Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rama në Akademinë e Sigurisë, prezanton pagat e reja për të gjitha gradat: Shpenzimet në një shtëpi varen nga mundësitë, krahasohemi me rajonin

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Rama në Akademinë e Sigurisë, prezanton pagat e reja për të gjitha gradat: Shpenzimet në një shtëpi varen nga mundësitë, krahasohemi me rajonin

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Akademinë e Sigurisë ku ka shpjeguar detaje nga plani i qeverisë për rritjen e pagave.

Rama tha se se rritja e pagave do të realizohet në dy etapa, në harkun e një viti, nga ku do të përfitojnë 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve.

“Ju të gjithë e keni përjetuar një rritje page vitin e shkuar, ju kemi thënë që është një rritje page që do të vazhdojë dhe tani jemi bërë gati për një rritje page të konsiderueshme. Është, në fakt, rritja më e madhe historike e pagave si rezultat të krijimit të një mundësie për ta përballuar këtë dhe me këtë rast dua t’ju them të gjithëve që punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit, oficerët në të gjithë sistemet e sigurisë, përfshirë edhe sistemin e Burgjeve, patjetër që kanë merituar më shumë dhe patjetër që meritojnë më shumë dhe kjo është vetëdija jonë.
Asnjëherë nuk e kemi vënë në dyshim që shpërblimet që i kemi rritur herë pas herë nuk janë të mjaftueshme, por besoj që çdo njeri i arsyeshëm e kupton që shpenzimet në një shtëpi varen nga mundësitë dhe një shtëpi që nuk do të zhytet në borxhe dhe pastaj të mbetet pa çati, i balancon të dyja sa të mundet, siç bëni ju në shtëpitë tuaja”, tha Rama.

Ai theksoi se sot jemi në kushtet kur siç thashë, mund ta bëjmë këtë rritje të konsiderueshme të pagave.

“Ju, jam i bindur, keni dëgjuar për sektorët e tjerë dhe rritja do të bëhet me dy hapa, do të zbatohet një pjesë tani dhe një pjesë si sot një vit, pra në harkun e një viti.
Në vitin e parë, pra rritja e menjëhershme e pagës për ju që jeni në këtë sistem nga ku do të përfitojnë 12120 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, si dhe 3566 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve do jetë pak a shumë si vijon. Kini parasysh dhe ju e dini shumë mirë, që paga e çdo niveli nuk është njësoj për të gjithë në atë nivel sepse ka vjetërsi pune ka dhe disa kushte të tjera. Gjithsesi unë po flas këtu për pagën e nivelit.
Pra, sot paga e drejtuesit madhor është 139 375 lekë dhe bëhet sot, me 48 125 shtesë mujore, shkon në 187 500 lekë. Për drejtuesin më poshtë drejtuesit madhor shtohet me 24 125 dhe bëhet 137 500, për komisarin shtohen 21 mijë lekë, gjithmonë me të reja, pra 211 mijë lekë në këtë rast dhe shkon 112 500. Për inspektorin e parë shtohet edhe këtu, me 20 445 dhe shkon në 97 500”, deklaroi Rama.

Ai shpjegoi dhe rritjen në sistemin e Burgjeve.
“Ndërsa për Burgjet, drejtuesi madhor sot e ka 138 375, shkon në 187 500, drejtuesi më poshtë e ka 112 e shkon 137 mijë lekë. Komisari e ka 83 mijë lekë e shkon në 112 mijë lekë dhe inspektori i parë e ka 71 000 lekë e shkon në 97 500 lekë.
Këtu futemi në sistemin e krahasueshmërisë me Forcat e Armatosura, që praktikisht balancohet gjithë sistemi i sigurisë në Shqipëri në kushtet që flasim.
Po ashtu, kemi dhe rritjen e pagës për gratë, për punonjësit e PMNZH-ve, nga ku do të përfitojnë 1181 punonjës. Edhe këtu, drejtuesi zjarrfikës shkon në 125 mijë, inspektori zjarrfikës shkon në 90 mijë, zjarrfikësi shkon në 80 mijë dhe asistent zjarrfikësi shkon në 75 mijë.
Të gjitha këto rritje janë rritje mesatarisht prej 20 mijë lekësh të reja në muaj.
Pastaj vazhdojmë me vitin e dytë, pra, me hapin e dytë po themi, brenda një viti, për të gjitha kategoritë e mësipërme që kanë një rritje tjetër dhe në finale rritja në vlerë e pagës për të gjithë sistemin përsëri do jetë sipas kategorive, nga 49 125 deri në 16 500. Pra niveli i ulët do të rritet me 165 mijë lekë në muaj”, tha Rama.

