Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

5 ditë ago
in Politikë
Rama për “Politico”: Me Diellën po pastrojmë legjislacionin, AI do përdoret edhe në prokurime

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani, se përdorimi i inteligjencës artificiale në Shqipëri nisi si ide nga domosdoshmëria për të ecur më shpejt me përkthimin e legjislacionit evropian si pjesë e negociatave të anëtarësimit të vendit me Bashkimin Evropian.

“Në atë moment nënkuptonte 4,600 ligje dhe akte nënligjore që duhej të përktheheshin, të përshtateshin dhe të miratoheshin në Parlament”, vuri në dukje Kryeministri duke shtuar se të gjitha vendet para epokës së inteligjencës artificiale kanë ngritur dy ushtri të mëdha – përkthyes dhe juristë.

Pas këtij zhvillimi, lindi Diella, e cila sipas Kryeministrit, tashmë po merr pjesë në mbledhjet e qeverisë, që të fillojë t’i ndjekë, të dëgjojë. Rama paralajmëroi edhe intervistën e parë live të ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.

“Ajo çfarë shohim është se pranverën e ardhshme do të jetë në gjendje të dalë në TV, të japë intervista me ju në Zoom. Dhe po e përgatisim edhe hologramin e saj, që të jetë e pranishme fizikisht në mbledhjet e qeverisë, në TV, apo në Parlament”, u shpreh Rama për gazetarin e podcast-it, Gordon Repinski.

Pas kësaj hyrjeje, Kryeministri Rama shpjegoi se ekziston mundësia për të përdorur inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike.

“Ne kemi, praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, të cilat janë prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në process”, tha Rama.

Intervista e plotë e Kryeministrit Rama për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”.

Kryeministri Edi Rama: Kur Open Ai (Chat Gpt), doli në fillim e dinim se një në 4 veta është shqiptar dhe ne e telefonuam Mirën, patëm një bisedë të mirë dhe i thashë po të telefonoj për të na ndihmuar Për të luftuar korrupsionin dhe për të përshpejtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. I thashë, nuk po bëj shaka, sepse po përjetoj nga afër dhe kam një ide. Mund të funksionojë, mund edhe të mos funksionojë. Ajo tha: “OK, po të dëgjoj.” Dhe unë ia shpjegova se anëtarësimi në BE, teknikisht, duke lënë mënjanë politikën, teknikisht, vetëm për t’u përmbushur në bazë teknike për Shqipërinë, në atë moment nënkuptonte 4,600 ligje dhe aktnënligjore që duhej të përktheheshin, të përshtateshin dhe të miratoheshin në Parlament.

Të gjitha vendet para epokës së inteligjencës artificiale kanë ngritur dy ushtri të mëdha – përkthyes dhe juristë.

Departamente të tëra, që merren vetëm me përkthim. Dhe unë i thashë: mund ta anashkalojmë këtë, duke e bërë me një asistent virtual.

Kryeministri Edi Rama: Tani po e sjellim në mbledhjet e qeverisë, që të fillojë t’i ndjekë, të dëgjojë. Dhe të mësojë. Dhe të mësojë, sigurisht, sepse ndryshe nga ne, ajo nuk harron. Çdo gjë që dëgjon, e mban mend. Pra, është aty duke dëgjuar. Ajo po përgatitet për intervista live. Nesër do të bëjmë eksperimentin e parë. Është pak i guximshëm, sepse akoma nuk është 100%, por unë thashë “OK”, sepse na kërkuan ta sillnim Diellën këtu. Dhe i thashë ekipit tim: “Shikoni, le ta bëjmë një intervistë live.” Në vend që të japë vetëm një mesazh, t’i themi gazetarit se do të flasë për këtë temë.

Pra, ai nuk duhet ta pyesë për krizën e industrisë automobilistike në Gjermani, sepse normalisht nuk di gjë. Kështu që nesër do të jetë eventi i parë live i Diellës.

Ajo çfarë shohim është se pranverën e ardhshme do të jetë në gjendje të dalë në TV, të japë intervista me ju në Zoom. Dhe po e përgatisim edhe hologramin e saj, që të jetë e pranishme fizikisht në mbledhjet e qeverisë, në TV, apo në Parlament. Po përgatisim dy holograme: një vetëm portret, dhe një tjetër në këmbë.

Pyetje: Mund të duket sikur një kryeministër afatgjatë po e përgatit për një mision edhe më të madh.

Kryeministri Edi Rama: Jo, por ne e besojmë fuqimisht. Dhe më pas kemi nisur një projekt të dytë, që unë e quaj “fëmijët e Diellës.” Po përgatisim për çdo deputet në Parlament nga një asistent që do të jetë si “fëmija i Diellës.” Ky asistent do të jetë me ju në sallë, do të dëgjojë dhe do t’ju ndihmojë për të shkruar fjalime, për temat që ngrini. Dhe gjëja interesante është se kur dilni për një kafe dhe ktheheni, ai ju thotë: “Nuk u përmend emri juaj” ose “Kancelari mori fjalën dhe tha këtë, apo kundërshtari tha atë.” Pra, është diçka krejt ndryshe.

