsa në rastin specifik të akuzave për zjarret, Rama i cilëson si “piromanë verbalë” ata që flasin për mungesë avionësh, që sipas përgjigjes që i ka kërkuar CHATGPT, del se janë individë që shfaqin prirje të vazhdueshme për të krijuar tension dhe konflikt.
Rama shkruan se piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si “material djegës” në diskursin publik dhe është një individ që shfaq prirje për polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal.

“Ky person përdor deklarata emocionalisht të ngarkuara, insinuata dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke synuar të shkaktojë reagime të forta në publik”, shkruan Rama.

Ai apelon që qytetarët të ruhen sipas tij nga “piromanët verbalë” të këtij vendi, të cilët i quan “humbësa kronikë që nuk kanë më asgjë për të humbur.”

Rama shkruan se vendi ynë fqinj, Greqia, ka 77 avionë zjarrfikës dhe histori të gjatë me luftën ndaj zjarreve, por thekson se lufta me zjarret është ku e ku më e komplikuar sesa fajësimi i qeverisë dhe bërtitja për mungesë avionësh.
Postimi i plotë i Ramës

“RUHUNI NGA PIROMANËT VERBALË”

“Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret.
Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sakëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një histori të gjatë lufte me zjarret.

Por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar sesa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë.

Ndërkohë, sipas ChatGPT:

Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi.

Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve, piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji.

I pyetur për piromaninë verbale, ChatGPT shpjegon:

Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal.

Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke synuar të shkaktojë reaksione të forta në publik.

Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik.

Në rastin specifik të akuzave për zjarret, piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si “material djegës” diskursiv, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe histerie kolektive, pavarësisht mungesës së provave faktike.

Ruhuni nga piromanët verbalë të këtij vendi, humbësa kronikë që nuk kanë asgjë më për të humbur.”, shkruan Rama

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Next Post
Arrestohet në Itali 43-vjeçari shqiptar, shpërndante drogë në plazhin e Miramares

Arrestohet në Itali 43-vjeçari shqiptar, shpërndante drogë në plazhin e Miramares

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë për shkak të zjarreve

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë për shkak të zjarreve

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur” – shkolla “Talif Rexhepi” me një mesazh të ndjerë për 14-vjeçarin e vrarë në Maliq: U bëre engjëlli më i bukur i parajsës

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur” – shkolla “Talif Rexhepi” me një mesazh të ndjerë për 14-vjeçarin e vrarë në Maliq: U bëre engjëlli më i bukur i parajsës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com