Ai theksoi se në finale besoj që do kemi paga dinjitoze, komplet të krahasueshme me rajonin.
“Jam i bindur që do të motivoheni më shumë, do keni shumë më tepër mundësi për të kontribuar në shtëpitë tuaja dhe për të lehtësuar ekonominë e shtëpive tuaja dhe sigurisht që kjo rritje historike nuk është, uroj dhe besoj, e fundit. Në vijim, me rritjen e mundësive gjithmonë, se nuk ka kryeministër në botë, edhe më i keqi, që nuk do të rrisë pagat.
Ju falënderoj për gjithë punën që keni bërë dhe bëni. Ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja dhe jam i bindur që sot do keni buzëqeshje në familje për këtë rritje dhe besoj shumë që forcat e Policisë, forcat e sistemit të Burgjeve, forcat e Zjarrfikëseve, siç kanë qenë gjithmonë një pikë referimi, do jetë një pikë referimi edhe më e fortë për shoqërinë, për ne, për të ardhmen, sigurinë dhe begatinë e vendit.
Një përshëndetje të veçantë dua t’ia bëj të gjitha vajzave që janë këtu sepse kur thashë afrohuni, ishin të parat që e hodhën hapin kurse ata që janë më të fortët, ishin të fundit që e hodhën hapin”, tha ai.

TË LIDHURA

Zviceranët e kthejnë në çështje policen shqiptare që këndon këngën për Adem Jasharin
Kryesore

Zviceranët e kthejnë në çështje policen shqiptare që këndon këngën për Adem Jasharin

20:27 | 09/09/2025
Në Itali, katër vajza shqiptare u arrestuan për trafik hashashi, duke u sekuestruar 61 kg drogë dhe 36 mijë euro
Aktualitet

Në Itali, katër vajza shqiptare u arrestuan për trafik hashashi, duke u sekuestruar 61 kg drogë dhe 36 mijë euro

19:57 | 09/09/2025
Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, Altin Dumani takim në Podgoricë me kryeprokurorin Special të Malit të Zi
Aktualitet

Lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës, Altin Dumani takim në Podgoricë me kryeprokurorin Special të Malit të Zi

18:31 | 09/09/2025
Next Post
Ndahet nga jeta gruaja e Demir Hyskjas, i biri: Tani jeni bashkë në parajsë

Ndahet nga jeta gruaja e Demir Hyskjas, i biri: Tani jeni bashkë në parajsë

“Gjysmën e akullores po ja ruaj motrës”, preku zemrat e shqiptarëve, 9-vjeçarja merr surprizën e jetës

“Gjysmën e akullores po ja ruaj motrës”, preku zemrat e shqiptarëve, 9-vjeçarja merr surprizën e jetës

Rama reagon për sulmet në Izrael: Thellësisht i pikëlluar! Shqipëria qëndron krah myslimanëve që kanë zgjedhur rrugën e paqes

Rama reagon për sulmet në Izrael: Thellësisht i pikëlluar! Shqipëria qëndron krah myslimanëve që kanë zgjedhur rrugën e paqes

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Rama: Pa certifikatën e përdorimit, asnjë ndërtim nuk do të lidhë ujë dhe drita

Shtëpitë e shitura pa hipotekë, konfiskohen!

14:57 | 09/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

Zbardhet dëshmia e parë e Ragip Gilës: Objektivi im i vetëm ishte vëllai i Denis Bajroviçit

18:08 | 08/09/2025




TË FUNDIT

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë
Sport

Shqipëria mban gjallë ëndrrën Botëror, mund Letoninë dhe lë mbrapa Serbinë

by mirseda
22:49 | 09/09/2025
0

Shqipëria ka fituar 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë 3 pikë të arta në luftën...

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

Serbia arreston në kufi një shtetas të Kosovës, e akuzon për “krime lufte”

22:42 | 09/09/2025
Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

Siç nuk e kishim imagjinuar! Lançohet iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

22:21 | 09/09/2025
Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Meloni: Jemi përkrah Katarit, Italia është kundër çdo përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

21:57 | 09/09/2025
Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

Ambasadorët në Tiranë u takuan me krerët e Drejtësisë, me pjesëmarrjen e Van Horn dhe Gonzatos

21:31 | 09/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com