Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Rama nuk e përmendi një herë arratisjen e Ahmetajt”, Berisha: Ka ardhur koha që shqiptarët të veprojnë si qytetarë të Europës

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Berisha sfidon policinë dhe Ramën për protestën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me çështjen ‘Ahmetaj’ si dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama sa i takon pasi Kuvendi i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.

Në një status në faqen e tij në ‘Facebook’, Berisha shkruan se Rama në fjalimin e tij nuk e përmendi në asnjë rast arratisjen e Ahmetajt. Sipas Berishës në këto rrethana çdo komb i qytetëruar duhet të ishte derdhur në rrugë kur një ish zv.kryeministër arratiset nga vendi.

STATUSI

Kokën lart dhe vetëm përpara!

Me këto fjalë Edi Rama mbylli dje mesazhin e tij të hipokrizisë dhe paturpësisë drejtuar rilindasve të tij! Të dashur miq, cili do që lexon këtë thirrje të Edi Ramës drejtuar dje rilindasve në mesazhin për arratisjen e Arben Ahmetit, gjëja e parë që i shkon në mendje është thirrja përpara drejt shtazërive të reja të klaneve mafioze qeveritare, si ajo e Borizanës apo përpara drejt vjedhjeve më të mëdha se sa vjedhje e shekullit me djegësat, ose përpara me arratisjen e qeveritarëve hajdut në rast se ata i kërkon drejtësia për vjedhjen e qytetarëve.

Nuk ka thirrje më të paturpshme dhe më cinike për shqiptarët se sa kjo thirrje që Edi Rama si kreu i organizatës kriminale u drejtoj dje rilindasve të vet hajdut kriminel.

Por mesazhi i djeshëm i Edi Ramës nga rreshti i parë në të fundit, ishte mesazhi i Hipokrizisë dhe Paturpësisë. Në vend se t’iu kërkonte ndjesë qytetarëve për arratisjen e zëvendësit dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Arben Ahmetaj, dhe të dënonte me forcën më të madhe aktin e tij të turpshëm, Edi Rama zbatoj kodin e heshtjes së mafies dhe nuk shqipëroj një fjalë të vetme jo për ndjesë, por as për aktin e pashembullt në histori të arratisjes së zëvendësit të tij zëvendëskryeministrit të vendi dhe nuk dënoi me një fjalë të vetme, arratinë e tij nga vendi për ti shpëtuar sallës së gjyqit. Ai në vend të këtyre zgjodhi me paturpësinë dhe hipokrizinë më të madhe të ju mburrej shqiptarëve me drejtësinë e re, me drejtësinë në kontrollin e tij me zëvendëskryeministër të pandehur në arrati.

Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjalimi i Edi Ramës sepse ai jo vetëm nuk dënoi aktin e turpit, por nuk e përmendi qoftë dhe një herë të vetme fjalën arratisje të Arben Ahmetit. Ai foli para publikut sikur Arben Ahmetaj të mos ishte arratisur, por ishte në krah të tij dhe nga parlamenti do të shkonte para drejtësisë, paçka se arratisja e tij është arratisja e shekullit dhe ai është i pari ministër në historinë e shtetit shqiptar që arratiset kur thirret të japë llogari para drejtësisë.

Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjala e djeshme e Edi Ramës sepse rrahu gjoksin se, ai nuk pengon drejtësinë e re paçka se ai vet sabotoi atë duke njoftuar zëvendësin dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë që të ja mbathi kohë përpara se vendimi i prokurorisë të dërgohej në parlament.

Te dashur miq, hipokrizi dhe paturpësi ishte mesazhi i Edi Ramës në të cilin ai poshtërsisht dhe si bos i organizatës së tij kriminale dhe në zbatim të kodit të mafies, nuk tha asnjë fjalë të vetme se Arben Ahmetaj u arratis sepse akuzohej për vjedhjen në sipërmarrjen private të djegësave të Edi Ramës, e cila gjerë sot është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë. Kjo hipokrizi është një poshtërim për çdo shqiptar, që sot jeton me rrogat më të ulëta në rajon, pikërisht nga vjedhjet që kjo organizatë kriminale ka bërë. Prandaj dhe sot në emër të Partisë Demokratike, unë do ti drejtoj disa pyetje Edi Ramës, që çdo shqiptar kërkon përgjigje:

– Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, si shpjegohet që shqiptarët janë mbajtur më gjatë në burg për faturën e dritave, se sa ministrat e tu të dënuar për trafiqe dhe droge?

– Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, si shpjegohet që nuk i është sekuestruar pasuria asnjë prej bashkëpunëtorëve të tu që janë në burg?

– Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, përse nuk ka ngritur ajo asnjë akuzë, për kokën e kësaj organizate kriminale; për ty Edi Rama?

Së fundi të pyesim Edi Ramën kush e pengon përveç teje drejtësinë e re të rikuperoj mbi 200 milion euro të vjedhura në këto vite nga sipërmarrja jote e djegësave dhe të bllokoj grabitjen çdo muaj të miliona euro nga kjo sipërmarrje e shpallur nga vet drejtësia si vepër krimi.

Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë. Për këtë degradim që ka pësuar shteti ynë, Edi Rama duhej të kish dhënë dorëheqjen ose të ishte përmbysur me kohë. Dorëheqja nuk do të ishte më një akt burrërie, por një akt arsyeje. Në vend të dorëheqjes çfarë bëri Edi Rama? U tha shqiptarëve se është krenarë për arritjet. Kjo është paturpësi. Dhe përpara një kryeministri të paturp dhe që vjedh, i takon popullit të ruaj arsyen. Dhe të bëj atë që çdo popull i arsyeshëm do të bënte përballë kësaj drame. Çdo komb i qytetëruar në këto rrethana derdhet në rrugë dhe i jep duart një regjimi të tillë. Ka ardhur koha, që shqiptarët jo vetëm të thonë së janë qytetarë të Europës. Por të veprojnë si qytetarë të Europës.

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty!
Politikë

Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty!

17:52 | 11/10/2025
Next Post
Lajm i keq për turistët, autoritetet greke mbyllin Akropolin, nuk do ta besoni arsyen

Lajm i keq për turistët, autoritetet greke mbyllin Akropolin, nuk do ta besoni arsyen

Detajet e çuditshme në gjyqin në Sarandë, 3 vite burg të riut për makinën e vjedhur në Francë, avokati: E mashtroi pronari

Detajet e çuditshme në gjyqin në Sarandë, 3 vite burg të riut për makinën e vjedhur në Francë, avokati: E mashtroi pronari

Ishte me pushime në Greqi, vritet në atentat bosi shqiptar i lojërave të fatit

Ishte me pushime në Greqi, vritet në atentat bosi shqiptar i lojërave të fatit







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com