Aktivistja shqiptare në Izrael, Jeta Gani, komentoi për Ora News vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael, duke theksuar pritjen e ngrohtë dhe emocionet e mëdha që kjo ngjarje solli.
“Ai u prit me duartrokitje dhe u theksua si mbështetës i paqes dhe drejtësisë në luftë. Kjo vizitë do të hapë një rrugë të gjerë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Izraelit, që do të mbështesë përparimin e vendit tonë në çdo fushë.
Unë shpresoj, si një njeri që jeton këtu prej 35 vitesh, them se vërtet Shqipërisë i duhet një shtet si Izraeli. Është një shtet që di të mbrojë një popull, kam një vlerësim shumë të madh,” u shpreh ajo.