Kryeministri Edi Rama: Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, të cilat janë prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces.

Dy janë momentet ku futet korrupsioni në procesin e prokurimit publik. E para është kur hartohen termat e referencës. P.sh., do të ndërtosh një rrugë dhe thua se na duhet një kompani që ka kaq punëtorë, kaq eksperiencë, këtë e atë, dhe aty futet një kusht që e orienton tenderin drejt një kompanie të caktuar. Momenti i dytë është gjatë vlerësimit të ofertave, kur komisioni thotë: ‘Ju mungon ky dokument’, ose ‘Ky dokument nuk është i qartë’.

Por në fakt, çfarë përmban një ofertë tenderi është kryesisht informacion publik. Nëse unë ju pyes sa taksa paguani kjo është e regjistruar nga shteti. Sa punonjës keni, sa sigurime paguani, sa është qarkullimi vjetor të gjitha këto të dhëna shteti i zotëron. Pra, duke krijuar një rezervuar të madh të dhënash, nuk keni pse u thoni kompanive të mbledhin letra e letra. Ju thoni: ‘Ky është projekti, sillni ofertën’.

Kemi punuar me këto dy projekte, me Mirën dhe ekipin e saj, dhe gjithashtu Microsoft është bërë pjesë e tyre. Dhe po ju them diçka: mënyra se si po e bëjmë këtë transferim është e jashtëzakonshme. Thjesht e mahnitshme. Modeli filloi me 85% saktësi, ku përkthyesit kontrollonin, ndërsa sot është në 98%. Përkthyesit tani thonë se është më i saktë se ne. Sigurisht që ata kontrollojnë, por është diçka krejt tjetër.

Dhe gjëja tjetër që po bëjmë me këtë model është vërtet mbresëlënëse. Po përpiqemi të pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet. Për shembull, pashë një konferencë të një juristi të madh në Itali, i cili krahasonte Gjermaninë me Italinë dhe thoshte: ‘Është e njohur botërisht që Gjermania ka sundim më të mirë të ligjit se ne. Por shikoni sa ligje kanë: një të tretën e Italisë.’ Gjermania ka vetëm një të tretën e ligjeve të Italisë.

Ky është thelbi, nuk të duhen më shumë ligje, por zbatim i mirë. Në Evropën Jugore, përfshirë Shqipërinë, ligjet shpesh mbivendosen. Tani me Diellën po bëjmë një “gërmim” për t’i hequr këto mbivendosje nga sistemi ynë ligjor.

Ne kemi praktikisht zhdukur korrupsionin në nivelin e parë. Tani na mbetet ta luftojmë në nivelin tjetër, në prokurimet publike. Dhe ekziston mundësia që të përdorim inteligjencën artificiale për të realizuar prokurimet publike pa pasur nevojë për mijëra njerëz të përfshirë në proces.

Pyetje: A keni mjaftueshëm suport?

Kryeministri Edi Rama: Sigurisht që po. Ai e tha shumë qartë: “Ne ju duam në BE dhe nuk ka më kohë për të humbur.”

Dhe së dyti, ai tha gjithashtu se dëshiron të rigjallërojë procesin e vlerave, gjë që do të ishte diçka e shkëlqyer.

Pyetje: Nëse do t’i kërkoni një dëshirë atij, a ka diçka që mendoni se mund të bëhet më shpejt ose më lehtë?

Kryeministri Edi Rama: Jo, por dëshira ime për të është që të ketë gjithë suksesin që Gjermania ka nevojë. Sepse, nëse Gjermania arrin suksesin e saj, kjo do të ketë si efekt anësor pozitiv edhe për ne. Por, nëse nuk do të jetë i suksesshëm, ne mund të bëhemi dëm kolateral. Pra, çështja është që ai të ketë sukses aty. Unë ia uroj këtë me gjithë zemër, jo vetëm për këtë arsye, por për shumë arsye të tjera. Sepse një Europë pa Gjermaninë në timon është e humbur. Është e humbur. Është shumë e vështirë të gjendet një alternativë tjetër. Nuk ka.

TË LIDHURA

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit
Aktualitet

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së
Politikë

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së

20:07 | 03/11/2025
Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon
Politikë

Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon

20:03 | 03/11/2025
Next Post
Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

Lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që vdiq në rrethana të paqarta në Itali

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

Protestë për komandantët e UÇK më 16 nëntor në Strasburg

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi

Prishtinë: Kapet kamioni me 200 kg drogë, arrestohet shoferi







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë
Aktualitet

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt/ Shpërthen festa me fishekzjarre pranë qelisë

by mirseda
22:22 | 03/11/2025
0

Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka ‘shpërthyer’ festa pranë qelisë...

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

21:31 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com