Teksa kryeministri Edi Rama ka nisur të flasë në foltoren e Kuvendit, opozita duket se ka zbatuar një skenar, ndërsa të gjithë deputetët janë ngritur në këmbë dhe i kanë kthyer atij shpinën.
Ndërkohë, kjo ka sjellë reagimin e Ramës, i cili tha më mirë të shoh kurrizin e tyre se sa fytyrën.
“Edhe të ankoheni për ligjin edhe të më ktheni kurrizin sikur nuk shkon. Faleminderit që më lehtësoni punën se me mirë kurrizi juaj se sa fytyra”, tha ai.















